PËRFUNDIMI I VITIT SHKOLLOR 2019/20 NË LANDIN E BAVARISË

Mustafë Krasniqi

Shkruan: Mustafë Krasniqi

Në gjitha gjuhet mud të flas,
por kur me dhemb shpirit
vetem shqip bertas.
Fan.S.Noli

Në Landin e Bavarisë, shkolla shqipe me mësim plotësues, përfundoi vitin shkollor, 2019/20, sipas udhëzimit administrativë të Ministrisë së Kulturës për Bavari (Kultusministerium Bayern), më 24 korrik. Vendim, që e respekton në plotni LAPSH-i në Bavari.

Përfundimi i këtij viti shkollor ishte më ndryshe si viteve të kaluara, nga fakti se procesi mësimor u përballë me pandeminë, Covid 19, e cila jo vetëm që e kishte vështirësuar mbajtjen e mësimit të rregullt, po njëkohësisht kishte krijuar rrethana sfiduese për vetë kryesinë e LAPSH-it dhe të mësimdhënësve, të cilët ishin angazhuar për gjetjen metodës së mësimdhënies, në relacionin nxënës – mësues, në distancë.

Ky proces i mësimit, në distancë, vazhdoi të mbahet në forma të ndryshme, për nxënësit, të cilët ndjekin mësimin plotësues në gjuhën shqipe, përmes postës elektronike (Emailit), mediave sociale (Whatsapp etj.), Zoom dhe faqes zyrtare të LAPSH-it: www.shkolla-shqipe.de

Kryetari i LAPSH-it z. Milazim Ukaj së bashku me nënkryetarin e fondacionit “Besa” z. Ilir Seferi dhe mësueset Xhevahire Sylejmani-Maliqi e Blerina Shabani-Morina, gjatë prezantimit të pilotprojektit “Mësimi online” me nxënësit e tyre.

Gjatë kësaj kohe të pandemisë, përpos mësimit në distancë, kryesia e LAPSH-it, në bashkëpunim me Foundacioni “Besa”, doli me një projekt pilot „Mësimi online“, për ata nxënës të cilët janë të interesuar ta vazhdojnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe, po që nuk kanë mundësi ta ndjekin mësimin në klasa, për arsye të angazhimeve të mëdha, në mësimin e gjuhës gjermane dhe aktiviteteve tjera të obliguara.

Kjo formë e të mësuarit, përmes platformës Zoom, filloj më 20.05.2020, nga mësimdhënëset: Xhevahire Sylejmani-Maliqi dhe Blerina Shabani-Morina, të cilat fillimisht filluan ta aplikojnë këtë formë të të mësuarit dhe ta shohin se sa është e pranishme tek nxënësit. Pas mësimit tremujor, kryesia e LAPSH-it mori vendim, për vitin shkollor 2020/21, të hap fillimisht dy klasa me mësim online për të gjithë fëmijët shqiptarë, që jetojnë në Landin e Bavarisë, dhe janë të interesuar të ndjekin këtë platformë të të mësuarit.

Përpos këtyre angazhimeve dhe përpjekjes për zhvillimin e mësimit në distancë, kryesia e LAPSH-it shpërndau për të gjithë nxënësit dëftesat e notimi, ku dhe kërkoi nga mësimdhënësit të respektohet rregulla e pandemisë, që këtë vit të mos ketë ceremoni, por në mënyrë simbolike t’u bëhet dhënia e dëftesave, nxënësve të cilët kanë ndjekur procesin mësimor.

Në këtë përmbyllje të këtij viti, kryesia e LAPSH-it i falënderoj Këshillat e Prindërve, prindërit dhe disa shoqata, të cilat me veprimtarinë e tyre u vu në interes të shkollës shqipe dhe kontribuuan për sensibilizimin e saj, e në veçanti sponsorin kryesor Fondacionin “Besa”, Po ashtu dhe RTK-n e cila dha disa emisione për shkollën shqipe në Bavari.

Me rastin e manifestimit të 7 Marsit, ditës së Mesuesit në Mynih të Gjermanisë
Me rastin e manifestimit të 7 Marsit, ditës së Mesuesit në Mynih të Gjermanisë

Dëftesat u shpërndan në këto shkolla: Në Munich në GS an der Grafingerstraße, Berg-am-Laim-Straße, Am Hart/Milbertshofen. Pastaj në Holzkirchen, Fürstenfeldbruck, Garching, Rosenheim, Kolbermor, Nürnberg, Freising, Abensberg, Deggendorf, Dingolfing, Landau a.d.Isar, Landshut dhe Straubing në prani të kryesisë së Lidhjes së arsimtarëve dhe prindërve Shqiptarë për Bavari (LAPSH-it) të kryetari z. Milazim Ukajt, nënkrystarit Selim Hotit, sekretarit Avdi Kolukajt dhe të arkatarit z. Rexhep Nikçit përfaqësues, për kulturë dhe sport, nga Fondacioni “Besa”! Ndërsa në Rosenheim, Freising, Abensberg dhe Mynih Grafingerstr. dhe Berg-am-Laim-Str. i pranishëm ishte edhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Mynih z. Afrim Nura.

Të gjitha këto takime, kishin një porosi të qartë, se duhet të angazhohemi për rritjen e numrit të nxënësve dhe të klasave të reja, për ruajtjen e gjuhës te fëmijët mërgimtarë, që të mos e harrojnë ata gjuhën e tyre. Ku përmes ruajtjes së gjuhës, ruan identitetin dhe identifikohet me origjinën e vendlindjes, thanë kryesuesit e LAPSH-it.

Si kërkesë e veçantë e kryesisë së LAPSH-it ishte për bashkëkombësit mërgimtarë-shqiptarë, angazhimi dhe dërgimi i fëmijëve në shkollën shqipe me mësim plotësues, po njëkohësisht në përmbyllje të këtij viti u pasqyrua suksesi dhe puna e mësimdhënësve dhe e kryesisë së LAPSH-it në Bavari. Po ashtu, në takimin përmbyllës të vitit, që u mbajt me Këshillin e Arsimtarëve, u përshëndetën të gjitha mësimdhënëset/it: Blerina Shabani-Morina, Mirvete Ismaili, Shqipe Kolukaj, Xhevahire Maliqi-Sylejmani, Anila Xhani, Bislime Gashi, Fahrije Basha, Ismije Haxhaj-Demolli, Valbona Roqi, Esengyl Sallauka, Nevila Saja, Syzana Meçe, Valentina Coli dhe Nazlije Fazli. U përshëndetën edhe ato mësimdhënëse, të cilët gjatë pandemisë ishin në mësimdhënie, në distancë, dhe ju ofruan mësim nxënësve përmes zoom, postës elektronike, u falënderua edhe koordinatori, z. Mustafë Krasniqi, dhe mësuesja, Lume Daci Hoti, të cilët gjatë kësaj kohe të pandemisë bënë përzgjedhjen e njësive mësimore, për nxënës të cilët kanë ndjekur rregullisht Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe, dhe mundësuan që përmes webfaqes zyrtare të LAPSH-it në Bavari: www.shkolla-shqipe.de, t’i përcjellin, si dhe përmes postës elektronike (Emailit), mediave sociale etj.

Ky vit, me të gjitha vështirësitë që i pati, u përmbyll me sukses, dhe ajo që të bënë të ndihesh mirë dhe krenar ishin fytyrat e buzëqeshura të nxënësve, në pranimin e DËFTESAVE, tha z. Ukaj.