NË DEGGENDORF, LANDIN E BAVARISË, PËRFUNDOJ VITIT SHKOLLOR 2018/2019

Shkruan: Mustafë Krasniqi-Viti shkollor, në Landin e Bavarisë, në ato qytete ku janë të hapura klasat në gjuhën shqipe po mbaron me sukses, të përcjellur me programe kulturo-artistike, për nder të përfundimit të vitit shkollorë 2018/2019. Ndërsa në vazhdën e këtyre manifestim, të cilat përpos që kanë për qëllim vetëdijesimin e mërgatës shqiptare, për t’i sjell fëmijët në Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe, në anën tjetër japin kurajo nxënësve, të cilët vijojnë mësimin shqip, të ndihen të privilegjuar me marrjen e dëftesës, nxënësit të cilët e kanë përcjellë procesin mësimor.

Nxënësit e shkollës së Deggendorfit

Kjo gatishmëri e bashkëkombësve, veçanërisht e shoqatave, që janë vu në interes të shkollës shqipe po zgjon një vetëdije tek bashkëkombësit, se të gjithë duhet të jemi një, kur flitej për gjuhën shqipe, nga fakti që fëmijët tanë mërgimtarë të mos e harrojnë gjuhën e atdheut!

Këto manifestime të qëllimta dhe nxitëse, për shkollën shqipe, jo vetëm që zgjojnë një ndjenjë kombëtare, po mbi të gjitha japin një vlerë të lartë komunitetit shqiptare, duke ruajtur kulturën, traditën dhe gjuhën e bukur, gjuhën shqipe!

Me këtë përkushtim, në Ambientet e Shoqatës Humanitare, Kulturo-Sportive “Mërgimtarët” në Deggendorf, qytet i landit të Bavarisë-Gjermani,  më  12.07.2019, në pranin e kryesisë së saj, të Këshilli i Prindërve të shkollës shqipe në Deggendorf, mysafirve, prindër dhe bashkëkombës tjerë dhe në prani të sekretarit të LAPSH-it në Bavari, Avdi Kolukaj, të nxënësve dhe  mësueses, Shqipe Kolukaj u mbajt një program kulturo-artistike  me këngë, valle dhe recitime të ndryshme. Po ashtu nxënësve të cilët e kanë përcjellur procesin mësimor ju dhanë dëftesat për vitin shkollor 2018/2019.

Programin festiv e hapi mësuesja Shqipe Kolukaj, pasi i përshëndeti të pranishmit e falënderoj Shoqatën për mbështetje e pakursyer, që po i jep shkollës shqipe, në këtë qytet- Deggendorf, ku ndër të tjera tha: Detyrat më e shenjtë në jetën e njeriut është padyshim ruajtja e Gjuhës Amtare, apo siç i themi shkurt, për ta kuptuar me mire, „Gjuha e Nënës“, ku dhe citoj Eqrem Çabej me thënien e tij: “Gjuha është Pasqyra dhe Identiteti me i qartë i një Kombi, ai Komb i cili e humbe Gjuhën e humb Kulturën dhe Identitetin.

Nxënësit e shkollës së Deggendorfit

Më tej Kolukaj shtoj: Asimilimi i fëmijëve tanë, në kulturën Gjermane, është i pashmangshëm, mbase dhe i dhimbshëm, nëse ne heshtim para këtij fakti! Mirëpo, ne si komunitet, prindër e kemi obligim moral e kombëtar e shpirtëror ndaj fëmijëve ta ngadalësojmë këtë proces të asimilimit, nëse nuk mundim ta ruajmë ashtu si duhet!

Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i shoqatës z. dr. Edmond Skenderaj njiheri edhe Kontributdhënësi kryesor për hapjen e klasës, me Mësimit Plotësues ne Gjuhen Shqipe, në këtë qytet, i cili i përshëndeti të pranishmit, njëheri dhe falënderoj mësuesen për punën e saj të shenjtë. Më Pas sekretari i LAPSH-it në Bavari z.Avdi Kolukaj foli në emër të LAPSH-it dhe, në emer të Kryetarit dhe Kryesisë së saj i përshëndes të pranishmit dhe i falënderoj të gjithë ata te cilët kontribuuan për mësimin Plotësues në Gjuhen Shqipe, gjithashtu e falënderoj mësuesen, Shqipe Kolukaj, për punën dhe angazhimin e saj të vullnetshëm, gjë që dhe i uroj suksese në të ardhmen!

Nxënësit e shkollës së Deggendorfit

Në këtë manifestim, ajo që i emocionoi të pranishmit, prindërit e nxënësve ishte programi i përgatitur nga nxënësit dhe mësuesja, Shqipe Kolukaj, të përcjellur me këngë, recitime dhe pjesë të shkurtër Teatrale.   

Programi filloj me këngën “ Eja me Mua” të kënduar nga grupi i nxënësve, kurse me recitalin “ Bie Shi ” dolën në skenë nxënësit: Aulona Qeriqi, Alea Spahija,Luiza Canaj, Larisa Spahija si dhe Florin Rexhepi me vjershën. Me Poezinë “Fshati im” te shkruar nga Poeti yni , Andon Zako Çajupi prezantuan nxënësit; Erlis Skenderaj, Arianit Tasholli, Eriona Lohaj, kurse me këngën  “Jam ne Klasë të parë”  dolën ne skene: Anisa Qeriqi, Alea Spahija, Aulona Qeriqi, Luisa Canaj, Larisa Spahija si dhe Vogëlushja jonë Melisa Skenderaj, ku vallëzuan e kënduan me Kukullat e tyre. Kurse ajo që ishte më emocionuese ishte pjesa Teatrale  “ Ne Bibliotekë”  të luajtur nga nxënësit e shkollës shqipe: Eriona Lohaj, Erlis Skenderaj, Arianit Tasholli, Emanuel Canaj, Ermira Rexhepi.

Në fund të programit me këngën “Qika e Nënës”  na doli në skenë këngëtarja Ermira Rexhepi, e cila e këndonte me një Emocion të ndezur dhe të përcjellur me duartrokitje të pandalura nga të pranishmit!

Në fund të përgatitjes së programit kulturo-artistike, pranë të pranishmëve, kryetari dhe nënkryetari i shoqatës „Mërgimtarët“, Dr. Edmond Skenderaj  dhe Gazmend Tasholli ju ndan dëftesat nxënësve, për vit shkollor 2018/2019.

Derisa nxënësit i merrnin dëftesat, në fytyrat e  prindërve shihej buzëqeshja e papërshkruar dhe, për kontributin e mësueses, Këshilli i Prindërve me vet iniciativë, i dhuroj një Dhurate simbolike, ku dhe i uruan suksese në të  ardhmen!

Ajo që ishte emocionuese, përfund të programit kulturo-artistik, ishte porosia e nxënësve kur ju drejtohen Prindërve:

Prindër të dashur shpresojmë t’ju kemi kënaqur me programin tonë, po ashtu t’ju kemi bërë të ndiheni krenar me ne!

Nxënësit e shkollës së Deggendorfit

Mirupafshim ne Vitin e Ri Shkollor 2019/2020, duke shpresuar se vitin e ri Shkollor të na bashkëngjitën edhe shume bashkëmoshatarë të tjerë!

Për nder të nxënësve, Shoqata Humanitare, Kulturo-Sportive “Mërgimtarët” në Deggendorf, shtroi darkë për të pranishmit (Materiali dhe fotot u morë nga Avdi Kolukaj).

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.