Gëzuar Ditën e Alfabetit!

Të nderuar bashkatdhetarë kudo që ndodheni, Gëzuar Ditën e Alfabetit.  14-22 Nëntor 1908, është datë historike e bashkimit të shkronjave të shqipes për të ardhmen e ndritur. Me të drejtë rilindësit tanë kanë shkruar “një komb mbahet i gjallë,  po të ketë gjuhë -shkrimin e vet”.

Prandaj Gëzuar! – sepse kemi të drejtë të gëzohemi. Vetëm popujt e qytetëruar kanë gjuhën e njësuar.

Gëzuar Ditën e Alfabetit nxënës të dashur! – Edhe pse fati ju mban larg atdheut, ju jeni ata të cilët me përkushtim e dashuri mësoni shkronjat e shqipes, gjuhën e nënës. A ka mrekulli, më të madhe se të shohësh se si hapen shkollat e reja shqipe. A ka gëzim më të madh se Ditën e Alfabetit ta festosh në klasë me nxënës dhe prindër, të cilët marrin pjesë në hapjen shkollës së radhës.

A ka gëzim më të madh, kur i sheh se i si rritet numri i mësuesve në shkollat shqipe.

A ka gëzim më të madh se të shohësh prindërit shqiptarët që marrin për dore fëmijët e tyre dhe i regjistrojnë në shkollën shqipe në Zvicër.

Gëzohemi, krenohemi me këto ditë të veçantë për “Shkollën shqipe”  në Zvicër.

Gëzuar për jetë e mot Ditën e alfabetit!

“Shkolla Shqipe”- Zvicër

Vaxhid Sejdiu – koordinator