PËR JU

Anila Kadija

Nga: Anila Kadija

PËR TY

Ty që pasionit i ke vënë emrin kohë
dhe kohën e kthen në dritë.
Ty që nuk të mërzit pritja,
tek çdo ditë e ke shpresën,
që ta kthesh në energji.
Pa mbajtur të fshehur lodhjen apo dhimbjen,
nga një zhgënjim i cili si për magji forcë t’u bë.
Ty që nuk të zë gjumi mbi pupla
dhe natën ëndrrat i bën mike me diturinë.