Zoti atë ditë nuk ishte në Dubravë

(Në kujtim të masakrës së Dubravës)

Sali Bytyqi

Nga Sali Bytyqi

Zoti atë ditë nuk ishte në Dubravë

Më 22 maj 1999 në Dubravë mungoi Zoti.
Ishim ne, në njërën anë
Në tjetrën serbët.

Zoti nuk ishte aty.
Ishim ne shqiptarët pa asgjë
Ishin serbët të armatosur deri në dhëmbë.

Zoti mungoi atë ditë në Dubravë.
Përndryshe, si do të lejonte të ndodhte ajo që ndodhi?
Si nuk do t’i pëlciste zemra kur të shihte gjithë ato viktima?

Përse nuk e ndalonte gjakderdhjen?
Përse rrinte aq indiferent Zoti?!
Zoti atë ditë nuk ishte aty.

Vetëm ne ishim dhe serbët.
Prandaj serbët vranë aq sa vranë
Prandaj serbët e ndaluan vrasjen kur deshën vetë.

Po, më 22 maj 1999 Zoti na braktisi
Na la të vetëm përballë serbëve të etur për gjak
Zot nuk kishte në Dubravë atë ditë.

1 thought on “Zoti atë ditë nuk ishte në Dubravë

  1. Një poezi prekëse, nostalgji për atë ditë, në Dobravë, të pashpresë për jetë.
    Përmes mungesë së fuqisë, figura del më e fuqishme atëherë kur autori, përmes përballjes me egërsinë kërkon fuqinë- zotin, pse kishte munguar atë ditë?
    E si thotë autori:

    Vetëm ne ishim dhe serbët.
    Prandaj serbët vranë aq sa vranë
    Prandaj serbët e ndaluan vrasjen kur deshën vetë.

    Autori përmes kësaj poezisë dhe figurës së përsëritur “Zoti na braktisi”, del përtej fuqisë njerëzore dhe asaj universale, duke kërkuar nga fuqi e përgjithshme përgjigjeje: Ku ishte në atë kohë të masakrave dhe pse na braktisi?
    Poezia në vete ngardhen një histori tragjike, ku përmes figurës, brendësisë së saj ka përqëllim ta tregon realiteti, edhe pse duket se flet me pesimizëm të kohës për jetë. Po, në këtë poezi gjejmë fuqinë e ndërtimit, ironizimin dhe pasqyron ligësinë e Serbisë.
    Ngaqë një arsenal ushtarako-policor, të shtetit terrorizues vret njerëz duar lidhur, e nga ta ka frik se edhe të lidhur do ta mundin. Poezia edhe pse shpesh e përmend mungesën, në atë mungesë gjen ringjalljen e fuqisë.

Comments are closed.