Mustafë Krasniqi – Përpjekja e LAPSH-it në Bavari, për sensibilizimin e Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe

Bildergebnis für foto mustafë Krasniqi
Mustafë Krasniqi

Shkruan: Mustafë Krasniqi- Kryesia e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari (LAPSH), pas takimit që kishte me mësimdhënësit, më 21.09.2019, diskutoj për përgatitjen e vitit shkollor 2019/20, si dhe për rritjen e numrit të nxënësve, furnizimi me ditar, fletoret të punës, planit vjetorë dhe listat e librave të duhura për nxënësit, që janë falas nga Qeveria e Republikës së Kosovë. Nga kjo mbledhje, përpos furnizimit të mësimdhënësve me material të duhur,  doli dhe një kërkesë e përbashkët, e miratuar nga kryesia e LAPSH-së, për mbajtjen e një seminari, që në praktikën e saj dyvjeçare, të LAPSH-së, janë të praktikuar së paku në vit të mbahen dy seminare. Përpos kësaj kërkese u mor vendim i përbashkët që obligohen të gjithë mësimdhënësit t’i dorëzojnë ditarët e vjetër, t’i marrin ditarët e rinj dhe t’i japin numrin e saktë të nxënësve. Po ashtu u kërkua nga të gjithë mësimdhënësit, të cilët nuk i kanë dorëzuar diplomat t’i dorëzojnë sa më parë.

Nga mbledhja e përbashkët e LAPSHit me mësimdhënësve

   Ndërsa në mbledhjen e saj, të kryesisë së LAPSH-it, të mbajtur më 02.10.2019 (Video-konferencë) u diskutua për shumë çështje të rëndësishme dhe ndër to u mor vendimi që të organizohet takime me bashkëkombësit, Këshillat e Prindërve dhe të shoqatave, që janë vu në interesin të shkollës shqipe. Nga kjo mbledhje u caktuan tri pika kyçe: Të mbahen takime të përbashkët me bashkëkombësit, shoqata e bizbese për të ardhmen e suksesshme të shkollës shqipe, të diskutohet dhe bindur prindërit, për t’i sjellin fëmijët e tyre në mësimin plotësues në gjuhën shqipe dhe gjetja e mundësisë për pagën e mësimdhënësve, njëkohësisht të gjithë mësimdhënësit, Këshillat e Prindërve të jenë në përputhje me programin dhe statutin e LAPSH-it.

   Pas këtij vendim, që mori kryesia e LAPSH-it u realizua një takim, më 06.10.2019 në qytetin e Deggendorfit, me përfaqësuesit e LAPSH-it në Bavari; Këshilla të Prindërve dhe shoqatat nga: Deggendorfi; Dingolfing-Landau; Shoqata Mërgimtare Degendorf; Shoqata “Atdheu” në Straubing dhe Shoqata „Nazmi Ukësmajli“ Abensberg.

   Në këtë takim, të pranishëm nga kryesia e LAPSH-it ishin: Milazim Ukaj- kryetar, Mustafë Krasniqi – Koordinator dhe sekretari- Avdi Kolukaj, ndërsa mbledhjen e hapi dr. Edmond Skenderaj, ku ndër të tjera i përshëndeti të pranishmit dhe ia dha fjalën kryetarit të LAPSH-it, Milazim Ukaj, Mustafë Krasniqit. Ndër të tjera Uka tha: Ne jemi këtu, bashkë me ju, të bëjmë përpjekje për gjetjen e mundësive për ta informuar dhe vetëdijesuar mërgimtarin tonë shqiptarë se shkolla shqipe jo vetëm që është një interes i përbashkët, për të mirën fëmijëve tanë, njohjen e gjuhës së nënës, po arsyeja tjetër është se duke e ruajtur gjuhën, ruan identitetin, mëson historinë, kulturën, zakonet e atdheut!

   Ukaj informoi edhe për deklaratën e përbashkët, të kryesisë se LAPSH-it me dy konsullatat  tona shqiptare, të lëshuar me datën 10.07.2019, të nënshkruar nga Arten Hanku, Afrim Nura dhe Milazim Ukaj, se mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bavari dhe organizimi i saj zhvillohet dhe menaxhohet vetëm nga shoqata e LAPSH-së, dhe me këtë përkrahje LAPSH-ja vepron e lirshme në të gjitha organizimet që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Bavari, si dhe formimin e klasave të reja, furnizimin me mjete mësimore, përzgjedhjen e mësuesve të rinj dhe të gjitha aktiviteteve të tjera që ndërlidhen me këtë projekt të rëndësishëm kombëtar. Më tej shtoj Ukaj: Në deklaratë ceket se nuk do të ketë mbështetje paralelizmi dhe çdo veprim që devijon nga marrëveshja ndërshtetërore e dy Ministrive përkatëse konsiderohet e jashtëligjshme. Gjithashtu ceku edhe pikën nr. 6 të marrëveshjes ku thuhet se: Konform kritereve të parashtruara, mësueset/sit duhet të jenë të pajisur më së paku me diplomën që kanë të kryer arsimin e lartë të mësuesisë ose në degë të tjera, në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave të RSH nr.104 me datën 28.02.2019 ( Për ta lexuar deklaratën shtypni mbi: http://uraebashkuar.com/lapsh-i/besa/).

