Migjeni

Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikollës) është nga shkrimtarët më të shquar të letërsisë shqiptare. Me një realizëm të thellë, të panjohur deri atëherë në letërsinë tonë, ai pasqyroi jetën e përditshme të shoqërisë shqiptare, sidomos të shtresave të varfëria të qytetit e fshatit, duke demaskuar sistemin e prapambetur shoqëror si dhe fashizmin që po kërcënonte Evropën. Përfaqësuesi më i shquar i realizmit kritik, Migjeni futi në letërsinë tonë me një shkallë shumë të lartë ideoartistike protestën e hapur, ëndrrën për një botë të re dhe optimizmin e thellë.

Migjeni lindi më 23 tetor 1911 në Shkodër, në familjen e një tregtari të vogël, ku shumë shpejt vështirësive ekonomike iu shtuan edhe fatkeqësitë familjare. Kur ishte pesë vjeç, i vdiq nëna, kurse në moshën trembëdhjetëvjeç humbi të atin, e më pas vëllanë e gjyshen me të cilën ai ishte lidhur fort pas vdekjes së nënës. Këto fatkeqësi e bënë Migjenin, që vetiu ishte një natyrë e mbyllur, të tërhiqej nga jeta e moshatarëve të tij. Pasi mbaroi shkollën fillore në Shkodër, ai shkoi për t’i vazhduar mësimet në Tivar dhe më pas përfundoi seminarin teologjik të Manastirit. 

Për një të ri me interesa të gjera si Migjeni, jeta e seminarit ishte mbytëse. Nga leximet Migjeni ra në kontakt me ide revolucionare të kohës që zienin në gjithë Evropën.
Në vitin 1932 Migjeni pasi mbaroi seminarin dhe nuk mundi të sigurojë një bursë për të vazhduar studimet e larta, mbeti pa punë deri sa më 1933 u emërua mësues në Vrakë, një fshat afër Shkodrës. Rruga Vrakë-Shkodër, që ai bëntë përditë me biçikletë, ia keqësoi gjendjen shëndetsore. Gjatë kohës që qëndroi në seminar, Migjeni sëmurej shpesh dhe ishte nën kontroll të vazhdueshëm të mjekut, ngase mushkëritë e tij ishin të dobëta dhe rrezikoheshin të prekeshin nga turbekulozi, sëmundja tipike e kohës, nga e cila i vdiq edhe nëna.
Ndërkohë, ai kishte filluar të botonte shkrimet e tij në revisten “Illyria”. Në to ndihen përshtypjet e para, reagimi shpirtëror i Migjenit ndaj realitetit të zymtë, ndaj mjerimit, ku ishte zhytur edhe fshati, edhe qyteti shqiptar.

NJË NATË Grue a hyjneshë, e mbështjellun n’errsi të natës,zbriti nga sfera të panjoftuna ndër odat e miadhe u shtrue një fllad, një e kandshme ndjesi,një heshtje parathanse zemrën don të ma përpijë,vetëm që ora këndon kangën e thjeshtë të natës-jo -jo! dhe diku larg dëgjohen tingujt e kangësGrue a hyjneshë m’erdhi nga gjin’ i errsinës…Që! frymën ia ndjej dhe zemrën që rreh prej fellsinës.Buzët e njoma të saj,Syt e zez e të mdhajme hamnoni vijash të bindshmepremtojnë një dashni të hijshme(ashtu dhe akordi i heshtjesfrytin e ambël të marrveshtjes).Dhe njëmend! At natë vallzuen ndjesit ejonamë një valle dëfryese, pa marrun frymë…  VETMIA Më plak mërzitjaqë vetmiamë sjell;përbuzja, urrejtjatë gjith sendet m’i mbështjellqë kam shumë anmiqtë liqnë këto sende pa shpirt,Nuk flasin.As sy s’kanë.Po mue më bahetse aty janëvetëm që të më plasinzemrën.Së paku, të më shajnë:I mallkuem!Së paku, të anë tallin:I uruem!Së paku, të më këndojnë:-I yni zot!Ose të më thonë:- Jeton kot!Të flasin, të flasin se fjalë duenë kët vetmi me ndigjue.Ose të më tregojnë historinëe tyne, autobiografinë:ndoshta ty do gjej gjasimmejeten tcme pa tingllimqë në vetmi po e kaloj -dhe s’po dij a rroj e s’rroj.Sendet heshtin. – sa të pamëshirë!Më bajnë dhe mue të hesht me pahirë,pse gojë s’kanëdhe nuk flasin,aty janëvetëm të më plasinzemrën teme që po vuendhe në mërzi vetveten truen.  NËN FLAMUJT E MELANKOLISË Në vendin tonëkudo valojnëflamujt e një melankolietë trishtueshme…… dhe askush s’mund të thotëse këtu rronnjë popull që ndërtondiçka të re.Aty këtu në hijete flamujvemund të shifetnjë mund, një përpjekjee madhe përmbi vdekjepër të pjellë diçka të madhe,për të qitë në dritë një xhind!Por, (o ironi)nga ajo përpjekje lindvetëm një mi.Dhe kështu kjo komedina plas dellin e gazit,nsa prej marazitpëlcasim.Në prakun e çdo baneseku ka ndoj shenj jetesevalon nga një flamurmelankolie të trishtueshme.  MBAS TRYEZËSNjë grupit Kështu ne të rinjve na kalon nata:Pranë tryezës meremer-falso, me gotë të plotë a boshe,me kujdes të madh ndejun (si e lyp dans-edukata),të ngrehun, të ngrimë, të stolisune ftyrash të qindisunme pudër, karmin… jo? – por me përshtypje të mirëqë na e sjell zojusha e bukur dhe me hirtu’ na buzqeshë ambël, buzësh të kuqe si gjaku,nsa gjit’ i majen, dridhen – ftyra kuqet, zbehet…e në secilin prej nesh në fund ka një shpresë këndedhetdhe na shtrëngon laku…- Qashtu ndejë, tu’ e vrejtun, çojmë biseda të ndryshmeserioze, t’urta, por ma shpesh të dyshueshme,me gjuhë të bukur, të zgjedhun, mbi ngjarje të ra flasime prej një dëshirës pa mshirë të gjithë pëlsasim.Ngushllim! – se zonjusha na i din mirëi hallet,prandej aq me andje, bukur, kërcen vallet.Jonet muzikore derdhen, rrkaj derdhen,lëmojnë ata që në valle sjellen, në hare sjellen,lëmojnë tryezën, gotat, veshjet tona, ndjenjate fantazis sonë, i hapen ylber-velat…Por befas, të njëjones së panjoftun tingllimi,së cilës asht te hyu i bukuris trillimi,krahnorët n’i përkdheli dhe n’i piskoi zemrat,gjatë korrizit të thennët zbresin fill te themr;- Qashtu vuejmë, dëfrejmë…Jetën adhurojmë,nsa drita shkëlqejnëzojushën shikojmëdhe n’andrrim vallzojmë…Rishtas, me plot dashje, vallet ndiqen, ndiqenVash e djalë përputhenmbrend dy zemra digjen,por me u puthë – nuk puthen!  BALADË QYTETSE Mbramëqiella dhe hyjt e vramënjë ngjarje të trishtueme panë:Hije… jo! – por një grueme ftyrë të zbetë edhe me sytë zez si jeta e saj,me buzën të vyshkuna në vaj,me plagë në gjoks e stolisunme veshje dhe me shpirt të grisun,me hije grueje,një kens këso bote,një fantom ujevallzonte valle në rrugë të madhe.Dy hapa para, dy hapa mbrapame kambë të zbathun,me zemër të plasun.Dy hapa djathtas, dy hapa majtas,me flokë të thime,me ndjesi të ngrime.