Mustafë Krasniqi- Të krenuar me nxënësit e Nyrnbergut.

Program kulturo-artistik me nxënësit e LAPSH-it  në Nyrnberg të Gjermanisë, qytet i landit të Bavarisë, me mësuesen  Lume Daci Hoti  dhe aktivistin e përkushtuar Selim Hoti, në bashkëpunim me Këshillin e Prindërve mbajtën një program kulturo artistik, të shoqëruar me këngë dhe recitime të ndryshme të përformuar nga nxënësit me mësim plotësues në gjuhën shqipe. Ndërsa të pranishmit i përshëndeti mësuesja Lume Daci Hotit dhe ish-mësuesi, Hamza Halabaku.

Nxënësit e Nyrnbergur

   Ky program kulturo-artistik, në pranin e shumë bashkëkombëseve u mirëprit me një entuziazëm dhe kureshtje të madhe, se si do të përformojnë fëmijët e tyre në skenë. Që nga hapja e deri në përfundimin e programit, nxënësit zgjuan një emocion të madh tek të pranishmit, ngaqë ishte një kohë e shkurtër, kur dhe filloi mësimin në gjuhën shqipe në këtë qytet, që kishte filluar në tetor të vitit të kaluar.

Ajo që ishte me emocionuar ishte guxim i nxënësve të cilët dolën në skenë dhe përformuan bukur me recitimet dhe këngë, që ua kishte përgatitur mësuesja Lume. Ajo që zgjoj edhe një ndjenjë të fuqishme ishte moderimi i nxënës Fitore Selmani e deri tek grupi që kënduan himnin e flamurit kombëtar, të cilët recituan dhe kënduan pranë bashkëkombësve, prindërve dhe shokëve të tyre.

Pas programit kulturo-artistik, prindërit u ndien krenar me fëmijët e tyre, që për një periudhë kohore, aq të shkurtër, arritën bukur, diku-diku edhe me një belbëzim të ëmbël të recitonin dhe këndonin në gjuhën e ëmbël, gjuhën shqipe!

Mësuesja me nxënësit dhe aktivistin, Selim Hoti

   Kjo përgatitje e mirë e nxënësve erdhi në saje të punës vullnetare të mësueses, si dhe të aktivistit Selim Hoti në bashkëpunim me Këshillin e Prindërve, ku dhe vlen të ceket qëndrimi i Imamit, Sevgani Asani, i cili është në përkrahje të shkollës shqipe.

   Pas përfundimit të programit, Këshilli i Prindërve e vlerësoj si të suksesshëm dhe u zotua se do t’i qëndrojnë besnik shkollës shqipe, ku dhe nuk do të kursejnë as djersën e fundit. Nga ky program, kulturo-artistik doli qëndrimi i shumë prindërve, që deri në atë kohë që nuk i kanë sjellur fëmijët në shkollë, se tash e tutje do t’i sjellin në të ardhmen fëmijët në shkollë.

Me këtë program kulturo-artistik, prindërit u binden se fëmijët e tyre janë të aftë ta ndjekunë mësimin plotësues në gjuhën shqipe, po dhe më të mirë kur e flasin dhe e zotërojnë gjuhën e tyre, gjuhën shqipe!

Nxënës, prindër

Tërë ky organizim dhe vullnet i përbashkët mësuese, nxënës, prindër, aktivist dhe Këshilli i Prindërve ishte me arsye që ta bindim komunitetin tonë mërgimtarë, të mos hezitojnë t’i sjellin fëmijët në shkollë, ngaqë duke e respektuar gjuhën, kombin, atdheun i ruajmë fëmijët nga asimilimi dhe i motivojmë për vlerën tonë kombëtare.

Nxënësit e Nyrnbergut.