GJUHA ARVANITASE E FOLUR ARKAIKE, APO “ZHARGON”?


KUMTESË STUDIMORE PREGATITUR

NGA ARQILE V GJATA

Një e folur e vjetër, e ruajtur në kushtet e izolimit dhe e fjetur për shumë vjet nga trungu arbëror, meriton përkujdesjen dhe detyrimin që ta sjellë në vëmendje të lexuesit nëpërmjet kumtesës sime.
“Thuaj ç’të duash, por gjuha arvanitase është gjuha më e vjetër në Evropë, por mbi të gjitha është gjuhë e mëmës dhe tatës sonë”!
Kjo thënie përbën boshtin e kumtesës ku arvanitasit përdornin gjuhën e vet amtare në trajtën e folur por jo si gjuhën e shkrimit.
Sipas vlerësimeve të historianëve e filologëve të ndryshëm, arvanitasit pas shekullit të XV-të e deri në kohë të revolucionit grek të vitit 1821, përfaqësonin rreth 1/3 e popullsisë në vendbanimet e hershme dhe të ishullorëve të Greqisë, si në Hidra, Poros, Specias, Andros, Salamina, e fshatrave të shumtë në zona të ndryshme të Greqisë. Këtë tezë studimore do mundohem ta sjell me përqasjet, analizat nga një literaturë e bollshme, si edhe shtjellime krahasuese të veçorive gjuhësore, si sintaksore edhe morfologjike, nëpërmjet përballjes me gjuhën e folur të arvanitasve në trevat ku dhe sot jetojnë si autokton në shekuj.
Gjuha arvanitase është e folur arkaike me tipare e veçori të toskërishtes jugore dhe natyrshëm edhe me elementë nga gjuha greke. Në ditët që jetojmë kjo e folur ka rënë në nivelin e një “zhargoni”…Por kurrsesi nuk ekziston si dialekt!

Fjalë kyçe: E folura arvanitase, arkaike, zhargon, prejardhja, kumte gojore.

H yrje

Pas fitores dhe shkëlqimit të revolucionit 1821 emri i arvanitasve dëgjohet për herë dhe më pak e kjo venitje erdhi si shkak i disa ndikimeve e transformimeve të cilat do t’i shohim në një analizë me shumë konsideratë. Nga të dhënat gojore, (por dhe sipas arkivave greke), numri i arvanitasve në vitin 1907, në Prefekturën e Athinës me 50 fshatra, kishte 46.105 banorë. Popullsia e përgjithshme e tyre në të gjithë shtetin Grek që i përket vitit 1879, arrinte në 176.120 banorë dhe në 1907 në 236.707 banorë.
E folura e tyre dhe gjithçka e mbetur është shumë e rëndësishme, sepse është e folura përgjatë jetës së një populli, apo komuniteti, ku lind e jeton një e vërtetë e madhe. Jeta e tyre në mënyrë të padiskutueshme është e lidhur me gjuhën. Dhe nëse një e folur, (gjuha) nuk kultivohet, ka presione të jashtme e të brendshme, ka ndikime të ndryshme të tilla, të cilat do t’i shqyrtojmë kujdesisht, edhe kur ajo bie në dobësi, plogështi… e natyrshëm ligështohet, ajo humbet leksikun e saj, si rrjedhojë është e padobishme në krahasim me një gjuhë madhore që shkruhet dhe flitet sipas normave zyrtare të pushtetit në fuqi. Gjuha që nuk shkruhet dhe as kultivohet, dalëngadalë del jashtë përdorimit si vlerë gjuhësore.
Ndikimet mbi gjuhën e arvanitasve, vlerë regresive në ruajtjen e saj…

Arvanitasit nuk e kanë të shkruar të folmen e tyre. Mungesa e të shkruarit të një gjuhe, që mbijeton thjesht si e folur nuk të jep mundësi të shkruash një periodizim të historisë së saj. Mënyra e të jetuarit e arvanitasve dhe strukturat shoqërore e shtetërore, ku ata u bënë pjesë e saj, e kane transformuar gjithçka në kohë dhe ka bërë të ndodhin realisht ndryshime veçanërisht me gjuhën e tyre. Por gjithsesi në vazhdimësi e folura Arvanitase ka lënë vlera dhe thesare gjuhësore shumë të dobishme për historiografinë e gjuhës së folur në shekuj të arvanitasve tanë.

