LAPSH-i në bashkëpunim me shoqatat e Rosenhimit iu bënë thirrje mërgimtarëve shqiptarë që t’i sjellin fëmijët në shkollën shqipe

Përpjekjet e kryesisë së LAPSH-it në Bavari, për shtrirjen e mësimit plotësues te të gjithë nxënësit shqiptarë mërgimtarë, që jetojnë dhe veprojnë në Landin e Bavarisë nuk kanë pushuar së vepruarit. Mu në kohë kur dhe janë pezulluar shkollat, për shkak të situatës së krijuar të shfaqjes së koronavirusin, kryesia e LAPSH-it nuk e ka ndalur aktivitetin e saj, për rritjen e numrit të nxënësve. Kjo kryesi edhe në këtë kohë të vështirë të pandemisë, takimet e veta po i zhvillon përmes vidokonferencave, ndërsa bashkëkombësit i njofton përmes rrjeteve sociale: Portalit “www.uraebashkuar.com”,f.b shkolla shqipe në Bavari dhe fb. Lapshi në Bavari.

LAPSH-i vazhdimisht, në këtë vit ka marrë një varg veprimesh dhe zotime për të qenë më afër bashkëkombësit dhe për t’i njoftuar me projektin dhe përkushtimin e tij, në ngritjen e numrit të nxënësve. Projekt, që ka për synim bashkëpunimin dhe rritjen e vetëdijesimit të mërgatës shqiptare për t’i dërguar fëmijët në shkollën shqipe, me mësim plotësues.

Ky aktivitet, si në qytete tjera, po ashtu edhe Rosenheimit me rrethinë u inicuar nga koordinatori i LAPSH-it Mustafë Krasniqi, gjë që dhe është caktua nga LAPSH-i, për ta shtri ndikimin e vet në këtë pjesë të Bavarisë.

Ky inicim erdhi pas një shqetësim që kishin shoqatat dhe LAPSH-i me rënien e interesimit të bashkëkombësve për rritjen e numrit të nxënëseve, në këtë qytet me rrethinë, ku për momentin kemi katër klasa funksionale, dy në Rosenheim, një në Asing dhe një në Kolbermor, me dy mësimdhënëse aktive dhe një në pushim të lehonisë! Por që kemi klasa që ka rënë numri në 4 nxënës dhe për këtë jo vetëm që është shqetësuese po dhe e frikshme për të ardhmen, nëse nuk marrim masa shtesë për vetëdijesimin e bashkëkombësve që t’i dërgojnë fëmijët në shkollën shqipe, tha Krasniqi.

Për këtë shqetësim  Koordinatori i LAPSH-it, z. Mustafë Krasniqi, së bashku me përfaqësuesit e shoqatës “Shqiponja” dhe “Drita”, pas disa takimeve radhazi, ku në njërën nga këto takime ishin të pranishëm, përpos përfaqësuesit e shoqatave edhe kryesia e LAPSH-it, kryetari Milazim Ukaj dhe sekretari Avdi Kolukaj, mësimdhënëset e mësimit plotësues në Rosenheim: Esengyl Sallauka, Valbona Roqi dhe Ardiana Mani.

Në këtë takim u analizua situata dhe mundësia e gjetjes së një bashkëpunimi të përbashkët me të gjitha shoqatat, për ngritjen e vetëdijesimit të bashkëkombasve, për shkollën shqipe.

Pas këtyre takimeve dhe takimit të fundit, më 06.03.2020, u formua grupi punues nga një përfaqësues nga të gjitha shoqata, si: nga Shoqata “Shqiponja” Refki Tafa, shoqata “Drita” Afrim Caka (Rrahim Sahiti), FC “Iliria” Fehmi Hazeri dhe aktivistët nga Waserburgu Azem Stublla dhe Shaban Berisha, ku dhe u diskutua për mundësitë e veprimit të mëtutjeshëm! Këtu u morën zotime se do të jenë në shërbim të çështjes së shkollës shqipe, ku edhe u bë shpërndarja e formularit për regjistrimin e nxënësve.

z. Krasniqi, pas këtij takimi bisedoi edhe me përfaqësuesin e FC “Dardania”, i cili për arsye të një takimi që kishte klubi i tyre, në datën e lartëpërmendur, nuk patën mundësi të jenë të pranishëm, për të cilin edhe ishin të ftuar, po që përmes tel. Z. Baki Bajra tha se do ta përfaqësojë FC “Dardania”, në Bad Abling.

Po ashtu takime pati edhe me aktivistë tjerë: Raif Istogu, Hasan Vishi, Selatin Ismaili, Xhevdet Gashi e shumë të tjerë, të cilët u zotuan se do të jenë përkrahës dhe do ta marrim me seriozitet këtë projekt, si një projekt të domosdoshëm, për faktin që fëmijët kanë filluar ta zbehin gjuhën e tyre, ku dhe ka dro, nëse ne nuk veprojmë si komunitet edhe ta harrojnë në tërësi gjuhën shqipe!

Me shqetësim e shohim situatën e tanishme në Rosenheim me rrethinë, nga fakti se këtu jetojnë diku mbi 7000 shqiptarë, e përkeqardhje kemi vetëm katër klasa, gjithsej me një numër simbolik, jo më shumë se 22 nxënës që vijojnë mësimin plotësues, kjo dhe është e dhimbshme dhe frikësuese për neve, tha Krasniqi!

Pas këtyre takimeve koordinatori Krasniqi, në emër të grupit punues të shoqatave dhe aktivistëve të qytetit të Rosenheimit me rrethinë mori përsipër t’i njoftojë bashkëkombësit, se tash e tutje ky grup punues, në bashkëpunim me të gjitha shoqatat dhe aktivistët do të jetë një zë i përbashkët për thirrjen e bashkëkombësve që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe, ku do të mbikëqyret tërë procesi i regjistrimit dhe hapja e klasave nga LAPSH-i e cila dhe është përgjegjëse për të gjitha shkollat funksionale në landin e Bavarisë.

Po ashtu kërkojmë që të keni kujdes në situatën e tanishme të krijuar me shfaqjen e virusit Cova 19, që dhe është shqetësuese për tërë globin botëror, që t’ju përmbaheni rregullave të dhënë nga administrata shtetërore Gjermane.

Ndërsa ju njoftojmë, se për shkak të situatës së krijuar ne, për një kohë, nuk do të kemi mundësi të mbajmë takime me masë, po bashkëkombësve të interesuar ju ofrojmë informacione të duhura përmes rrjeteve sociale: formularin për regjistrimin e nxënësve, të cilin mund ta nxjerrni nga portali uraebashkuar.com (shikoni foton, shtypni mbi formular, dhe aty mund ta nxirrni formularin), apo na drejtoheni në E-mailin: Koordinatori@lapsh-bavari.de, apo sekretari@lapshi-bavari.de (Formularët, mund t’i përcillni edhe përmes emailave të lartëpërmendur) tha Krasniqi.

REDAKSIA