EMIN Z. EMINI: FEJA

FEJA

i falem
xixës së urorit e strallit
një atomi të oksigjenit
gjakut të fijës së barit
ofshamës së prostitutës
këngës së athët të kavallit
zdralës së djersës në jakat e një këmishe
iksit në detyra matematike
një kuanti i falem

i falem
dhëmbit të rënë të një fëmije
gungës së devesë
flatrave të dyllta të ikarit
ngjyrës së kokrrës së misrit
vreshtit vrarë lie lirisë së kërmillit
pëlcitjes së gëlqeres për një pikë ujë
një thërmie pluhuri që paqja i shkilet
t’madhërishmit zot i falem

djallushkë ty të falem
më shumë se perënditë të dua

edhe nëse i biri i ferrit do të jem
moirë
feja ime është dashuria

Leave a Reply

Your email address will not be published.