Diskutime

ORA E SHQIPESBISEDË E LIRË

Përmes kësaj webfaqe (www.uraebashkuar.com), Bisedë e Lirë, thërras të gjithë bashkëkombësit,  te të gjitha trojeve shqiptare, të Shqipërisë Etnike, të bashkuar të veprojmë për të shpëtuar pjesën më vitale të kombit, fëmijët tanë mërgimtarë!
Fëmijët të cilët, pa fajin e tyre, brezi i dytë ka filluar ta belbëzoj gjuhën e bukur, gjuhën shqipe. Pra, nëse ne dhe institucionet tona rrinë të heshtura, në përgjumje, ka drojë se e ardhmja e tyre do të vije deri te asimilimi!
Për të mos u përsëritur këto skenat të dhimbshme të asimilimit, ne, shqiptarët kudo që janë së bashku të punojmë në këtë drejtim, pa ndikime fetare, politike dhe ato partiake.

Temat do të jenë:

  1. Sa jemi duke punuar, si komunitet shqiptar, për ta sensibilizuar çështjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, tek bashkëkombësit mërgimtarë?
  2. Si duhet të veprojmë, për ngritjen e vetëdijes kombëtare, për ta ruajtur gjuhën te fëmijët mërgimtarë?
  3. A duhet të jemi një zë, për mërgatën shqiptare, për ruajtjen e gjuhës shqipe te fëmijët mërgimtarë?
  4. A duhet të jetë i domosdoshëm unifikimi i diasporës shqiptare, për shkollën shqipe?

Ps. Nga të gjithë ata që duan të kontribuojnë në këtë drejtim, për mësimin plotësues në gjuhën shqipe, me opinionet e tyre, kërkojmë t’i shmangen ndikimeve politike, fetare dhe ato partiake.

Presim edhe shkrime të kësaj natyre, përpos opinioneve…

Emaili: infouraebashkuar@gmail.com

Me respekt
Redaksia