Shkruan: Mustafë Krasniqi

Më 19 shkurt 2022, për nder të 14-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës u mbajt një aktiviteti, në platformën online, garues me nxënësit e katër shteteve: Të Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë „Naim Frashëri“ Austri, “Lidhja e Arsimtarëve dhe e Prindërve Shqiptarë” LAPSh-i në Bavaria të Gjermanisë, Shoqatës „Ardhmëria“ nga Londra dhe Këshillit të Mësuesve Shqiptarë” nga Kroacia, të inicuar nga kryetarja e shkollës shqipe në Austri znj. Miradije Berishaj.
Në këtë eveniment festues, për “17 Shkurtin”-Pavarësinë e Kosovës, me temën „PËR TY KOSOVË“, morën pjesë 32 nxënës të katër shteteve të ndarë në dy nivele, niveli i parë dhe të nivelit të dytë. Nxënës të cilët përformuan bukur dhe përmes recitimit dhe zërit të tyre të ëmbël dhe emocionues dhanë në porosi për kolegët e tyre nxënës mërgimtarë shqiptarë, të cilët nuk e vijojnë mësimin shqip se shkolla shqipe dhe ruajtja e gjuhës amtare jo vetëm që është domosdoshmëri dhe vlerë e shtuar e njohurive tona, po mbi të gjitha është një akt atdhetar e patriotik, që ta ruajmë identitetin përmes njohjes dhe respektimit të gjuhës shqipe.
Në këtë takim, garë recitimit, të pranishëm ishin: Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Austri z. Roland Bimo, përfaqësuesi i ambasadës së Republikës së Kosovës z. Jeton Maliqi. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe z. Ymer Avdiu përfaqësues nga i MPJD-së i Republikës së Kosovës dhe znj. Mimoza Hysa drejtoreshë e QBD-së të Republikës së Shqipëri.
Takimin konkurrues, për recitimin më të mirë nga nxënësit garues e hapi znj. Miradije Berisha ku i përshëndeti të pranishmit dhe i inkurajoj mësueset/it për punën e tyre, që bëjnë për ruajtjen e gjuhës amtare për fëmijët mërgimtarë-shqiptarë. Ndërsa moderimin e bëri Osman Ademi, kurse anën teknike e realizuan: Milazim Ukaj dhe Enela Markja nga LAPSh-i i Bavarisë në Gjermani. Gara e nxënësve filloi pas përshëndetjeve të dy ambasadorëve shqiptarë të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës në Vjenë. Ndërsa konkursi për garë recitimi u zhvillua në dy nivele: Në nivelin e parë, që ishin 16 nxënës konkurrues, po ashtu edhe për nivelin e dytë ishin 16 nxënës konkurrues.
Ndërsa juria ishe e përbërë prej 5 vetave, njerëz të artit dhe kulturës shqiptare: z. Nuhi Gashi kryetar jurie- Kosovë, z. Anton Marku- Austri, znj. Valbona Ismaili -Londër, Leonard Hamitaj-Kroaci, dhe Lumni Nimani-Bavari-Gjermani.
Garimi i nxënësve u nda në dy pjesë, ata të nivelit të parë, të cilët recituan në pjesën e parë të garimit, kurse të nivelit të dytë recituan në pjesën e dytë të garimit. Pas përfundimit të recitimit juria mori 40 minuta kohë, të ndarë në dhomë të veçantë në platformën online, për t’i vlerësuar nxënësit recitues se kush ishte recituesi për vendin e parë të dytë dhe të tretë. tri vende për nivelin e parë dhe tri për nivelin e dytë, për vendin e parë dy, të dytin dy dhe të tretin dy.
Juria pas analizës së recitimit dhe të përcaktimit të pikave ata e kumtuan rezultatit: Me vendin e parë, për nivelin e parë, u vlerësua: Andra Bardhoci nga Bavaria- Gjermani edhe Adea Zenelaj nga NÖ/Austri. Këto garues i morën vendin e parë, sipas jurisë, ngaqë kishin pikë të barabarta, kurse vendin i dytë ju ndanë: Mjalta Ibrahimi nga Bavaria-Gjermani, Ilire Qestaj, Vjena-Austri dhe Zerina Maliqi- Londër dhe vendi i tretë ju ndan: Ajlina Berisha- Salzburg-Austri dhe Amir Letaj, Kroaci.
Në grupin e dytë të nivelit të dytë u ndan këto çmime: Për vendi e parë u vlerësua, Heidi Hoxha-Londër, me vendin e dytë, Ezana Hoxhaj- Bavari dhe vendi tretë Adeana Malsori- Londër.
Në fund të takimit Berishaj falënderoi të gjithë ata që kishte bashkëpunuar, në grupe të përbashkët, për të arritur sa më mirë qëllimi i organizimit, që njëherit ishte edhe për nderë të Pavarësisë së Kosovës: z. Lutfi Vatën, kryetar i shoqatës “Ardhmëria” dhe znj. Anila Kadija, drejtuese artistike në Londer, z.Milazim Ukaj kryetar i LPASH-it dhe z. Mustafë Krasniqi koordinator i mësimit plotësues i gjuhës shqipe në Bavari, znj. Melita Oreshkoviq kryetare e Këshillit të Mësuesve në Kroaci, Falënderon kolegët/et mësimdhënësit, të cilët ishin të pranishëm në këtë eveniment festues, e mbi të gjitha për mësimdhënësit që kishin pjesëmarrës nxënësit e tyre në garim!
Zonja Berishaj falënderon autorët e librave: z. Mustafë Krasniqi nga Bavaria, znj. Anila Kadija nga Londra dhe z. Lumni Limani nga Gjermania, të cilët për nxënësit fitues dhuruan librat e tyre. Nga drejtuesi i kësaj gare u tha se të gjithë nxënësit pjesëmarrës në këtë garë do t’ju ndahet certifikatë për pjesëmarrje, kurse për nxënësit fitues do të kenë certifikatë me përcaktimin e vendit fitues.
