TAKIMI I Z. MUSTAFË KRASNIQI ME GRUPIN PUNUES PËR HARTIMIN E DOKUMENTACIONIT PEDAGOGJIK NË MASHT

Komisioni për hartimin e dokumentacionit pedagogjik-shkollor në MASHT-it, në përbërje nga: Habib Aliu – kryetar, Avni Rexha-anëtar, Fetah Kasumi-anëtar, Arian Mustafa-anëtar dhe Nazan Safqi-anëtaren në takimin e datës:10.09.2019, shqyrtoi kërkesën me nr. 3358, të datës: 09.09.2019, lidhur me miratimin e dy projekteve sipas kërkesës së Këshillit të Arsimtarëve të LAPSH-it në Bavari-Gjermani, të nënshkruar nga Koordinatori i Këshillit të Arsimtarëve Mustafë Krasniqi.

Kërkesat, e drejtuar pranë Ministrisë së Arsimit, nga Z. Mustafë Krasniqi, përfaqësues i Këshilli i Arsimtarëve të LAPSH-it në Bavari u shqyrtuan nga Komisioni. Në këtë takim mori pjesë edhe z. Mustafë Krasniqi i cili paraqit draft-dokumentin për Ditarin e Punës dhe Planin orientues, global dhe mujor për mësimin plotësues në Gjuhën Shqipe.

 Këto dy projekte të lartpërmendura, sipas Krasniqit, do ta rrisin kualitetin dhe përgjegjësinë institucionale e profesionale të mësimdhënësve të mësimit plotësues në landin e Bavarisë, të cilët/at plotësojnë njërën nga nevojat e domosdoshme të mësimdhënies, që deri më tani na ka munguar! Në Vazhdim z. Krasniqi theksoj se, Këshilli i Arsimtarëve, pranë LAPSH-it në Bavari, dëshirojnë, që çdo veprim të jetë legjitim nga institucionet tona kombëtare, që dhe na obligojnë të jemi në vijën institucionale, ngaqë dhe jemi qytetarë të saj, tha Krasniqi.

Sipas Habib Aliut, ky komision, do të punojë mbi parimet e ligjshme, aq sa na lejojnë politikat dhe rregullat institucionale. Ne konstatojmë se këto dy projekte, të cilat i kemi në dorë, kanë bazë për shqyrtim dhe do t’i shqyrtojmë në bazë të rregullores së MASHT-it.  Po ashtu Rerxha, Kosumi, Mustafa dhe Safqi shfaqen një interes të veçantë për zhvillimin e procesit mësimor dhe si bëhet financimi i mësimdhënësve në këtë Land?

Gjatë diskutimit, z. Aliu, shtoi: në bazë të ligjit që na lejon dhe bashkëpunimit të ndërsjellët me LAPSH-in në Bavari, lidhur me dokumentacionin pedagogjik-shkollor për mësimin plotësues në diasporë konkretisht me ju, z.Krasniqi do të punojmë rreth këtyre dy projekteve, të lartpërmendura.

Gjatë takimit të këtij grupi punues, u vunë në pah dhe shumë vështirësi, të cilat po i has mërgata jonë, rreth çështjes së Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në përgjithësi, konkretisht në Landin e Bavarisë. Po ashtu, ishte interesimi i ndërsjellët për një bashkëpunim më të mirë, me qëllim që mërgata jonë të ndiehet e fuqishme me përkrahjen institucionale, ku Krasniqi tregoi shqetësim për zhvillimet, që i përjeton heshturazi mërgata jonë! Ai tha: Është më tepër se një dhimbje shpirtërore e kombëtare, që brezi i dytë ka filluar të mos e flasë gjuhën e bukur, shqipen, e mos të flasim për brezin e tretë që ka drojë që ta harroj gjuhë në tërësi, apo edhe të asimilohet, fare! Por, ne së bashku me institucionet e dy shteteve tona kombëtare, do të përpiqemi, që ta  parandalojmë këtë të keqe, e cila po i kërcënon mërgimtarët shqiptarë, kudo që janë! Më tej shtoi z. Krasniqi: Përpos kësaj dukurie të shëmtuar dhe të dhimbshme, po i shtohet edhe një dukuri tjetër edhe më e dëmshme, në kohëve të fundit. Zbrazja e atdheut nga gjenerata e re, që po lë atdheut dhe po merr në sy mërgimin, pa e shikuar perspektiven e fëmijëve të tyre, të cilët në hapat e parë ndeshen me vështirësi të ndryshme.

Në fund, Komisioni u zotua se do të jetë i përkushtuar në kërkesat e parashtruara nga LAPSH-i, se do të punojmë në harmoni me legjislacionin në fuqi dhe politikave institucionale e kombëtare, pa dallim, konkretisht për atë që jemi të thirrur në emrin e komisionit për hartimin e dokumentacionit pedagogjik-shkollor, në MASHT (MK).