Pra unë, ju uroj Festën,
Juve më të dashurit, më të sinqertit, më të vyeshmit, më të dalluarit, më të nderuarit, por edhe më lavdishmit për Njerëzimin, prej Zotit, Mësues-e të nderuar! Urime 7 MARSI, kjo ditë e Mësues-it/es. Ju që i mësuat dhe po i mësoni, fëmijët tanë të shtrenjtë, duke ua dhuruar atyre dituri, Mençuri, dinjitet, ardhmëri të begatë dhe mbi të gjitha, edukatë!

Të gjitha këto dhe, shumë Gjëra të tjera, me vlerave, jua shndërruat në dukuri të zakonshme, që do t‘i kenë gjatë gjithë jetës së tyre. Ju Mësues-e, duhet të jeni krenarë, Ndërsa, ne të jemi falënderues, për punën fisnike dhe humanitare, që e bëni, dhe jemi mirënjohës, për të gjitha gjeneratat, që i dhatë dhe po i jepni shoqërisë shqiptarë në veçanti e, njerizimit në përgjithësi.
Ju Mësues-e të nderuar-a, me kontributin e juaj të përhershëm dhe të palodhshëm, siç shkruante Naimi ynë: „ Punë – punë, natë e ditë, që të shohim pakëz dritë!“ Pra, ju që na dhuruat: mësues, doktorë, ingjinjerë, artistë, astronautë e tje. Meritoni, më tepër dhe, urojmë që të Gjithë mësues-it/et shqiptar/e, ku do që janë: Shqipëri, Kosovë, Iliridë, Malësi e Madhe, Kosovë Lindore, Çamëri si dhe në mbarë Botën mërgimtarë të kombit tonë, kudo që gjenden, jua urojmë 7 MARSIN – Ditën e Mësuesit!
Por, kryesisht, të gjithë atyre që jetojnë, veprojnë dhe e përkrahin Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, jua urojmë këtë ditë kaq të shenjtë dhe fisnike. Ndërsa, fëmijëve tanë, iu dëshirojmë që me sa më tepër sukses, ta mësojnë gjuhën e tyre të bukur, historinë, kulturën, gjeografinë dhe Traditat kombëtarë.
Pra, edhe një herë, urime 7 MARSI – DITA E MËSUESIT, shqiptarë, kudo që jeni!
Nënkryetari i KMPGJSH-së, në Bavari, Tefik Jaha