Pritja e organizuar nga Ministri shtetëror bavarez i financave z. Albert Füracker

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Mynih vazhdon aktivitetin dhe përfaqësimin e suksesshëm në instanca të ndryshme bavareze por edhe tek përfaqësitë e tjera konsullore.

Fotografia e Mynih Konsullata e Përgjithshme

Në vazhdën e këtyre takimeve Konsulli i Përgjithshëm z. Afrim Nura i ftuar nga udhëheqësi i Kancelarisë shtetërore bavareze, njëkohësisht edhe Ministër për çështje federale dhe evropiane dhe për media, z. Dr. Florian Herrmann, mori pjesë në drekën e shtruar për nder të fillimit të misionit të udhëheqësve të rinj të përfaqësive konsullore në Bavari.

Fotografia e Mynih Konsullata e Përgjithshme

Pjesëmarrje në kuvendin e përgjithshëm të Këshillit Ekonomik Bavari – Wirtschaftsbeirat Bayern- me ç’rast ligjëruan dhe mbajtën fjalë personalitete të ndryshme të qeverisë gjermane dhe bavareze si Prof. Dr. Angelika Niebler, Presidente e Këshillit Ekonomik Bavari, znj. Ursula von der Leyen, Ministre federale për shumë mandate tani Presidente e Komisionit Evropian, pastaj Dr. Markus Söder Kryeministër i Bavarisë e shumë personalitete tjera.

Ky kuvend u kurorëzua me pritjen e organizuar nga Ministri shtetëror bavarez i financave z. Albert Füracker në pallatin rezidencial në Mynih.(Marr nga faqja e Konsullatës).