Më 23 nëntor 2019 mbahet Akademi përkujtimore me rastin e rivarrimit të heronjve Afrim Zhitia, Fahri e Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani

Më 23 nëntor 2019 mbahet Akademi përkujtimore me rastin e rivarrimit të heronjve Afrim Zhitia, Fahri e Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani

Eshtrat e katër heronjve Afrim Zhitia, Fahri e Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, më 23 nëntor rivarrosen në Velani. Kështu kanë bërë të ditur familjarët, sipas të cilëve ceremonia e rivarrimit organizohet nën përkujdesjen e Qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës. Më këtë rast do të mbahet një Akademi përkujtimore por dhe homazhe. “Në orën 10:00 deri në orën 11:30 bëhen homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës. Në orën 12:00 mbahet Akademi përkujtimore në Teatrin Kombëtar në Prishtinë. Kurse në orën 13:00 bëhet rivarrimi në varrezat e dëshmorëve të kombit në Velani – Prishtinë afër Adem Demaçit”, thuhet në njoftim. (Nga Radio Kosova e Lire)