
Dje, më 17.07.2021, kryesia e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari – LAPSH, në Mynih të Bavarisë mbajti dy takim të rëndësishme, lidhur me procesin mësimor dhe vizionin e mëtutjeshëm të ngritjes dhe ndërgjegjësimin e bashkëkombësve mërgimtarë, që jetojnë dhe veprojnë në këtë republikë, për dërgimin e fëmijëve në shkollën shqipe. Takimin me Konsullatën e Republikës së Shqipërisë dhe takimi me mësimdhënësit e LAPSh-it në Bavari.
Takimin me Konsullatën e Republikës së Shqipërisë u zhvillua në ambientet e Konsullatës së përbashkët të Republikës së Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, me ftesën e Konsullatës së Republikës së Shqipërisë, dr. Dashnor Ibra, e ftuar për këtë takim ishte edhe konsullata e Republikës së Kosovës, e cila nuk mori pjesë me arsyetimin se kishte takime tjera.
Në fillim të hapjes së takimit, konsulli, dr. Dashnor Ibra, pasi përshëndeti përfaqësuesit e kryesisë së LAPSh-it shpalosi qëllimin dhe vizionin e takimit, ku si fokus kishte projektin e rëndësishëm për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Bavari dhe si qëllim primar bashkëpunimin e mëtejshëm për këtë projekt mbarëkombëtar. Gjë që për këtë bashkëpunim u cek edhe deklarata e përbashkët e dy konsullatave me LAPSh-in. Nevoja e këtij bashkëpunimi lidhet me përgjegjësinë në rritje që mbajnë përfaqësitë konsullorë shqiptarë dhe LAPSH, me zyrtarizmin e gjuhës shqipe nga Ministria e Kulturës dhe Arsimit të Bavarisë.
Ndërsa, kryetari i LAPSh-it njoftoi konsullin për punën, angazhimin dhe sfidat që u përballë kryesia dhe mësimdhënësit e LAPSh-it për gjatë vitit 2020/21. Në këtë takim pati edhe disa vërejtje dhe kërkesa për ndryshimin e sistemit organizativ, që shpie në rritjen e sensibilizimit të mërgatës shqiptare për ruajtjen e gjuhës amtare, te fëmijët shqiptarë.
Në mungesë të përfaqësuesve të Konsullatës së Republikës së Kosovës, disa pika nuk u diskutua fare dhe në këtë përfundim të takimit u ra dakord që në muajin shtator 2021, të realizohet takimi i ardhshëm midis përfaqësuesve të të dy Konsullatave të Republikës së Shqipërisë dhe Republika e Kosovës-së në Munih dhe Kryesisë së ngushtë të LAPSH-it.
Ndërsa në takimin tjetër, të pasdites, kryesia e LAPSh-it që mbajti me mësimdhënësit, ishte një takim i lirë, për t’u takuar me mësimdhënësit në fund të vitit dhe për t’i njoftuar me punën dhe sfidat që i presin në të ardhmen. Në hapjen e këtij takimi kryetari i LAPSh-it, përpos që i përshëndeti mësueset e pranishme i falënderoi për punën dhe angazhimin e tyre, në procesin mësimor dhe i njoftoi se për vitin 2021/22 se do të kemi një rritje të numrit të nxënësve. Redaksia
