Njëzëshëm për hapjen e shkollës shqipe në Nyrnberg me rrethinë

Pas konsultimeve paraprake me këshillin iniciues, me z. Selim Hotin dhe kryesinë së LAPSH-it, në Bavari, më 14.10. 2018 në prani të një numri të madh të bashkëkombësve, në Nyrnberg, u mbajt takimi i radhës, në lokalet e shoqatës „Bashkimi“, për hapjen e klasave me mësim plotësues në gjuhën shqipe.

Takimin e hapi kryetari i shoqatës “ Bashkimi”, z. Granit Emin, ku dhe i përshëndeti të pranishmit, përfaqësuesit e Këshillit për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari si: Z. Fran Tanushi- nënkryetar i LAPSH-it dhe Këshilltarin e përgjithshëm të LAPSH-it, z. Mislim Berisha.

Këtë nismë e përshëndeti imami, Sevgai Hasani, kurse drejtuesi i mbledhjes, z. Granit Emini,  nismën e Këshillit iniciues e sheh me prioritet të rëndësishëm, mbase edhe të domosdoshëm për fëmijët tanë mërgimtarë, që të mos e harrojnë gjuhën shqipe.

Para se t’ua jepte fjalën përfaqësuesve të LAPSH-it, z. Emini i ftoi të pranishmit që të jenë të kyçur në bisedë, pasi që biseda është e lirë dhe në interes të së ardhmes së fëmijëve tanë, për  mësimin plotësues në gjuhën shqipe.

Përfaqësuesit e LAPSH-it, z. Tanushi dhe z. Berisha, pasi morën fjalën, i përshëndetën të pranishmit në emër të Kryesisë dhe iu uruan nismë të mbarë. Gjë që kjo nismë, jo vetëm që është fisnike, por, mbi të gjitha është edhe jetike për ne, mërgatën tanë shqiptarë, tha z. Tanushi. Më tej prezantuan punën dhe përpjekjet e Këshillit, për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe, në Bavari (KMPGJSH) dhe njoftuan me programin, Korrikulën, e cila është punuar nga dy Ministrit tona shqiptare të Arsimit, Tiranë, Prishtinë 2018, për  raportet në mes institucioneve tona të atdheut dhe për formën e pagave të mësimdhënësve. Rreth pagave të mësimdhënësve z. Tanushi tha: Deri më tani paga e mësimdhënësit bëhet nga prindërit dhe kjo do të vazhdojë deri sa te krijojnë mundësi për ndonjë fond nga institucionet gjermane apo ato tonat kombëtare.

Z. Tanushi, shpjegoi edhe format e mësimdhënies, se si duhet të punohet me grupmoshat e ndryshme të nxënësve, të cilët do të ndahen në grupe-cikle sipas moshave. Po ashtu theksoi se çdo mësimdhënës është i obliguar ta respektojë rregulloren dhe Korrikulën e Ministrisë së Arsimit, kurse këshillat e prindërve nuk kanë të drejtë të ndërhyjë në punët e mësimdhënësit, aq më tepër ta pengojnë, atë.

Më pas, fjalën e mori Z. Berisha dhe  i falënderoi organizatorët për një organizim të mrekullueshëm, që është me një pjesëmarrje të madhe. Ky organizim na inkurajon akoma më tepër, kur shohim se vullneti nuk na mungon, kur është në pyetje vlera e kombit, mësimi në gjuhën shqipe te fëmijët tanë, tha z. Berisha.

Z. Berisha, takimin e përshëndeti edhe në emër të Kryetarit të LAPSH-it z. Mustafë Krasniqi, i cili për arsye personale nuk ishte i pranishëm. Po ashtu mbledhjen e përshëndeti edhe në emër të Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, z. Naser Idrizi, ku ndër të tjera Z. Berisha tha: Ne kemi një bashkëpunim të ngushtë me institucionet tona të dy shteteve shqiptare, konkretisht edhe dy Konsullatat tona shqiptare, të Republikës se Shqipërisë dhe të Kosovës në Munih, të cilat kanë kontribuar në mbarëvajtjen e mësimit plotësues në gjuhën shqip.

Të pranishmit, i përshëndeti edhe veterani i arsimit z. Hamza Halabaku, ku ndër të tjera, përpos rëndësisë së mësimi plotësues në gjuhën shqipe, bëri një rezyme të shkurtër për mësimin plotësues në gjuhën shqip, për zonën e Bavarisë Veriore, që ka funksionuar para 10 vitesh, po që u ndërpre për shkaqe të marrëveshjeve tashmë të njohura.

Në këtë takim u shtruan shumë pyetjet, nga ana e bashkëkombësve të pranishëm, përfaqësuesve të KAPSH-it. Ajo që zgjoi një interes të veçantë ishte: Me çfarë  metoda të mësimit, mësohet, kur kemi fëmijë me grupmosha të ndryshme? Si bëhet paga e mësimdhënësit? Mësimi do të mbahet nëpër lokale shkollore apo gjetiu dhe, shumë pyetje tjera?