(Dikur,kur gjit’ e saj me krenishpërtheheshin n’aromë,kur ish e njomë -atëherë e dashunojshin shum zotni.E sot?)Jeta e saj asht kjo vall’ e çmendunnë rrugat e qytetit tonë,një jetën e fikun, një jetë e shterun,shpin i molisun, zemër e therun,një za vorri, një jehonëqë vallzon natën vonënëpër rrugat e qytetit tonë.  MELODI E KËPUTUN Melodi e këputun – lot i kjartë nga synii një grues së dashun…andje e përplasun,xhevahir i tretun,një andërr e shkelun,buzë e paputhunnë melodin e këputun.Nga vaji i heshtunshkunden supat e zhveshun,verbojnë nga zbardhimi…e ther, ther hidhnimipër çasteet e rrëshqitun,për fatin e ikun,për gëzimin e humbunnë melodin e këputun.Brrylat ndër gjujë të mpshtetun, 
ftyrë në shplakë e fundosun:Qan grueja e piklluememe zemër të piskueme(një kitarë e gjymtun,za kange i mbytunnë buzë nga dhimb’ e puthunnë melodin e këputun).Hesht njeriu pran gruesqë qan e turpnueme…syni i venitetnë të loti vërvitet,diçka nxjerr nga xhepigrues ia lë – dhe së shpejtie len gruen e humbunnë melodin e këputun.Por kur vjen ndoj tjetër,epshi kapërthehet,gjaqet turbullohen,përzihen, përvlohen,çohen peshë, tërbohen… e vetëm ndëgjohenahtët e molisunnë melodin e grisun.  FRYMËZIM i PAFAT Frymzim’ i em i pafat,që vjen e më djeg mu në gji,për kë po më flet? për kë të shkruej?përse po më ban që kaq të vuej?pse vjen e më djeg mu në gji,frymzim’ i em i pafat? Për të gjorët? për ata që nuk kanë dritë?0 frymzim’ i em i ngratë,mjaft me plagë që s’kan shërim,leni të dergjen në mjerim,Njerzit s’duen ma trishtim,botës s’ia kande atë kangë të thatë,thot se mjell një farë të idhtë. Far’ e idhtë… far’ e idhë…- 0 njerz të bimë nga far’ e ambël!Frigë të mos keni, pse një kangëmund t’ju theri në ndjesi,t’ju kujtojnë zemrën në gjinë ndërgjegje dhe një dangë…porju t’ju bajë edhe ma zi. Frymzim’ i em i pafat!Shporru ktej! Nuk të due!S’i due hovet tueja të nalta,as fluturimet… Nëpër balta…të ditve tona të shklas un duerrokë me njerzit që rrok nata.  KANGET E PAKENDUEME Thellë në veten teme flejnë kangët e pakënduemetë cilat ende vuejtja as gëzimi s’i nxori,të cilat flejnë e presin një ditë ma të lumnuememe shpërthye, m’u këndue pa frigë e pa zori. Thelltë në veten teme kangët e miajesin…e unë jam vullkani që fle i fashitun,por kur t’i vijë dita të gjitha ka me i qitunnë një mijë ngjyra të bukra që nuk vdesin. Por a do të vijë dita kangët me u zgjue?Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen?Jo! Jo! Se liria filloi me lulzuedhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valën. 0 kangët që fleni reliktet e miaq’ende s’keni prekun as një zemër të huej,vetëm unë me ju po kënaqem si fëmiaunë- djepi juej; ndoshta vorri juej.KANGA E DHIMBËS KRENARE 0 dhimbë krenare e shpirtit që vuendhe shpërthen ndër vargjet e lira…A deshte, vall, për t’u ngushlluemtu’ e stolisë botën me xhevahira? 0 dhimbë krenare ndër vargjet e lira,që kumbojnë me tinguj të sinqertë…Vall, a do të prekish kënd ndër ndijesina?Apo do vdesish si vdes gjethi në vjeshtë? 0 kangë e dejë e dhimbës krenare…Mos pusho kurr! Por bashkë me vaje,si dy binjakë këndoni mjerimin -se koha do t’ju bijë ngushllimin.