Ndikimet mbi të kanë qenë të shumta:

1. – Presioni i gjuhës së folur brenda familjes, ku për shkak te martesave me greke vëmë re dy anë të kundërta të mbarëvajtjes së gjuhës. Njëra që i përket ndikimit në sensin negativ, ai i gjuhës greke e cila po behej pjesë e të folurës edhe në familjet arvanitase. Jo vetëm kaq por edhe fëmijët e lindur nga këto martesa kishin prirjen të flisnin greqisht. Ndërsa tjetra i përket rezistencës për mbijetesën e gjuhës nga prindërit apo më të moshuarit në familje që kërkonin me çdo kusht ta ruanin e ta flisnin gjuhën e tyre amtare brenda familjes.
2. Një ndikim i fortë relativisht ishte ai i shkollave greke ku fëmijët e arvanitasve u shkolluan dhe rrjedhimisht edhe gjuha po tkurrej.
3. Ndikimi i institucioneve dhe e folmja zyrtare, përbënë për kohën e në vazhdim një hallkë të rëndësishme të këtij zinxhiri.
4. Përditësia në jetën e zakonshme, rruga, fqinjët, shoqëria etj, përbën një ndikim jo të vogël drejt mospërdorimit dhe harrimit të gjuhës së tyre.
5. Literatura që lexohej, gazetat e përditshme, shtypi dhe presioni i përditshëm i tyre solli mosfoljen dhe konsumimin e gjuhës arvanitase.
6. Kisha dhe predikimet në gjuhën greke, një ndikim i konsiderueshëm sepse vetë vendasit edhe arvanitasit ishin tejet besimtarë.
7. Politikat e ndryshme dhe shumë të ndjeshme, interesi që greqishtja të mbizotëroje si gjuha e vjetër e folur dhe e shkruar solli edhe kjo përfitimet e veta në dëm të gjuhës së folur të arvanitasve. “Me gjithë goditjet nga pedantët e pushtetit në Greqi, arvanitëria e Greqisë vazhdon në qetësi ecurinë e saj historike.”
8. Deri më sot, nuk ka asnjë dokument apo dëshmi që arvanitasit të kenë bërë përpjekje për të krijuar një alfabet për të shkruar të folmen e tyre, ashtu siç bënë Voskopojarët në shekullin e 18-të, apo motrat Qirjazi në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit të 20-të me dy abetaret e tyre 1908-1909-të, apo si De Rada, i cili organizoi dy kongrese për çështjen e shqipes (Koriljano Kalabro, 1895; Ungër 1897), ku ndër të tjera zë fill krijimi i një fjalori shqip dhe përdorimi i alfabetit të tij si një qëllim i përbashkët, që tregon se përpjekjet për ta ruajtur e kultivuar gjuhën shqipe, atë që prindërit e tyre e përdornin dhe që pasardhësit e tyre filluan gradualisht ta humbisnin disi e të largoheshin prej saj, duke e gërshetuar hera herës me atë greke, tregon me së shumti një largim dhe një firo a boshllëk, që sot ajo ndjehet e tkurrur dhe e pa kultivuar, por gjithsesi e kënduar dhe e folur në mënyrën e tyre në kohë.

Një studim të veçantë në këtë fushë ka shkruar helenisti dhe linguisti gjerman J. P.h. Fallemeyer, i cili në veprën e tij “Historia e gadishullit të Moresë dhe Elementi Shqiptar në Greqi”, ishte ndër të parët që shikonte në përbërjen genetike të grekëve modernë elementin e fuqishëm shqiptar.
Siç e thash dhe më lartë, arvanitasit në tërë historinë e vet dhe sot, nuk kanë pasur dhe nuk kanë një alfabet në gjuhën shqipe me të cilin ta shkruajnë atë. Ata e shprehin gjendjen shpirtërore, lirike dhe epike natyrshëm dhe me ndjenjë. Tek arvanitasit është ruajtur karakteri i tyre autokton në ato troje ku janë dhe sot. Por jo vetëm kaq… këngët e tyre këndohen si dikur dhe ruajnë sadopak, ende traditat arbërore të këtij komuniteti. Sidomos fshatrat dhe familjet me rrënjë arvanitase kanë të folmen e tyre, ku spikat fjala e kënduar në rastet e tyre të veçanta.

Dashurisë-4
Do pjenjë sajtën si e shkon vajza ditën
Vajza nat edit n’ argali Djali nuk e sheh me si me si
Jain vajza nat e dit për të drenjë sum prik
Do bënem gjarpr me pika ti shkone vajz ne sajta
Do bënem gjarpr i bardh ti shkoni vajz në mitar.

