Mustafë Krasniqi – Në Graz të Austrisë u mbajt Seminari dyditor rajonal i Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe në diasporë

Në përkujdesjen  e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës, në Graz të Austrisë, në bashkëpunim me Shoqaten e Mësuesëve Shqiptarë “ Naim Frashëri” (SHMSH) Austri u mbajt Seminari dyditor raional, i katërti i radhës, për mësuesit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë.

Në seminar moren pjesë shkollat shqipe me mësim plotësues nga Austria, Zvicra, Kroacia, Sllovenia dhe nga Landi i Bavarisë-Gjerman. Ndersa nga MDIS, Barbana Sekiraqa dhe Ymer Avdiu, kurse nga MASHT-i, i Republikaner së Kosovës z. Nuhi Gashi.

Fotografia e Miradije Berishaj

Seminari, punimet e veta dyditore i vazhdoi në frymën e punës, duke shtjelluar dhe debatuar për temat profesionale të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Përpos punimeve profesionale teorike pati edhe orë praktike, të cilat zgjuan një interesim të madh tek mësimdhënësit temat:

„Për një zhvillim të plotë identitar/kulturor të nxënësit shqiptarë në diasporë. Ballafaqimi me shumësinë e identiteteve me shembull praktik (orë mësimore) të zhvillimit të  kompetencës ndërkulturore“ nga Nuhi Gashi. Ligjëruesja nga shkolla shqipe e Republikës së Shqipërisë znj. Fatmira Mulliçi (Durrësi), me temen: „Njohja e Atdheut përmes aktiviteteve integruese historiko-kulturore –mision strategjik për arsimin shqiptar“ dhe Elida Halilaj (Shkodër), me temen: „Roli i vizitave të nxënësve të diasporës  në viset shqiptare,vlerë dhe pasuri“. Po ashtu Miradie Berishaj (Vjenë), ishte me temën: „Orë mësimore e gramatikës së gjuhës shqipe me shembuj praktik“, kurse me temën „Orë praktike e mësimit“ vije Hamëz Morina (Zvicër). Kurse mësimdhënësja, Qefsere Demaj, (Salzburg ), u paraqit me temën: “Përvoja të mësimdhënies të mësimit të gjuhës shqipe në rajonin e Salzburgut”.

Për punën dhe vështirësitë që po kalon mësimi plotësues në diasporë u pa si tepër shqetësues, kurse me temen:- „Rënia e numrit të nxënësve në mësimin plotësues- shqetësim për të gjithë dhe aktivitetet e MDIS për mësimin plotësues në diasporë”, foli Ymer Avdiu. Alma Bejtullahu foli për shkolla shqipe në Slloveni dhe përvojat e deritashme, kurse Melita Oreshkoviq foli për Mësimi Plotësues në Gjuhën Shqipe në Kroaci. Po ashtu edhe Hamëz Morina foli për rolin e LAPSH-it dhe organizimin e mësimit plotësues në Zvicër“, Osman Ademi për mësimin plotësues në Austri, si dhe Milazim Ukaj- foli për rritjen e numërit të nxënësve dhe vështirësitë që po i has LAPSH-i në Bavari.

Fotografia e Miradije Berishaj

Në fund të seminarit u ndan certifikata për mësimdhënësit, të cilët ishin të pranishëm në seminar. Certifikatat iu ndanë nga Barbana Sekiraqa përfaqësuese e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës.