LAPSH-ja në Bavari, për shkak të Koronavirusit, pezullon mësimin plotësus në gjuhën shqipe.

Kryesia e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari për shkak të situatës së krijuar, që e vlerëson edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë koronavirusin si pandemi , merr vendim për pezullimin e përkohshme të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Bavari!

Për këtë vendim kryesia e LAPSH-it i njofton të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit shqiptarë se pezullimi i shkollës shqipe, për një kohë, bëhet për shkak të marrjes së masave mbrojtëse ndaj virusit Corona. Ky vendim mbështetet edhe në vendimin e Ministrisë së Kulturës dhe Arsimit të Bavarisë.

Vendimi hyn në fuqi, më 13.03.2020, që nga sot të pezullohet procesi mësimor i mësimit plotësues në gjuhën Shqipe në të gjitha shkollat funksionale në landin e Bavarisë. Ky pezullim vlen deri sa organet përkatëse të Ministrisë së Arsimit në landit e Bavarisë ose të kryesisë së LAPSH-it të dal me një qëndrim tjetër, në kohën kur e parashohin si të mundshme fillimin e mësimit.

Vendimi lëshohet në emër të kryesisë së LAPSH-it në Bavari nga kryetari Milazim Ukaj

Redaksia