Hapet klasa shqipe në Landshut të Gjermanisë, në landin e Bavarisë

Edhe në qytetin e Landshutit hapet shkolla shqipe, e cila ju ka bashkëngjitur shkollave të tjera në landin e Bavarisë, ku dhe pritën me 10-tra klasa të reja të hapen në këtë vit.

Hapja e kësaj klase ishte sukses i vazhdueshëm i LAPSH-it në Bavari, në përkrahje të Këshillave të Prindërve dhe prindërve, të cilët me punën e tyre serioze dhe me një përkushtim premtojnë se do të angazhohen për një sensibilizim sa ma të madh tek bashkëkombësi ynë mërgimtar, konkretisht për hapjen e klasave të reja me mësim plotësues në gjuhën shqipe në Bavari.

Hapja e shkollës në Landshut dëshmon interesimi e prindërve shqiptarë që kanë për fëmijët e tyre, që ta mësojnë gjuhën e tyre-shqipen. Ku nxënësit, prindërit dhe mësuesja, Nife Arifi, në prani të Konsullit të Republikës së Kosovës, Faket Kajtazit, të kryesisë së LAPSH-it, kryetarit Milazim Uka dhe seketarit Avdi Kolukaj, në mënyrë ceremoniale bën hapjen e klasës.

Andaj, nxënësit e kësaj klase jo vetëm që i dhanë një frymë shprese prindërve, me prezencën dhe me fytyrat e tyre të buzëqeshura, se do ta mësojnë gjuhën shqipe, po veçmas i emocionuan prindërit, me thirrjen: “Edhe unë po shkoj në shkollën shqipe”

Të pranishmit i përshëndeti Arif Arifi, më pas i dha fjalën konsullit të Republikës së Kosovës, Faket Kajtazit. Kajtazi ndër të tjera tha: Ju përgëzoj për këto sakrificë që po i bëni, për ruajtjen e vlerës kombëtare, konkretisht për mësimin plotësues në gjuhën shqipe! Ndërsa kryetari i LAPSH-it, Ukaj pranë të pranishmit tha: “Kjo pikë e hapjes së shkollës shqipe është njëra ndër pikat që ju bashkohet shkollave tjera, po që presim edhe me dhjetëra klasa tjeta që së shpejti të hapen, ngaqë jemi në proces të pritjes së klasave të reja. Pra, shfrytëzoj rastin nga këtu t’ju bëjë thirrje tërë komunitetit të mërgatës shqiptare t’na bashkohet në rrugën për ta ngritur vetëdijesimin te bashkëkombësi ynë, që fëmijët t’i sjellin në shkollën shqipe, tha Ukaj!”

Në fund të ceremonisë foli dhe mësuesja Nife Arifi, e cila u zotua se do të respektoj korrikulen e cila është dal nga dy shtetet tona shqiptare dhe rregulloren e lëshuar nga LAPSH-ja, për mësimdhënësit. Arifaj, po ashtu foli edhe për rendësinë e mësimit plotësues dhe me metodën me çfarë ajo do të del para nxënësve.

Në fund të cerimonisë nxënësve ju shpërndan librat të dhuruar nga Ministria e Diasporës, kurse Ukaj i dorëzoi mësueses Nife ditarin e punës. Ndërsa për nder të pranishëmve dhe hapjes së klasës me mësim plotësues në gjuhën shqipe, Këshilli i Prindërve, për mysafir dhe nxënësit përgatiti një koktej.

Redaksia