SYNIMI DHE SFIDAT E MËSIMIT PLOTËSUES NË GJUHËN SHQIPE NË BAVARI

Isuf Bytyçi:- Më 19.12.2017 Përfaqësuesit e Konsullatës së Kosovës në Munih të Gjermanisë kishin organizuar një takim të përbashkët me përfaqësuesit e MASHT-it dhe ata për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari. Në cilësinë e nikoqirit, ishin përfaqësuesit e konsullatës së Kosovës, z. Hamdi Reçica dhe z. Faket Kajtazi. Ndërsa mysafirë nga Kosova, ishin përfaqësues nga institucionet më prestigjioze kosovare, përfaqësues nga: MASHT-i, nga Instituti Pedagogjik, IPK, Drejtoria e Kompetencës – Skenderaj, AAAPARr: znj. Shyhrete Reçica, z. Armend Bajraktari, z. […]

BUZËQESHJA NË FYTYRAT E NXËNËSVE

Me vargjet e Naimit, në torte, u hap klasa në gjuhën shqipe në Fürstenfeldbruck Shkruan: Fatmire Krasniqi (më 13.01.2018) Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, në bashkëpunim me Këshillat e prindërve, me punën dhe përkushtimin e saj po arrin t’i nxit bashkëkombësit në rrugën e vlerave, për rrezedritën e atdheut, gjuhën shqipe. Që këtë gjuhë hyjnore t’i joshin edhe fëmijtë tanë mërgimtarë, që përmes ngrohtësisë së gjuhës ta ndiejnë dashurinë për atdheun, këngën, identitetin, historinë e mbi të gjitha për rrënjët […]

SEMINARI PËR SENSIBILIZIMIN E MËSIMIT PLOTËSUES NË GJUHËN SHQIPE NË BAVARI

Shkruan: Fatmire Krasniqi Më 17 shkurt 2018 në Munih të Gjermanisë u mbajt seminari njëditor për mësimin plotësues në gjuhës shqipe në Bavari. Seminari ishte rrjedhojë e seminarit rajonal, që u mbajt në vitin e kaluar në Kroaci. Në seminar ishin të pranishëm, përpos mësimdhënësve edhe: Zv. Ministri i diasporës Afrim Bekteshi; Këshilltar i Lartë Politik dhe Shef në kabinetin e Ministrit të MASHT-it, Fehmi Hysenaj; Këshilltar i Jashtëm i Ministrit- Ferim Gashi dhe Drejtori i departamentit të Arsimit në Ministrinë e […]

Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari ua uron të gjithë mësimdhënësve Ditën e Mësuesit – 7 Marsin

Një popull-komb lartësohet në vlerat të larta, kur ka arsimim dhe shpirtërisht është i përkushtuar për dije dhe shkollë. Për këto vlera të dijes, që nga pellazgjishtja-Ilirishtja- shqipja e sotme, kanë dhënë shumë e shumë gjenerata. Ndërsa, rilindësit përcaktuan rrugën e shkollës shqipe duke i rezistuar dhunës së Perandorisë Osmane, e cila kishte frikë nga kjo gjuhë hyjnore, që ishte aq e bekuar. Përpjekjet e rilindësve ishin të mëdha dhe rezistuese, përballë atyre që nuk e dëshironin shkollën shqipe. Për […]

Përkrahje e fuqishme për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Bavari

SHKRUAN: ISUF BYTYÇIMË 20 PRILL 2018 Mësimi plotësues në gjuhën shqipe në diasporë, krahas vështirësive të mëdha dhe frikës për asimilim, kohëve të fundit sikur po gjenë një pikë shprese nga institucionet tona kombëtare! Pikërisht, Ministria e Diasporës ka filluar ta paraqesë me përkushtim gatishmërinë e saj për t’i dhënë kurajo mërgatës, veprimtarëve dhe mësimdhënësve, të cilët janë vu në një detyrë të shenjtë për mbajtjen e Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe, në Bavari! Qëllim  i yni është, që të mos […]

VITI SHKOLLOR, ME MËSIM PLOTËSUES, NË LANDIN E BAVARISË MBARON ME SUKSES

(Më 24.07.2018)  Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, përpos vështirësive e pengesave, ka arriti suksesshëm ta përfundoj vitin shkollor 2017/18. Gjatë kësaj periudhe janë shpërndarë fletëregjistrime, për regjistrimin e nxënësve, për vitin 2017/18, si dhe janë hapur shumë klasa e janë organizuar seminar, është mbajtur kuvendin themelues dhe ka festuar njëvjetorin e themelimit të KMPGJSH-së. Po ashtu ka organizuar ekskursion me nxënës për në atdhe, Shqipëri-Kosovë, të financuar nga vetë prindërit, udhëtimin, nën përkujdesjen e Ministrisë së […]