Ndërsa, z. Fran Tanushi, për të pranishmit u përgjigj: Mësimi do të mbahet nëpër shkolla përkatëse, ngaqë është institucional, kurse pagat bëhen nga prindërit, siç e cekëm edhe më lart. Në përfundim të takimit mbet të ndiqen të gjitha procedurat e duhura, ku kërkesën dhe pjesën tjetër juridike do ta bëjë LAPSH-i, kurse Këshillit të Prindërve i mbetet të përcaktohet se në cilën shkollë janë kushtet më të favorshme për fëmijë. Ndërsa si alternativë, shoqata “Bashkimi”, ofroi një klasë me tërë inventarin e domosdoshëm, në objektet e saj, deri në gjetjen e klasave nëpër shkolla. Ngaqë, numri i nxënësve të interesuar deri më tash është i madh, diku tri klasa mund të fillojnë mësimin menjëherë, ku dhe shpresojmë se ky numër do të jetë edhe më shumë se tri klasë.

U njoftua se edhe në Roth, 30 km nga Nyrnbergu, është interesimi i madh, ku janë në pritje të hapen edhe atje disa klasë, meqë ka një numër të nxënësve që kanë paraqitur interese.

Në pjesën e dytë të takimit, pas konsultimit me Këshillin organizativ: z. Selim Hoti, Z. Granit Emini, z. Sevgai Hasani dhe pjesëmarrësve tjerë, u angazhuan rreth zgjedhjes së Këshillit të Prindërve dhe për propozimin, që mësuesja Lume Daci Hoti të jetë mësuese. Ku ky propozim, për mësuesen Hoti, mori miratimin pa asnjë kundërshtim, po që mbet në kompetenca të LAPSH-it, për pranim. Po ashtu, pas shumë propozimeve të shumta, u zgjodh edhe Këshilli i Prindërve, në përbërje:  Armend Ismajli- kryetar; Dr. Iljaz Aliu- nënkryetar; Dr. Rauf Ibishi-anëtar; Ferki Poterqoi-anëtar; Shukri Zeqiri- anëtar; Xymshit Tafa- anëtar

Në fund u përshëndet, ky,  takimi dhe u cilësua si një takim i frytshëm, ndërsa për të pranishmit, nikoqiri shtroi darkë.

Redaksia

NJËZËSHËM PËR HAPJEN E SHKOLLËS SHQIPE NË NYRNBERG ME RRETHINË

Pas konsultimeve paraprake me këshillin iniciues dhe kryesinë së LAPSH-it, në Bavari, më 14.10. 2018 në prani të një numri të madh të bashkëkombësve, në Nyrnberg, u mbajt takimi i radhës, në lokalet e shoqatës „Bashkimi“, për hapjen e klasave me mësim plotësues në gjuhën shqipe.

Takimin e hapi kryetari i shoqatës “ Bashkimi”, z. Granit Emin, ku dhe i përshëndeti të pranishmit, përfaqësuesit e Këshillit për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari si: Z. Fran Tanushi- nënkryetar i LAPSH-it dhe Këshilltarin e përgjithshëm të LAPSH-it, z. Mislim Berisha.

Këtë nismë e përshëndeti imami, Sevgai Hasani, kurse drejtuesi i mbledhjes, z. Granit Emini,  nismën e Këshillit iniciues e sheh me prioritet të rëndësishëm, mbase edhe të domosdoshëm për fëmijët tanë mërgimtarë, që të mos e harrojnë gjuhën shqipe.

Para se t’ua jepte fjalën përfaqësuesve të LAPSH-it, z. Emini i ftoi të pranishmit që të jenë të kyçur në bisedë, pasi që biseda është e lirë dhe në interes të së ardhmes së fëmijëve tanë, për  mësimin plotësues në gjuhën shqipe.

Përfaqësuesit e LAPSH-it, z. Tanushi dhe z. Berisha, pasi morën fjalën, i përshëndetën të pranishmit në emër të Kryesisë dhe iu uruan nismë të mbarë. Gjë që kjo nismë, jo vetëm që është fisnike, por, mbi të gjitha është edhe jetike për ne, mërgatën tanë shqiptarë, tha z. Tanushi. Më tej prezantuan punën dhe përpjekjet e Këshillit, për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe, në Bavari (KMPGJSH) dhe njoftuan me programin, Korrikulën, e cila është punuar nga dy Ministrit tona shqiptare të Arsimit, Tiranë, Prishtinë 2018, për  raportet në mes institucioneve tona të atdheut dhe për formën e pagave të mësimdhënësve. Rreth pagave të mësimdhënësve z. Tanushi tha: Deri më tani paga e mësimdhënësit bëhet nga prindërit dhe kjo do të vazhdojë deri sa te krijojnë mundësi për ndonjë fond nga institucionet gjermane apo ato tonat kombëtare.

