BLETËS TIME…

Përmbledhje nga Xhevahire Sylejmani

NËNËS

Ti, nane, në çdo çast
Rri mbshtetur prane dritares
Heshtur dëgjon riga shiu,
mes tyre më pret kthimin.

Edhe unë përplasem në lot
Sikur ky shi i mesnates
E njëjta zemër na rreh
Gjumi në buzëqeshje
E më buz të dridhura në vaj na zë.

…do të vij me mall të shtërngoj shumë
Kohën e humbur do ta mundim
Me buzëqeshje, përqafime
E imja nënë koha po na tretë!

Mbi floket e tua te thinjura

MALLI

Në ëndërr lot isha mbushur
Më ikte dita e humbur në muzg
lotë faqeve, rrek më shkonin
si sot e at ditë kujtime mbetur janë!

Sa të rënda keto ditët janë
Ikun muaj e vite
Për mergimaterët s’ndrrohet ky mot,

Mendjen larg në atdhe na rri
Që i lava me lotin tim ,
Për ty moj bija ime
Jara jeta ime, malli im!

Të puth sot më shumë se dje ,
Në fotografi tëndë të mallit,
Këto puthje ti sjellin zogjët,
Prej nënës tënde mergimtarës…

BLETËS TIME…

Blerta, lulet i ka xhan
Erdhi bleta në ballkon
Zu-zu lileve qëndron
Qan Jara: -Mami, moj
Bleta lulet i pickoi!

Ti, Jara, kot po qan
Bleta lulet I ka xhan,
Punon bletat ditë e natë
Që Jara të hajë mjaltë.
Thotë Jara: dua mjaltin
Po bletës i kam inatin!

Më pickoi një ditë mua,
m’u bë hunda sa një ftua…
Kot e shan punëtoren bletë
Se fajtore je ti vetë.
Nuk i lave buzët, moj
Ndaj dhe bleta … të pickoi

EMËS

Një arsye më tepër, për të jetuar
Me gëzim, dhuratë nga zoti
Të bëhesh pjesë e jete së re
Që gjak nga gjaku yt i dhe!

E ëmbël një jetë të tërë , me dashuri
Shpërthen si vullkan, ndalur s’ka
Këta janë fëmija, bekimin nga Zoti,
Zoti që tek femra i dha!

Së bashku me hapat e tyre të vegjël
Përshtatur t’i mbanë edhe hapin tëndë
Gjithçka që ti bënë, rrjedh nga zemra
Prania e tyre , të mbush anë e kënd!

Janë ajër që thith, nuk ngopesh dot
Janë drita e syve , na i ruaj o Zot
Janë zhurma më e ëmbël, qetësi shpirtërore
Janë fryt dashurie , fytyrë ëngjëllore!

Kjo dashuri, tek nëna s’ndryshon
E tillë ka lindur, me dashuri
Liodhatime të pafundme, për fëmijë.