BISEDË E LIRË

ORA E SHQIPES

Përmes kësaj webfaqe, Bisedë e Lirë, thërras të gjithë bashkëkombësit,  të gjitha trojeve shqiptare, të Shqipërisë Etnike, të bashkuar të veprojmë për të shpëtuar pjesën më vitale të kombit, fëmijët tanë mërgimtarë!
Fëmijët të cilët, pa fajin e tyre, kanë filluar, brezi i dytë, ta belbëzoj gjuhën e bukur, gjuhën shqipe,mbase edhe ta harrojnë atdheun. Pra, nëse ne dhe institucionet tona rrinë të heshtura, në përgjumje, ka drojë se e ardhmja e këtyre fëmijëve mërgimtarë do të asimilohen!
Për të mos u përsëritur skenat e dhimbshme, të asimilimit, së bashku të punojmë në këtë drejtim, pa ndikime fetare, politike dhe ato partiake.

Temat do të jenë:

  1. Sa jemi duke punuar, si komunitet shqiptar, për ta sensibilizuar çështjen e mërgatës shqiptare, konkretisht të mësimit plotësues në gjuhën shqipe, tek bashkëkombësit mërgimtar?
  2. Për ngritjen e vetëdijes kombëtare, për ta ruajtur gjuhën shqipe te fëmijët tanë, mërgimtarë, si duhet të veprojmë?
  3. A duhet të jemi të bashkuar një zëri, për mërgatën shqiptare, të gjithë shqiptarët, kudo që janë, për ruajtjen e gjuhës shqipe te fëmijët mërgimtarë?
  4. Mërgata shqiptare ka vetëm një adresë: kulturën, historinë, gjuhën shqipe, Shqipëria Etnike! Andej që mendoni për zërat që fusin përçarje të qëllimta? A e meritojmë si komb këtë?

Ps. Pra, të gjithë ata që duan të kontribuojnë në këtë drejtim: Për kulturën, historinë, mësimin plotësues në gjuhën shqipe, me opinionet e tyre, ju kërkojmë t’i shmangen ndikimeve politike, fetare dhe ato partiake.

Presim zërin e juaj, bashkëkombës të respektuar, njëkohësisht edhe shkrime të kësaj natyre, përpos opinioneve…

Me respekt
Redaksia

1 thought on “BISEDË E LIRË

  1. Të diskutojmë rreth temës, për ta shpëtuar mërgatën, fëmijët shqiptarë, nga asimilimi.
    Çdo bisedë, shqetësim, në këtë drejtim na bënë më të fuqishëm dhe të bashkuar, shqiptar kudo që jeni!
    Të mos ngurrojmë të shprehim brengat tona, për ta shpëtuar mërgimtarin.

Schreibe einen Kommentar