Në Landin e Bavarisë përfundoj viti shkollor 2018/19

Në Landin e Bavarisë, nën përkujdesjen e Mësimdhënësve dhe Këshillit të Prindërve, u mbajtën manifestimesh të ndryshme për mbarimin e vitit shkollor 2018/2019, ku dhe u bë dorëzimi i dëftesave për nxënësit të cilët kanë përcjellë procesin mësimor të Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe. Manifestimet filluan në Rosenheim, vazhduan në Regensburg, München, Nürnberg, Deggendorf, Landau, Dingolfing, Straubing, Fürstenfeldbruck, Holzkirchen dhe përfunduan në Abensberg.

Fotografia e LAPSH Bavari
Nxënësit e shkollës së Nürnbergut me Mësuesen e tyre Lume Daci-Hoti

Në këto manifestim, përpos mësueseve, prindërve, Këshillit të Prindërve, bashkëkombësve dhe nxënësve, të pranishëm ishin edhe anëtarët e kryesisë së sapozgjedhur të LAPSH-it në Bavari.

Fotografia e LAPSH Bavari
Nxënësit e shkollës në Rosenheim me Mësueset e tyre Esengyl Sallauka dhe Valbona Roqi

Të pranishëm nëpër këto manifestime ishin: Kryteari z. Milazim Ukaj sëbashku me arkatarin z. Rexhep Nikçi, në Holzkirchen, kurse në Degendorf sekretari i saj z. Avdi Kolukaj, në Nürnberg nënkrytari Selim Hoti, kurse në Rosenhem koordinatori i këshillit të Mesimdhënësve z. Mustafë Krasniqi etj.

Nxënësit e shkollës në Landau, Dingolfing me Mësueset e tyre Mervete Ismaili
dhe Ismije Haxholli Demolli

Në të gjitha manifestimet nxënësit i dhanë ngjyrë emocionuese dhe inkurajuese shkollave me paraqitjet e tyre brilante, para të pranishmëve, prindërve dhe mysafirëve, e në veçanti para mësimdhënësve të tyre. Manifestimet u gjallëruan edhe me recitime, skeqe, këngë e valle të shumta, të përgatitur nga nxënësit e shkollave.

Shkruan: Milazim Ukaj – Krytar i shoqatës së LAPSH-it për Bavari

Fotografia e LAPSH Bavari
Nxënësit e shkollës në Holzkirchen me Mësuesen e tyre Blerina Shabani
Fotografia e LAPSH Bavari
Nxënësit e shkollës në Regensburg me Mësuesen e tyre Nevila Sajo
Fotografia e LAPSH Bavari
Nxënësit e shkollës në München me Mësuesen e tyre Fahrije Basha
Fotografia e LAPSH Bavari
Nxënësit e shkollës në München me Mësuesen e tyre Anila Xhani
Fotografia e LAPSH Bavari
Nxënësit e shkollës së Deggendorfit me Mësuesen e tyre Shqipe Kolukaj
Fotografia e LAPSH Bavari
Nxënësit e shkollës së Abensbergut me Mësuesin e tyre Hamëz Daka

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.