Mynih: Dy filma shqiptarë u shfaqën para publikut shqiptar dhe gjerman

Filmat shqiptarë po gjejnë shtrirje edhe jashtë kufijve, disa prej tyre edhe po konkurrojnë në çmimet më prestigjioze ‘Oscar’.

Filmat shqiptar “Çlirim” dhe “Kthimi” të regjisorëve Burim Haliti dhe Kastriot Abdyli që u shfaqën edhe në Mynih para publikut shqiptar e gjerman, ishin mjaft mbresëlënës si me temat e shtjelluara ashtu edhe me aktrimin profesional, kostumografinë dhe regjinë,

Shfaqja e një sekuence mjaft të dhimbshme të luftës në Kosovë në filmin “Çlirimi“ të Burim Halitit dhe prezantimi i traditës dhe zakoneve tona, në veçanti vënia në pah e tolerancës ndërfetare që është një karakteristikë e kombit shqiptar, pastaj zhvillimi i ngjarjes duke treguar edhe një virtyt shumë hyjnor, pra mbajtjen e besës, gjithnjë duke prezantuar veshjet tona të bukura dhe gjuhën e pastër shqipe u shfaqën aq bukur në filmin “Kthimi“ të Kastriot Abdylit.

Fal ndihmës dhe përkrahjes nga Fondacioni Besa, u bë e mundur që përmes këtyre dy filmave të prezantohen këto vlera tonat kombëtare edhe para publikut ndërkombëtar (Marr nga Portali Njëkomb).