SEMINARI I GJUHËS SHQIPE NË VELIKA GORICA TË ZAGREBIT, KROACI

Shkruan: Mustafë Krasniqi-12.12.2017 Piazhe Griande ka thënë: “qëllimi kryesor i arsimimit është që të krijojë njerëz që janë të aftë për të bërë gjëra të reja, jo thjesht ta përsërisin atë që kanë bërë brezat e tjerë…”!  Andaj, mësimi i gjuhës shqipe në mërgatë sikur vije duke u zbehur, nga fakti se ka munguar një angazhim i tërë spektrit politike e atij […]

SYNIMI DHE SFIDAT E MËSIMIT PLOTËSUES NË GJUHËN SHQIPE NË BAVARI

Isuf Bytyçi:- Më 19.12.2017 Përfaqësuesit e Konsullatës së Kosovës në Munih të Gjermanisë kishin organizuar një takim të përbashkët me përfaqësuesit e MASHT-it dhe ata për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari. Në cilësinë e nikoqirit, ishin përfaqësuesit e konsullatës së Kosovës, z. Hamdi Reçica dhe z. Faket Kajtazi. Ndërsa mysafirë nga Kosova, ishin përfaqësues nga institucionet më prestigjioze kosovare, […]

BUZËQESHJA NË FYTYRAT E NXËNËSVE

Me vargjet e Naimit, në torte, u hap klasa në gjuhën shqipe në Fürstenfeldbruck Shkruan: Fatmire Krasniqi (më 13.01.2018) Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, në bashkëpunim me Këshillat e prindërve, me punën dhe përkushtimin e saj po arrin t’i nxit bashkëkombësit në rrugën e vlerave, për rrezedritën e atdheut, gjuhën shqipe. Që këtë gjuhë hyjnore t’i joshin edhe fëmijtë […]

SEMINARI PËR SENSIBILIZIMIN E MËSIMIT PLOTËSUES NË GJUHËN SHQIPE NË BAVARI

Shkruan: Fatmire Krasniqi Më 17 shkurt 2018 në Munih të Gjermanisë u mbajt seminari njëditor për mësimin plotësues në gjuhës shqipe në Bavari. Seminari ishte rrjedhojë e seminarit rajonal, që u mbajt në vitin e kaluar në Kroaci. Në seminar ishin të pranishëm, përpos mësimdhënësve edhe: Zv. Ministri i diasporës Afrim Bekteshi; Këshilltar i Lartë Politik dhe Shef në kabinetin e […]

Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari ua uron të gjithë mësimdhënësve Ditën e Mësuesit – 7 Marsin

Një popull-komb lartësohet në vlerat të larta, kur ka arsimim dhe shpirtërisht është i përkushtuar për dije dhe shkollë. Për këto vlera të dijes, që nga pellazgjishtja-Ilirishtja- shqipja e sotme, kanë dhënë shumë e shumë gjenerata. Ndërsa, rilindësit përcaktuan rrugën e shkollës shqipe duke i rezistuar dhunës së Perandorisë Osmane, e cila kishte frikë nga kjo gjuhë hyjnore, që ishte […]

Përkrahje e fuqishme për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Bavari

SHKRUAN: ISUF BYTYÇIMË 20 PRILL 2018 Mësimi plotësues në gjuhën shqipe në diasporë, krahas vështirësive të mëdha dhe frikës për asimilim, kohëve të fundit sikur po gjenë një pikë shprese nga institucionet tona kombëtare! Pikërisht, Ministria e Diasporës ka filluar ta paraqesë me përkushtim gatishmërinë e saj për t’i dhënë kurajo mërgatës, veprimtarëve dhe mësimdhënësve, të cilët janë vu në një […]

VITI SHKOLLOR, ME MËSIM PLOTËSUES, NË LANDIN E BAVARISË MBARON ME SUKSES

(Më 24.07.2018)  Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, përpos vështirësive e pengesave, ka arriti suksesshëm ta përfundoj vitin shkollor 2017/18. Gjatë kësaj periudhe janë shpërndarë fletëregjistrime, për regjistrimin e nxënësve, për vitin 2017/18, si dhe janë hapur shumë klasa e janë organizuar seminar, është mbajtur kuvendin themelues dhe ka festuar njëvjetorin e themelimit të KMPGJSH-së. Po ashtu […]