ATDHEU

EMIN Z. EMINI:

Shkruan: EMIN Z. EMINI

atdhe është një gjethe e këputur ulliri
rënë rrëzë një shkëmbi

është dhe këmishë e gjakut
që vaj i parë i foshnjës e shqyen

është liria e njgjyrave të ylberit
në telajon e kaltërremë
dhe kënga e zhegitur e gjinkallës
në sofrën e verës së bereqetshme

është një stërkalë e dashuruar deti
që në përqafimin e prushanës së bregut shuhet
është dhe amaneti
në rrudhat e ballit të babëlokut
këmbëkryq ulur në ballë të oxhakut

është diell i përditshëm
që kurrë nuk soset

është udha e dëshmorëve
dhe bukë e ndorme

atdheu është kapërdirja e nënës
kapërdirja o qiell i çarë
kur i shkon haberi për të birin e vetëm
se iu fal altarit të lirisë

është dhe eden
dhe arkivol është
për çdo ditë të zotit