Disa lëndë ushqyese për një mendje të shëndetshme

Ekzistojnë disa faktorë të tillë si regjimi ushqimor, që mund të bëjnë një ndryshim të madh kur bëhet fjalë për shëndetin dhe fuqinë e trurit. Në mënyrë të veçantë, marrja e llojit të duhur të lëndëve ushqyese mund të ndihmojë në mbrojtjen e funksioneve njohëse. Ju njohim më poshtë me lëndët ushqyese më të rëndësishme.

Vitamina D: Vitamina D është e njohur gjerësisht për rolin e saj në fortësinë e kockave sepse është thelbësore për përthithjen e kalciumit nga organizmi. Por ajo është e rëndësishme edhe për shëndetin neurologjik sepse ndihmon në ruajtjen e strukturës së neuroneve. Në thelb, vitamina D mbron trurin nga efektet e plakjes dhe forcon shëndetin tuaj mendor. Mungesa e vitaminës D në organizëm lidhet edhe me ndryshimet e humorit dhe depresionin. Për të rriturit, doza rekomanduar ditore është 20 mikrogramë.Ushqimet e pasura me këtë vitaminë janë: peshku ton, salmoni, mëlçia e viçit dhe të verdhat e vezëve. Gjithashtu kur ekspozoheni në diell, ju ndihmoni trupin tuaj të prodhojë më tepër vitaminë D.

Omega-3: Disa lloje të acideve yndyrore omega-3 janë të dobishme në mbrojtjen kundër inflamacionit të qelizave të trurit. Hulumtimet kanë treguar se kjo mund të lidhet me efekte të dobishme në çrregullimet e humorit. Madje disa studime tregojnë se konsumi i ushqimeve me omega-3 lidhet edhe me një rrezik më të ulët të zhvillimit të sëmundjes së alzheimerit, demencës dhe problemeve të tjera të ngjashme. Me kalimin e moshës është shumët e rëndësishme të siguroheni që të konsumoni sasi të mjaftueshme të omega-3. Ka shumë ushqime të pasura me omega-3 të tilla si salmoni, sardelet, arrorët dhe fasulet.

Magnezi: Magnezi është shumë i rëndësishëm për shëndetin dhe funksionin e trurit. Hulumtimet kanë treguar se ky mineral i fuqishëm është veçanërisht jetik për sistemin nervor dhe mbron neuronet nga shkatërrimi. Krahas kësaj ka prova të forta që sugjerojnë se magnezi luan një rol në parandalimin e migrenës, depresionit dhe ankthit. Të rriturit kanë nevojë për 310 deri në 420 miligramë magnez në ditë. Për të përfituar më shumë nga ky mineral, konsumoni më shpesh me ushqime të pasura me magnez si spinaqi, fasulet dhe orizi kaf ose mund të merrni një suplement ditor.

Vitamina C: Vetitë antioksiduese të vitamonës C jo vetëm që forcojnë imunitetin por edhe ndihmon edhe trurin. Ajo pengon shkatërrimin e qelizave të trurit dhe kjo mund të ndihmojë në rritjen e përqëndrimit dhe të aftësive njohëse. Mungesa e vitaminës C në organizëm është e lidhur gjithashtu me simptomat e depresionit. Lajmi i mirë është se është shumë e lehtë të marrësh vitaminë C mjaftueshëm përmes ushqimit. Femrat kanë nevojë për 75 miligramë vitaminë C në ditë, ndërsa meshkujt për 90 miligramë në ditë. Specat, agrumet, brokoli, lakrat e brukselit, frutat e pyllit janë disa nga ushqimet e pasura me vitaminë C.

Vitamina B12: Jo vetëm që B12 ndihmon në zhvillimin dhe funksionimin e duhur të trurit, por është jetik në parandalimin e disa sëmundjeve të sistemit nervor qëndror si çrregullimet e humorit dhe demencës. Të rriturit kanë nevojë për 2,4 mikrogramë në ditë, ndërsa gratë shtatzëna dhe ato me gji për 2,8 mikrogramë në ditë. Vitamina B12 gjendet natyrshëm tek produktet shtazore si edhe tek drithërat (marrë nga „Gazeta Shendeti