Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari vitin shkollor fillon nga data 21 shtator

Shkruan: Mustafë Krasniqi

Kryesia e LAPSH-it njofton bashkëkombësit shqiptarë, që jetojnë dhe veprojnë në landin e Bavarisë, që mësimi plotësues në gjuhën shqipe do të filloi nga data 21 shtator. Ndërsa kërkesa e Ministrisë së Kulturës së Bavarisë është mbajtja e distancës, mbajtja e maskave dhe respektimi i higjienës, për të cilën LAPSH-i është i obliguar t’i njofton mësimdhënësit dhe t’u përmbahet këtyre rregullave,para se të fillonë mësimi në klasa.

Për fillimin e ri të vitit shkollor 2020/21 kryesia e LAPSH-it i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura, po ashtu ka siguruar librat për të gjithë nxënësit, ditarin e punës dhe planin vjetor, të mbështetur në korrikulen e përbashkët të dy shteteve tona shqiptare, të Tiranës dhe Prishtinës.

Këtë vit shkollave të hapura do t’i bashkangjiten edhe disa shkolla tjera të reja. Prandaj presim nga të gjithë bashkëkombësit që të na përkrahin në këtë detyrë të shenjt, për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit shqiptar. Kjo jo vetëm që është obligim moral e kombëtar, po është edhe respekt ndaj gjuhës më të vjetër të Evropës, me të cilën duhet të krenohemi që jemi trashëgimtar të kësaj gjuhe të bukur e të ëmbël, gjuhën shqipe!

LAPSH-i këtë vit pret me kënaqësi një numër të nxënësve të rinj, që do të fillojnë për herë të parë mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Po ashtu ju drejtohet të gjithë bashkëkombësve në landin e Bavarisë, konkretisht u bënë thirrje bashkëkombësve të këtyre qyteteve, ku janë klasa të hapura të plotësohen me nxënës, ngaqë vijueshmëria e tyre në këto shkolla është në numër të vogël, si në: Starnberg (Gymnasium Starnberg), Rosenheim (MS am Luitpoldpark), Kolbermoor, Bad Aibling, Fürstenfeldbruck (GS FFB Nord), München – Am Hart (GS Hugo-Wolf-Schule), München – Giesing (GS an der Weißenseestrasse), München – Berg-am-Laim (GS Berg-am-Laim).