BUZËQESHJA NË FYTYRAT E NXËNËSVE

Me vargjet e Naimit, në torte, u hap klasa në gjuhën shqipe në Fürstenfeldbruck

Shkruan: Fatmire Krasniqi (më 13.01.2018)

Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, në bashkëpunim me Këshillat e prindërve, me punën dhe përkushtimin e saj po arrin t’i nxit bashkëkombësit në rrugën e vlerave, për rrezedritën e atdheut, gjuhën shqipe. Që këtë gjuhë hyjnore t’i joshin edhe fëmijtë tanë mërgimtarë, që përmes ngrohtësisë së gjuhës ta ndiejnë dashurinë për atdheun, këngën, identitetin, historinë e mbi të gjitha për rrënjët e thella Pellazgo-Iliro-Shqiptare.

Në këtë rrugëtim, për Mësimin Plotësues, dita-ditës dukshëm po vije duke u rritur numri i nxënësve. Ndërsa, sot më 12.01.2018 në Fürstenfeldbruck (Grund und Mittelschule, Theodor-Heuss Str.) u hap klasa me mësimdhënës, poetin, Milazim Kajtazi, ku i pranishëm përpos prindërve, të cilët i bënë një befasi mësuesit dhe nxënësve me tortën, e cila mbante në vete porosinë e poezisë “ Gjuha Jonë” e të madhit, Naim Frashërit.

Në këtë ceremoni, të hapjes së klasave, i pranishëm ishte edhe profesor Isuf Bytyçi, sekretar i KMPGJSH-së, i cili ditë më parë ishte i pranishëm edhe në hapjen e klasës në  Giesing, adresa: Grundschule; WeißenSeestraße 45, në Munih, me mësimdhënësen Fahrie Basha.

Ndërsa mësuesi Milazim Kajtazi, nxënësve dhe prindërve iu drejtua me këto fjalë: “Nëzinxhirin nxënës-mësues-prind, Mësimi Plotësues në Gjuhën Shqipe do të ketë sukses. Kurse profesor Isuf Bytyçi, të pranishmëve, prindërve që solemnisht e hapën klasën e parë shqipe iu tha: KMPGJSH-ja ka para vete sfida të mëdha, por, sëbashku me ju do t’ia dalim, ku dhe nga këtu ftoj të gjithë prindërit shqiptarë që të mos hezitojnë po t’i sjellin fëmijtë në shkollë për të mësuar gjuhën e tyre, historine, gjeografine dhe kulturen shqiptare.

Në ditën e parë të  shkollës shqipe, më të buzëqeshur ishin nxënësit, ngaqë i morën librat dhe bekimin e prindërve, të mësuesit Milazim Kajtazi dhe profesorit, Isuf Bytyçit.