Mustafë Krasniqi

Mustafë Krasniqi-kryetar

Mustafë Krasniqi shkollën fillore mbaroi në fshat, të mesmen në Prishtinë, fakultetin Filologjik, drejtimi  Gjuhë dhe Letërsi Shqipe ka të mbaruar në vitin 1992 në Prishtinë.

Ka bashkëpunuar me shumë gazeta legale dhe ilegale, që nga vitet 80-ta e tutje. Është marr me shkrime gazetareske, analiza, intervista, opinione, esse dhe kritikë letrare etj.

Është autor i 10 librave, në dy libra bashkautor, po ashtu i pranishëm në shumë antologji, së fundit dhe në “Albumin Poetik” të botuar nga Klubi Letrar „Martin Camaj“ në Munih. Është fitues i disa çmimeve për krijimtari më të mirë dhe është dekoruar disa herë me çmimin e publikut.

Ndërsa nga viti 2014 është angazhuar në hapjen e shkollës shqipe në nivel të Bavarisë. Gjatë kësaj periudhe, 2014/16 ka punuar si mësimdhënës në Rosenheim me rrethinë dhe në prill të viti 2017, në kuvendit e KMPGJSH-së, në pranin e institucioneve zgjidhet kryetar i saj.

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.