Takimi dhe vendimi i kryesisë së LAPSH-it në Bavari

Shkruan: Mustafë Krasniqi

     Kryesia e LAPSH-it në Bavari, më 17.09.2019, nxori një vendim të përbashkët, për fillimin e vitit shkollor 2019/20, që Mësimi Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari fillon me 25 shtator 2019.

Nga ky takim doli si e domosdoshme  dhe obliguese mbajtja e mbledhjes së përbashkët me të gjithë mësimdhënësit/et, që vijojnë mësimin plotësues në Landin e Bavarisë. Në bazët të këtij vendimi, të lëshuar nga kryesia e LAPSH-it, të gjithë mësimdhënësit/et janë të obliguar të jenë të pranishëm/me në mbledhjen e parë të këtij viti, 2019/20, e cila do të  mbahet më 21.09.2019, në ora 12:00, në adresë: Goethestr. 53, 80336 München.

Kryesia e LAPSH-it në Bavari

Të ftuar në këtë takim janë edhe dy konsullatat shqiptare në Mynih, ajo e Tiranës dhe e Prishtinës, që së bashku të jemi më afër nxënësit, prindit-mërgimtarë shqiptarë, thonë përfaqësuesit e kryesisë së LAPSH-it në Bavari.

Kryesia e LAPSH-së, në përputhje me rregullat programore e Korreukulare, thekësojnë se jemi të përgatitur për fillimin e vitit shkollorë dhe, pas një diskutimi të gjerë dhe angazhimit të saj nxori këtë rend të ditës, për datën 21.09.2019:          

  1. Raporti i punën së LAPSH-së
  2. Fillimi i vitit të ri shkollor 2019/2020
  3. Pajisja me Ditarë të rinj, planprogramin mësimor, me fletoret e punës dhe me librat shkollore, të furnizuar nga Institucionet tona përkatëse.
  4. Të ndryshme (të arriturat e deritanishme si dhe synimet në të ardhmen etj).

Për fund kryesia e LAPSH-it mori vendim që ftesa të publikohet në faqen e saj, po ashtu me përgjegjësi kërkon nga mësimdhënësit/et me vete t’i sjellin ditarët e vjetër, listën e numrit të nxënësve, si dhe listën e plotësuar, për librat që i duhen mësimdhënësit/es për t’ua shpërnda atyre nxënësve që fillojnë vitin shkollorë, apo të atyre nxënësve që kalojnë nga cikli paraprak  në ciklin tjetër.

 Kryesia e LAPSH-së shpreh falënderime për të gjithë ata që po kontribuojnë në mbajtjen e procesit mësimor, njëkohësisht shprehë falënderime të veçanta për mësimdhënësit/et, Këshillat e Prindërve, prindërit dhe të gjitha shoqatat, që janë vë në interes të shkollës shqipe!