Ndarja e ditarëve

   Ndërsa rreth informimit dhe procesit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe Krasniqi tha: Ne përveç që bëjmë punën vullnetare, jemi të përkushtuar ta vetëdijesojmë mërgatën tonë shqiptare se mosdërgimi i fëmijëve të tyre në mësimin e gjuhës shqip jo vetëm që është një frikë se në të ardhmen do ta belbëzojnë gjuhën e ëmbël, gjuhën shqipe, po ka drojë se do ta harrojnë në tërësi, për të mos thënë se edhe do të asimilohen! Ndër të tjera Krasniqi shtoi: A ka më dhimbje e mjerim se fëmija i gjakut shqiptar nuk të kupton, kur flet shqip! Mendoj se për këtë jemi ne, prindërit, fajtor dhe aq më keq sikur me apo padashje e injorojmë gjuhën mëmë duke u arsyetuar se: Fëmija im di të flas shqip, apo se shqipja nuk i hyn në udhe, kur ne jetojmë në Gjermani! Rrethë çështjes së informimit Arton Preniqi ndër të tjera tha: Ne për një vite, në Straubing, kemi arritur të mbajmë mësimin në gjuhën shqipe dhe shpresoj se është duke shkuar mirë, po ajo që më shqetëson është informimi jo i mjaftueshëm dhe për këtë dëshiroj të di se si bëhet informimi dhe sa janë të përkushtuar mësimdhënësit për mësimdhënie? Po ashtu Hamz Dakaj u ndal tek zhvillimi i mësimit dhe vështirësitë që mund t’i kenë mësimdhënësit e rinj.

Sa i përket informimit LAPSH-ja është përpjekur të jetë sa më afër bashkëkombësit, duke e informuar me ato mundësit që i kishim dhe i kemi, ku shpresojë se kami arritur te një pjesë e madhe e bashkëkombësve, që jetojnë në Bavari, ta informojë dhe inkurajojë për shkollën shqipe. Ky informim është bërë edhe përmes faqes www.uraebashkuar.com, të RTK-së, TV Syri, TV Dielli, TV Llapi etj., në shtypin ditor dhe portale të ndryshme, tha Krasniqi. Ndërsa sa i përket mësimdhënies dhe metodologjisë së mësimdhënësit, Krasniqi theksoi: Ne deri më tani, për dy vite, kishim pesë seminare, po ashtu seminari i radhës do të jetë më 26 tetor, ku mësimdhënësit do të kenë mundësi të shkëmbejnë përvoja nga mësimdhënësit të cilët kanë një përvojë të gjatë në mësimdhënie, po dhe nga njohës e mësimit me klasa heterogjen.

Tefik Jaha u ndal te disa mospaqartësi dhe vështirësitë që po i kalon LAPSH-i, ku ndër të tjera njoftoi se më 05 tetor 2019, në prani të shumë bashkëkombësve, të Konsullit të Përgjithshëm të Republikës, Afrim Nura dhe të konsullit, Hamdi Reçica, të 4 shoqatave dhe të disa shkollave u manifestua 10 vjetori i shkollës shqipe në Dingolfing dhe Landau, Kurse Nuhi Bytyçi kërkoj që së bashku të angazhohemi për ta quar tutje mësimin plotësues.  Ndërsa sekretari, Avdi Kolukaj paraqit problemin e financimit, ku dhe u ndal tek pjesa më e ndjeshme e saj, kurse Uka tha: Përpos organizimit, vetëdijesimit të bashkëkombësve, ne, duhet të mendojmë edhe për pagën e mësimdhënësve, që dhe është njëra ndër problemet kyqe, ku deri më tani kemi ndihma nga Fondacioni “Besa” dhe qyteti i Munihut, gjë që këto nuk janë të mjaftueshme, kur numri i nxënësve dhe i mësimdhënësve po rritej. Ne, i falënderojmë disa shoqatat që pagën e mësimdhënësit, deri më tani, e kanë bërë nga buxheti i tyre.

Mbledhja në Deggendorf

Në fund takimi me shoqata dhe Këshillat e Prindërve me LAPSH-in përfundoj me shpresë se në të ardhmen do të shtohej interesi i bashkëkombësve për ta ndihmuar LAPSH-in dhe i prindërve për t’i sjell fëmijët në shkollë, ku për fat të keq, zyrtarisht, sipas një statistike të nxjerr nga konsullata e Kosovës, nga fundi i  vitit 2017 janë mbi 82.000 mijë shqiptarë, e duke ju shtuar edhe numrit i mëvonshëm i shqiptarëve të ardhur gjatë viteve të fundit, si edhe i shqiptarëve të Republikës së Shqipërisë, në landin e Bavaris kalon numrin mbi 120.000 mijë shqiptarë, kurse mësimin e vijojnë mbi 300 nxënës. Ky numër, që e vijojnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe jo vetëm që është i vogël, po që do një analizë të thellë dhe një përkushtim të madh të dy qeverive të shteteve tona, të Tiranës dhe Prishtinës.  Nëse ato, shtetet tona shqiptare, duan që mërgata shqiptare ta ndien veten të përkrahur nga atdheu, të përkrahet jo vetëm atëherë kur ia gërryen edhe kockën e fundit, po edhe atëherë kur ka nevojë të ndihet e përkrahur, tha Krasniqi.