GËZUAR FESTAT E FUNDVITIT!

  Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari (LAPSH), nxënësve, mësimdhënësve dhe të gjithë bashkëkombësve shqiptarë, kudo që janë, ua uron  festat e fundvitit, që në familjet tuaja të mbretërojë paqja, harmonia dhe shëndeti!

Po ashtu edhe të gjithë besimtarëve të besimit katolik ua urojmë festën e krishtlindjet, që te shqiptarët besimi të jetë si një akt shpirtëror dhe i bashkimit te të gjithë shqiptarët, pa dallim feje, po në respektim te të gjitha feve!

  Këto festa të fundvitit, ndër shqiptarët, le t’na shërbejë si një fuqi bashkimi në mes njerëzve dhe në forcimin, kultivimin e tolerancës së dashurisë për njeri-tjetrin, si vlerë e çmuar e humanizmit, demokracisë për, ne, brezat që do të vijnë pas!

Në emër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe
Prindërve Shqiptarë në Bavari (LAPSH-i)
Koordinatori: Mustafë Krasniqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *