Nga Sylë Gosturani
Dragobia toponim shumë i dëgjuar e shumë i njohur. E kanë bërë të tillë lumi i Valbonës që gjarpëron në të gjithë gjatësinë e saj, bukuria e vargmaleve, të cilat zanafillën e kanë nga Jezerca , zbresin pothuajse paralel me të dy krahët e Valbonës duke formuar shpate të thikta, të pjerrta e pak të pjerrta, duke formuar një reliev të shumëllojtë të atyre shpateve, të cilat me maja të zhveshura e me shpate plot me pisha , bredha , ahe e shumëllojshmëri shkurresh i japin asaj treve bukuri të rralla e shumë të lakmushme për turistët e vizitorët , që në të gjitha stinët e vitit e vizitojnë atë vend duke u larguar nga andej me mallë e shpresë për t’u rikthyer përseri. Ajo natyrë, me shumëllojshmëri pamjesh, me shumëllojshmëri drurësh, shkurresh, barërash, me kaltërsinë e oshëtimën e lumit të Valbonës, ka ndikuar në edukimin atdhetar, bujar, artistik, punëtor e liridashës të banorëve të asaj gryke që njihet me emrin “Gryka e Dragobisë”. Ajo grykë e ashpër ka hyrë në histori si vendmbrojtja e Bajram Currit, si vend i rezistencës antipushtuese të të gjitha llojeve agresive e pushtuese, vend, që ka nxjerrë artistë e artiste, sa nuk gaboj po të them : të gjithë dragobiasit këndonin, kërcenin , u binin dajreve (çiftelisë, fyellit , defit e lahutës) . Nëpërmjet dritareve të shtëpisë së Fatimes , që është e ndertuar pothuajse në pjesën e poshtme të fshatit Dragobi në një breg pak të ngritur mbi krahun e majtë të rrjedhjes së Valbonës, shihen bukurite e gjithë gjatësisë së luginës, shihet kaltërsia dhe dëgjohet oshtima melodioze e Valbonës, që njihet një nga lumenjtë më të bukur të Shqipërisë. Ajo natyrë e nderthurur, me ëmbelsitë e saj, me ashpërsitë e saj, me gjelbërimin e saj, me thepat e gërxhet të veshur me aha, pisha, bredha, maja të thepisura, gropa e humnera të thella, ku shpesh herë dëbora e re mbulon të vjetrën, ndikoi në formimin e përsonalitetit kulturor të Fatime Sokolit. Fatimja lindi në Dragobi (15-6-1948-të), u rrit në Dragobi , punoi në Dragobi , në atë natyrë frymëzuese dhe në mes të një komuniteti gazmor, liridashës, bujarë e shumë entuziast. Kam patur fatin të njihem dhe të punoj me Fatime Sokolin. Në dhjetor të vitit 1968 u emërova drejtues shkolle në fshatin Valbonë , që administrohej nga zona Dragobi . Në atë kohë Fatimja ishte mësuese muzike në shkollën Dragobi dhe përgjegjëse e kulturës për gjithë zonën e Dragobisë ku bënin pjesë edhe Valbona e Çeremi ç’ka dua të them , se Fatimen e njoh edhe si mësuese edhe si artiste. Ajo në jetën e saj të shkurtër i dha vehtes e vend lindjes së saj, Tropojës, namë e zë. Si mësuese ajo me këngët , vallet e humorin u edukoi vogëlushëve e vogëlusheve të bashkfshatarëve të saj atdhedashurinë, krenarinë kombëtare, dëvotshmërinë për t’i shërbyer asaj në çdo kohë e rrethanë. U edukoi nxënësvë mirësjelljen brenda e jashtë shkollës dhe etjen për të mësuar sa më shumë , sepse vetëm duke qënë të mësuar mund t’i sherbehet më shumë e më mirë atdheut e popullit.
