“DHEU ËSHTË FLORI “

REDAKSIA

   Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH-i) në Bavari, me nxënësit e saj do të marrë pjesë në festivalin ndërkulturor në Munih të Gjermanisë, në mes komuniteteve tjera dhe atë vendore. Krahas komuniteteve tjera, shkolla shqipe në këtë festival do të marrë pjesë me pjesën  teatrale “Dheu është flori “, përrallë e shkruar nga shkrimtari, atdhetari, rilindasi i madh shqiptar, Sami Frashëri, si dhe me vallën “Kosovare”.

  Për këtë eveniment LAPSH-i fton të gjithë bashkëkombësit, fëmijë, nxënës dhe prindër, që jetoni e veproni në Landin e Bavarisë të jeni të pranishëm, pjesë e këtij  festivali shumëgjuhësh; Ku do të keni mundësi të përcjellni për 30  minuta, nxënësit  e shkollës shqipe me programin të përgatitur nga grupi për kulturë i Këshillit të Arsimtarëve me mësueset: Nife Arifi, Valbona Roqi dhe Drenusha Istogu.

Pra, nxënësit e shkollës shqipe do të përformojnë në gjuhën, traditën dhe kulturën shqiptare, të trashëguar ndër  breza. Po ashtu do të keni mundësi të ndiqni përralla dhe tregime nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Bavari, të cilat do të interpretohen nga fëmijët në gjuhën amtare dhe gjermane.

Të nderuar bashkëkombës bashkohuni me ne, të bashkuar t’i japim porosi të fuqishëm arsyes, shkollës shqipe, ruajtjes së gjuhës, kulturës dhe të traditës shqiptare; Me këtë jo vetëm që ruajmë identitetin kombëtar, por mbi të gjitha kryejmë një obligim moral ndaj atdheut!

Bashkëkombës ejani së bashku nxënësve shqiptarë, të shkollës shqipe, t’ju japim zemër, krenari!

Takimi mbahet të shtunën, më 21.05.2022, nga ora 12:00-17:00, kurse nxënësit e Shkollës Shqipe do të përformojnë nga ora 14:00 deri në ora 14:30, në Stadtbibliothek im Motorama / Gasteig

Rosenheimer Straße 30-32, Munih

Organizator i këtij takimi është  “MORGEN e.V.”

Kulturreferat der Landeshauptstadt München

Hyrja falas