Z. Tanushi, shpjegoi edhe format e mësimdhënies, se si duhet të punohet me grupmoshat e ndryshme të nxënësve, të cilët do të ndahen në grupe-cikle sipas moshave. Po ashtu theksoi se çdo mësimdhënës është i obliguar ta respektojë rregulloren dhe Korrikulën e Ministrisë së Arsimit, kurse këshillat e prindërve nuk kanë të drejtë të ndërhyjë në punët e mësimdhënësit, aq më tepër ta pengojnë, atë.

Më pas, fjalën e mori Z. Berisha dhe  i falënderoi organizatorët për një organizim të mrekullueshëm, që është me një pjesëmarrje të madhe. Ky organizim na inkurajon akoma më tepër, kur shohim se vullneti nuk na mungon, kur është në pyetje vlera e kombit, mësimi në gjuhën shqipe te fëmijët tanë, tha z. Berisha.

Z. Berisha, takimin e përshëndeti edhe në emër të Kryetarit të LAPSH-it z. Mustafë Krasniqi, i cili për arsye personale nuk ishte i pranishëm. Po ashtu mbledhjen e përshëndeti edhe në emër të Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, z. Naser Idrizi, ku ndër të tjera Z. Berisha tha: Ne kemi një bashkëpunim të ngushtë me institucionet tona të dy shteteve shqiptare, konkretisht edhe dy Konsullatat tona shqiptare, të Republikës se Shqipërisë dhe të Kosovës në Munih, të cilat kanë kontribuar në mbarëvajtjen e mësimit plotësues në gjuhën shqip.

Të pranishmit, i përshëndeti edhe veterani i arsimit z. Hamza Halabaku, ku ndër të tjera, përpos rëndësisë së mësimi plotësues në gjuhën shqipe, bëri një rezyme të shkurtër për mësimin plotësues në gjuhën shqip, për zonën e Bavarisë Veriore, që ka funksionuar para 10 vitesh, po që u ndërpre për shkaqe të marrëveshjeve tashmë të njohura.

Në këtë takim u shtruan shumë pyetjet, nga ana e bashkëkombësve të pranishëm, përfaqësuesve të KAPSH-it. Ajo që zgjoi një interes të veçantë ishte: Me çfarë  metoda të mësimit, mësohet, kur kemi fëmijë me grupmosha të ndryshme? Si bëhet paga e mësimdhënësit? Mësimi do të mbahet nëpër lokale shkollore apo gjetiu dhe, shumë pyetje tjera?

Ndërsa, z. Fran Tanushi, për të pranishmit u përgjigj: Mësimi do të mbahet nëpër shkolla përkatëse, ngaqë është institucional, kurse pagat bëhen nga prindërit, siç e cekëm edhe më lart. Në përfundim të takimit mbet të ndiqen të gjitha procedurat e duhura, ku kërkesën dhe pjesën tjetër juridike do ta bëjë LAPSH-i, kurse Këshillit të Prindërve i mbetet të përcaktohet se në cilën shkollë janë kushtet më të favorshme për fëmijë. Ndërsa si alternativë, shoqata “Bashkimi”, ofroi një klasë me tërë inventarin e domosdoshëm, në objektet e saj, deri në gjetjen e klasave nëpër shkolla. Ngaqë, numri i nxënësve të interesuar deri më tash është i madh, diku tri klasa mund të fillojnë mësimin menjëherë, ku dhe shpresojmë se ky numër do të jetë edhe më shumë se tri klasë.

U njoftua se edhe në Roth, 30 km nga Nyrnbergu, është interesimi i madh, ku janë në pritje të hapen edhe atje disa klasë, meqë ka një numër të nxënësve që kanë paraqitur interese.

Në pjesën e dytë të takimit, pas konsultimit me Këshillin organizativ: z. Selim Hoti, Z. Granit Emini, z. Sevgai Hasani dhe pjesëmarrësve tjerë, u angazhuan rreth zgjedhjes së Këshillit të Prindërve dhe për propozimin, që mësuesja Lume Daci Hoti të jetë mësuese. Ku ky propozim, për mësuesen Hoti, mori miratimin pa asnjë kundërshtim, po që mbet në kompetenca të LAPSH-it, për pranim. Po ashtu, pas shumë propozimeve të shumta, u zgjodh edhe Këshilli i Prindërve, në përbërje: Armend Ismajli-kryetar; Dr. Iljaz Aliu-nënkryetar; Dr. Rauf Ibishi- anëtar; Ferki Poterqoi- anëtar; Shukri Zeqiri- anëtar; Xymshit Tafa- anëtar.