Përmbledhje poezish nga poeti, Fran Tanushi

Shkruan: Fran Tanushi

UNË JAM I ATJESHËM

Unë jam
ky që jam
e këtu jetoj
I këtushëm s‘jam

E di se unë 
se kush jam

dhe nga kam ardhur
Unë i atjeshëm jam

VARGJE PËR KËTË QYTET

Këtij qyteti
të përgjumur nga mosha
Ia mësova të gjitha rrugët
të gjitha labirinthet
ku dhimbja e krenaria
së bashku flenë
Si taksë
e viteve që m’i vodhi
në kërkim të mollës së artë
kopshtijeve të tij zbrazët                                                                                                                               Këtij qyteti
sa e sa buzëqeshjeje
dhe vaje i kam falë
është ky që
një copë jetë nga jeta ime
peng në vete e mbanë

URREJTJA

E urrej lirinë
lirinë e atij që vret
atij që në emër të lirisë e vret lirinë
të lirisë së lirisë së vrasjes
E urrej lirinë e atij që ka liri
të vrasë në emër të lirisë
lirisë se atij që është i lirë
të vrasë atë dhe në emër të tij
lirinë e atij që s’ka liri
E urrej edhe lirinë time
lirinë që më lejon të urrej
lirinë e urrejtjes
e urrej

MOLLA E KUQE

Mollës së kuqe

iu zbeh ngjyra

I humbi shija

Mollës së kuqe

ia thyen degët

E kaploi mërzia

Mollës së kuqe

rrethuar më dritëza

iu  vra shpresa

Mollës së kuqe

ia shkulën rrënjët

Mbeti kujtesa

 më

    TTË KAM PARË RËT

të kam parë

kur je zgjua

nga shtrati im

lehtas dole

duke ecur maje gishtërinjësh

me këmishën e qullur në dorë

të kam parë

kur ike duke u fshehur

pas murit të vajit

tek shtrydhje

këmishën e hollë

nga djersët tona valë

e unë

personazhi i aktit të mbaruar

gojëmbyllur mbeta

pa mundur të të pyes

në cilin pellg dashurie

e prangosë(m) epshin

TEATRI I MARREZISE

Në teatrin e  absurdit

skena moderne

Mbi shpatullat e spektatorëve

dehur pas epshit skenik

luhen dramat e marrëzisë

Personazhet  freskojnë ballin

me lotin e tyre të  vakët

Tek sa mishërohen

me qetësinë vrasëse

t’spektatorit naiv

ÇFARË NGJAU ME MIKUN

Miku im ka ndryshuar
Dikur dhe ai si unë veshte gjins shtizë
Dhe mbante flokë të gjatë
Unë bartë akoma bluzë më xhepa
Ai veshë xhaketë dhe kravatë

Edhe miku im si unë dikur 
Ka qenë kështu siç jam unë
Një idealist i pamposhtur
Sot ai është bërë kuadër shteti
Më egon e vet të pangopur

Mua miku tanimë më ka harruar
S’ka kohë të “humbë” me mua
Karriera ka prioritete tjera
Por kur do të shembët pirgu
Prapë kampër t’iu kujtuar.

MËSO ME KËRKUE FALJE

Kërko falje

Që të lash

i nxan isha

mbas kërkimit t’ fatit tem t’bjerrun

dhe punëve të mija

të vockla

qe më murën kohë të mëdha

E ndjej sa më mungon

Pra më fal

që nuk gjeta kohë

me ndejtun ma gat

me ik u detyrova

m’u arratisun

udhë me u lëshue

atyne qe kanë nxan udhë

E di se duhet mësue me kërkue t’falun

Kërkimfalja

asht lehtësim

nga njajo barrë qe randon

çlirim asht

nga makthi i lidhun nyje n’grykë

ndërgjegjja e vrame

peng i përjetshëm asht.

Mëso falje me kërkue