Fatimja ishte një këmbëngulëse e jashtzakonshme në formimin dhe zbatimin e mardhënieve në mes djemve dhe vajzave në shkollë njëkohësisht dhe të mardhënieve mësues- nxënës . Në këtë fushë Fatimja nuk të falte. Ishte shumë e prerë dhe pa hezitim po të konstatonte liberalizim të tepruar zëri i saj ishte alarmues, i rreptë dhe shumë goditës. Të gjithë mësuesit e rinj i druheshin, prandaj edhe strukeshin para presionit të saj . Fatimja nuk ndjente lodhje, krahas punës, që bënte në shkollë shfrytëzonte në maksimum kohën për të vajtur sa në Valbonë sa në Çerem për të gjetur në mes të popullit artistë e artiste që kishin pak prirje për të kënduar, vallëzuar , për të interpretuar humorin popullor apo zotronin ndonjë vegël muzikore të trevës. Plot element pati gjetur Fatimja në grykat e Valbonës, me të cilët sajoi grupin artistik të zonës shumë prej të cilëve me vlerat e tyre artistike nderuan Fatimen e zonën në konkurimet qëndëror të rrethit Tropojë. Fatime Sokoli lindi u rrit dhe u afirmua si një artiste e madhe në atë epokë , që thirret epoka e socializmit . Për Atë epokë këngët dhe çiftelia eFatimes qenë një mishërim i transformimeve të jashtzakonshme që u bënë . Fatime Sokoli krijoi një interpretim melodioz të ndryshëm nga këngëtarët e tjerë tropojanë . Zëri i Fatimes unifikohej aq bukur me tingujt që nxirnin telat e çiftelisë , sa që dëgjuesi nuk bënte dallim a është duke kënduar Fatimja apo çiftelia. Ai interpretim melodioz, shumë kumbues të qetësonte, të bënte të nderpreje çdo veprim e ta dëgjoje atë melodi që thirrej “Kënga si Fatime Sokolit”. Çiftelia , për të cilën thotë :”Vet e gdhenda në një dru mandi/ N’derë të shpellës bac Bajramit” qe bërë pjesë e pa ndashme e jetës së saj. Çiftelia dhe këngët e Fatimes nuk gaboj po të them, se ishin të barabarta me armën e një luftëtari në betejë por jo për të vrarë por për të edukuar dhe me të vërtetë çiftelia e Fatimes dhe këngët e saj jo vetëm kënaqin ndjeshmërinë njerëzore por edhe edukuan e edukojnëte të rinjët , te të rejat te të gjitha moshat vyrtytet më të larta : Krenarinë kombëtare, atdhedashurinë, trimërinë, guximin, ndershmërinë, besnikrinë, bujarin dhe shpirtin e sakrificës e të vetmohimit.
Fatime Sokoli ka një vargëzim këngësh, pjesën më të madhe të të cilave i ka krijuar vet që mishërojnë pathosin e shpirtit e thellësitë e zemrës së saj. Ajo i këndon dashurisë sipas idilit tropojan duke tipizuar çiltërsinë e zemrës, vendosmërin, besnikrinë, konsekuencën e vajzës për mbajtjen e fjalës së dhënë duke thënë: “Nuk i prek kush sytë e mi/ se i ka ruejt dada për ty”. Ajo i këndon bukurive natyrore , rudinave , shpateve me thepa , burimeve të freskëta të bjeshkëve, kënaqësisë që ndjen bariu , baresha , baçica e çdo kalimtar tjetër, që shpirti e mendja u ushqehet duke soditur ato pejsazhe pa mbarim me lloj-lloj konfiguracionesh. Një nder këngët e para të Fatimes është kënga “Ku je rrit çika e malsisë”. Kjo këngë kujton adoloshencën e Fatimes por u kujton të gjithë adoloshentëve të tjerë tropojan mënyrën se si janë rritur e argëtuar në bjeshkë e në vërri . Populli thotë një shprehje: “ç’farë ka xhani e nxjerr filxhani”. Gjithçka ideore në shpirtin dhe zëmrën e saj përmblidhej: Shqiperi, Parti – Enver prandaj dhe këngët e saj në formë dhe përmbajtje i përshkon si një fill i kuq dashuria për atdheun. Nuk kishte se si të çfaqej ndryshe Fatime Sokoli, mbasi ajo ishte e brumosur me atë ideologji që transformoi Shqipërinë nga një vend bujqësor i prapambetur në një vend industrial-bujqësor i përparuar prandaj dhe këngët e shpirit dhe të zemrës së Fatimës i kenduan emancipimit të gruas shqiptare dhe zhvillimit të gruas shqiptare, e cila arriti të këpus prangat patriarkale dhe të bëhej pjesë aktive e aksioneve në hapje rrugësh , në ndertim hekurudhash , në tharje kënetash dhe krahas kësaj ajo mori rrugën e shkollimit , ç’ka bëri, që ajo të afirmohej: mësuese, infermere, mjeke, oficere, inxhiniere, ekonomiste, agronome, veterinare, zooteknike, mekanike e profesione të tjera nga më të ndryshmet. Këto arritje emancipuese të femrës tropojane Fatimja i deklamon me vargjet: …Sot kreshnikja e malësisë, Ja ka dhënë besën partisë. Me plum t’parë dridh poligonin/ Për çdo vit e mësyn aksionin /Thell n’minier për mbi traktor/Shkambit buk i nxjerr me zor/ Me sulmue kush truallin tone/ Malsorja si trime t’motit/ n’çelik veshet deri n’dhëmbë…. Me këto vargje ideore Fatime Sokoli portretizon femrën tropojane si pjestare aktive në gjithë jetën sociale , ku fjala i dëgjohet e puna i duket .
Fatime Sokoli, me këngët e saj dhe interpretimin që u bënte vetë ajo atyre këngëve , përjetëson gjitha ato transformime social-ekonomike që u bënë në kohën e socializmit . Këngët e Fatimes bazë të të gjitha atyre arritjeve, hymnizojnë unitetin në mes të popullit, unitetin popull-parti dhe entuziasmin revolucionar që mbizotëronte në çdo pëllëmbë e skaj të Shqipërisë. Këngët e Fatimes, dëshmojnë se ai unitet dhe ajo situatë rvolucionare, e cila mbizotëronte anë e kënd atdheut, bënë që të rritej prodhimi bujqësor , të modernizohej industria , të rritej fuqia mbrojtëse, të forcohej liria e pavarësia , ç’ka çuan në rritjen e prestigjit dhe zanit tëShqipërisë në mbarë globin dhe vargjet : “Po pyet bota, po pyet Ballkani/ Kush po i prin këtij karvani?/Një parti trimresh e rrallë…. Nuk mund të gjesh argument më domethënës se këto vargje për të argumentuar , se udhëheqja e parties, qenë garancia e të gjitha arritjeve dhe kjo u vertetua me ngjarjet e viteve nëntëdhjetë . Atë unitetin në mes popullit dhe të popullit me partinë nuk e shpreh me fjalë të thata po me krahasime shkencore , që i bën atij uniteti me shkëmbejt e natyrës “Sup me sup jemi lidh si mallet/Vrulli ynë kurr nuk ndalet. Në repertorin e këngëve të Fatimes, hulumtohen dhe argumentohen luftrat shekullore të shqiptarëve për liri , pavarësi e denjitet. Në këngët , që u kushtohen atyre luftrave spikatin udhëheqësit popullor Bajram Curri, Hasan Prishtina, Ali Ibra, Haxhi Zeka, rilindasit e mëdhnj e shumë e shumë të tjerë, të cilë tërë jetën e tyre nuk e hoqën pushkën nga krahu e penden nga dora , që Shqipëria të mos bëhej kafshatë e tjetërkujt, që tokat shqiptare të mos coptohen, që nderi i shqiptarit të mos nepërkëmbej.
Fatimja i këndoi edhe Kosovës martire. Këngët e saj nuk ishin pak gjë por kushtrim e thirrje për t’mos harruar historinë, gjuhën, zakonet e traditat shqiptare. Kënga “Në krahë të shqipes nga Tropoja/ ty Kosovë këtë këngë ta këndova” nuk është vetëm një melodi e ëmbël e argëtuse por edhe një histori e gjallë trimërie. Ajo këngë është një evokuim në të kaluarën e hershme dhe kushtrim për brezat e sotëm e atyre që do vijën më pas. Vargjet : “Zemrat tona me ty janë/Tanë Shqipëria anë e mban …Azem Bejtën e dadën Shotë/ për çdo ditë i lind kjo tokë”, janë shprehje besnikërie e gadishmërie e shqiptarëve të shtetit amë dhe thirrje të gjithëve, të rinjëve, të rejave, burrave e grave edhe të moshuarv , jo vetëm për të rikujtuar Shotën e Azem Galicën po edhe për t’u kthyer në heronj e martirë si ata. Koha e vertetoi se vetem ajo rrugë e të parëve tanë i solli Kosovës lirinë e pavarësinë. Fatime Sokoli me çiftelinë dhe këngët e saj u afirmua si një artiste e madhe jo vetem në Tropojë por në mbarë trevat shqiptare . Në festivalet folklorike që zhvilloheshin për çdo pesë vjet në Gjirokastër, kur grupet takoheshin për t’u përshëndetur, tropojanët i pyesnin: “ka ardhur Fatime Sololi”, sepse askush sa Fatimja nuk u mbushte sy si artiste.
Artistja e madhe e Tropojës, çika e Dragobisë, njihej e vlerësohej nga të gjitha strukturat partiake e shtetrore të asaj kohe. Kur Enveri nderoi me një vizitë Dragobinë (30 maj 1970), Fatimja këndoi dy apo tre këngë kushtuar partisë, udheheqesit e transformimeve në fshat. Ai ngrihet në këmbë dhe nxjerr nga goja e tij këto fjalë :”Fatime eja këtu” . Fatimja shumë e emocionuar me fytyrë gacë e kuqe niset drejtë Tij. Kur gjendet ballë për ballë tij, i jep dorën dhe në mënyrë shumë energjike nxjerr nga goja shprehjen: “Mirë se ke ardhur shoku Enver. Fatimja bëri edhe një dialog të shkurtër prej dy apo tri fjalish të tjera por me që mendja ishte shumë e shpërndarë, nuk i mbaj mend. Ai para se t’i japi dorën e përshëndetjes Fatimes, i foil dikujt nga shoqëruesit e tij duke i thënë : “Ma sill atë radion me bateri“. Ia solli ashtu siç ishte e amballazhuar dhe vet ia hoqi amballazhin e ndezi dhe ashtu siç e kishte në dorë duke këndua , zgjati dorën duke i thënë Fatimes: “Ta kesh për kujtim nga unë Fatime”. Me shtërngim duarsh e përqafime u ndanë. Në drekën e shtruar në një lendinë buzë Valbonës Fatimja nuk pushoi për asnjë çast duke kënduar këngët më të dashura te saj.
Nga fillimi i Majit të vitit 1971, në Dragobi erdhi një pjesë e ansamblit të këngëve e valleve . Mbaj mend në veçanti Ibrahim Tukiçin e Sali Brrarin. Nuk kishte vatër kulture prandaj ansambli aktivitetin e vet e zhvilloi në qiell të hapur, në një lendinë buzë Valbonës . Mbylljen e programit ansambli e bëri me një kolazh këngësh partizane . Ibrahim Tukiçi e thirri Fatime :”Fatime oj çika e Dragobisë, eja këtu në mes nesh e këndo me ne, sepse ti e ke vendin te ne në Tiranë; po nuk e kuptoj pse nuk të lejojnë të bëhesh pjesë e jona ”. Këngët e Fatimes, tingujt e ëmbël që nxirnin telat e çiftelisë ishin edukim por edhe plumb për titistët e Jugosllavisë. Ata, nuk na e kanë dashur të mirën asnjëherë . Fatimen e kishin shumë inat sepse ajo ua shpaloste faqe botës qëndrimet e tyre shoviniste ndaj Kosovës e kosovarëve. Prandaj ishte ajo arsyja që në një trevë shqiptarësh në ish Jugosllavinë titiste, spiunët e UDB-es i organizuan një veprim të barabartë me një atentat. Pas viteve 70-të, mardhëniet shqiptaro-jugosllave filluan një farë ndryshimi në përmirësim. Në kuadër të këtij fillim përmirësimi mardhëniesh, grupi artistik i Tropojës u ftua në Kosovë për të dhënë disa shfaqje artistike. Fatimja ishte një nder eksponentët e rëndësishëm të grupit, prandaj pjesmarrja e saj në grup e në atë vizitë ishte domosdoshmëri. Grupi bëri të gjitha përgatitjet. Hartoi programin, i cili u pa dhe u miratua nga disa instanca jo vetëm në Tropojë por edhe në ato qëndrore dhe pas gjitha analizave grupi tropojan arriti në Kosovë. U mirëprit me dashamirësi nga gjithë shqiptarët e kosovës dhe pas mirpritjes dhe pushimit të natës, drejtuesit e grupit u paraqitën autoriteteve kosovare programin e aktiviteteve, ku gjendeshin edhe këngët e Fatimes. Titistët, që loznin edhe rolin e spiunëve pasi u njohën me programin kërkuan, që këngët e Fatime Sokolit, që i kushtoheshin Enverit, të zevendësohen me të tjera ose të hiqeshin fare, që zëri i Fatimes të mos dëgjohej. Po ç’ndodhi ? Autoritetet drejtuese të grupit nuk pranuan as më të voglin ndryshim, në të kundërt ata dhe grupi do të largoheshin në shenjë protest . Titistët nuk parashikonin këtë rezistencë dhe u detyruan të tërhiqën por organizuan një turp, që nuk u është hequr e nuk u hiqet kurrë . Në kohën kur Fatime Sokoli doli në skenë për të kënduar, salla oshtiu nga duartrokitjet dhe ovacionet e Kosovarëve por ato arritën kulmin kur Fatime Sokoli rriti volumin e zërit, sikur të ishte një kant aktore e madhe ngritur duart lartë njërën grusht e në tjetrën mbante çiftelinë duke demostruar një pozë ekstravagante për të personifikuar sa më të plotë, pa asnjë idealizim figurën e udheheqesit shqiptar prej luani, ndodhi çudia. Spiunët e UDB-ës , që këto vargje të mos perfundonin së kënduari, që të mos dëgjoheshin nga kosovarët, fikën dritat e gjithë ndertesës ku po çfaqej aktiviteti. Fatime Sokoli si trimëreshë dragobie e diti ç’farë ndodhi e pse ndodhi . Sallën e mbuloi errësira . Mikrofoni doli jasht funksionit . Fatime Sokoli, në atë mjedis të errësuar që edhe jetën mund t’i rrezikonte, nuk bëri asnjë tërheqje, ashtu në errësirë doli në cep të podiumit, telat e çiftelisë i rrahu me gjithë forcën e dorës, zërit i dha volumin maksimal dhe vazhdoi duke këndur gjer sa mbaroi gjithë tekstin e këngës duke ua përplasur surratit spiunëve e dashakeqëve të Shqipërisë .Edhe spektatorët nuk lëvizën nga vendi dhe në mbarim të këngës, duke mos respektuar asgjë nga synimet e titistëve, u ngritën në këmbë duke brohoritur për Fatime Sokolin e parulla të tjera antishoviniste.
Fatime Sokoli , ndonëse vdiq shumë e re (12-gusht 1987-të në moshën 39 vjeçare) arriti të formonte një personalite për t’mos u shlyer kurrë në historin e kulturës tropojane e më gjërë. Vlerat e saj artistike që përbëhen nga repertori shumë i madh i këngëve, të motivura me shprehjen më të lartë të krenarisë kombëtare e të atdhedashurisësi dhe melodia karakteristike, Fatime Sokoli kanë qënë, janë e do të jenë burim edukimi . Fatime Sokoli mori pjesë në shumë festivale folklorike që organizoheshin në shkallë kombëtare, veçanrisht në ato të Gjirokastrës, të cilat organizoheshin për çdo jubile. Grupi artistik i Tropojës është ftuar në çdo qytet të Shqipërisë , ka marrë pjesë në aktivitetet rajonale që organizoheshin me raste festash jubilare. Fatimja i pat kënduar si as kush më mirë popullit dhe vendit te saj, prandaj ajo në festivalet folklorike përzgjidhte këngët e zemrës.Ishte prezenca e Fatimes me vlerat e jashtzakonshme artistike që mundësoi që për çdo festival, Tropoja të nderohej me çmime e dekorata të rëndësishme. Fatime Sokoli nuk duhet lejuar të venitet, ajo duhet t’u transmetohet brezave ashtu, e gjallë siç ishte ( Nga portali “Zeri Popullit”).