Ja ç’thotë Elena Gjika:

“Tek ta i gjithë zhvillimi përmblidhet tek poezia, të folurit bukur, tek këngët që transmetonin brez pas brezi lavditë e heronjve dhe tek fjala e bukur dhe ndikimin e fuqisë së tyre në jetën e shumë shekujve”. Siç thotë dhe një proverb tosk;
”dhe malet mund të lëvizin me një fjalë të vetme”(Leondios Lëeondiu).
Edhe në ceremoninë e marrjes së Çmimit “NOBEL” poeti Grek Odhisea Elitis u shpreh:
“Nga arvanitët, paraardhësit e nënës sime, kam trashëguar një sedër, që më ka dalë për mbarë.”
Një studim të veçantë në këtë fushë ka shkruar helenisti dhe linguisti gjerman J. P.h. Fallemeyer, i cili në veprën e tij “Historia e gadishullit të Moresë dhe Elementi shqiptar në Greqi”, ishte ndër të parët që shikonte në përbërjen genetike të grekëve modernë elementin e fuqishëm shqiptar. Gjë që flet për karakterin dhe shpirtin shqiptar që ka depertuar si një element pozitiv në gjakun grek dhe mbarvajtjen e një marrdhenieje të mirë e paqësore.
Ka fshatra të tëra me arvanitas, si p.sh. Thiva, Poleponezi, Korinthia, Arkadia, Spata, Atikia, Evia, ishujt Idra, Speces,Andro, Salamina etj.
Atje ku arvanitasit janë të përqëndruar në numër të madh, gjuha arvanitase vazhdon të flitet akoma edhe sot.
Duhet hulumtuar një dukuri… Ajo e tkurrjes së të folurit nga arvanitasit që nuk e flasin gjuhën si më parë.
Ajo që duhet pranuar si apriori është se gjuha arvanitase, e folura e saj nuk përbën një dialekt të mëvetshëm, si toskërishtja apo gegërishtja. Argumentoj se ajo asnjëherë nuk ka qenë –DIALEKT, por një e folme!
Arvanitët nuk janë shqiptar të ardhur nga trojet shqiptare, ata janë autoktonë, jo prej disa shekujsh, por prej mijëra vjetësh, të ngulur aty ku ndodhen edhe sot. Gjuha e tyre është një e folme arkaike e shqipes.
Thënia e M. Lambertz se,” nga bashkëjetesa në vendin e ri është përftuar një dialekt i ri, që nuk ishte i njëjtë me asnjë prej dialekteve të vendit të origjinës” , do të theksoja se nuk mund të pranohet, pasi në çdo kohë e folmja arvanitase nuk ka qenë dialekt, por një e folme e pashkruar e tyre e ruajtur me fanatizëm deri më sot!

Nëpër këto kumte(si marrëdhënie e të folurit në vendbanimet e tyre) gjejmë urtësinë popullore, ndjenjat e holla të bashkëjetesës së tyre, të vjershave dhe këngëve arvanitase.Të gjitha bashkë na shërbejnë për të emërtuar, vlerësuar, për të gjykuar më tej rreth vlerave dhe veçorive të tyre. Ndër të tjera gjejmë: “Kjo gluha Arbërishte/Ishte gluhë trimërishte/E fliste karbakov Mauli/Boçari dhe gjithë Suli”

* * *

“Një arvanitas i moshës mbi 40-të vjeç nuk përdor më shumë se 600 fjalë të gjuhës, të folur arvanitase. Kjo sepse nuk bëhet fjalë për shkollë, apo ndonjë shkrim të gjetur, të gjuhës së tyre. E folura arvanitase u pasurua në kohë vetëm duke huazuar fjalë nga gjuha greke, ky fenomen ndodhi që në kohën e Skederbeut, siç thuhet tek kënga “Moj e bukura More”! Kjo ka ndikuar së tepërmi në asimilimin e gjuhës Arvanitas, gjuha e tyre erdhi duke u zbehur, sa u katandis kjo që është sot…” Ndërsa, tek brezi i ri, fatkeqësisht po humbet krenaria dhe dëshira e dikurshme.

“Në të vërtetë, po të studiojmë origjinën e heronjëve të kryengritjes së vitit 1821, do të shohim se shumica ishin Arvanitas dhe flisnin gjuhën arvanitase, ashtu siç e flisnin gjyshrit tonë.”
Aristidh Kola: “Më parë në fshatin tim(Kaçkavel), kur isha i vogël, po mos të dije Arvanitika(shqip) miqtë dhe shokët të tallnin, të vinin në lojë, të injoronin.”
Studiuesi dhe shkrimtari i madh Arvanitas Aristidh Kola ka aritur në një përfundim rreth prejardhjes së Arvanitasve në Greqi. Ai thotë:
“– Arvanitasit erdhën në shekullin 14, kur u shpërbë principata e Gjin Bue Shpatës, por ka pasur shumë valë të arvanitasve nga Arbëria, disa dyndje të mëdha në Greqi. Me vdekjen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, erdhën në Greqi shumë, shumë arvanitas.”
Por, një përfundim i tillë është kundërshtuar nga shumë studiues të tjerë madje edhe nga vet arvanitasit.(kjo është një hipotezë me të cilën nuk duhet abuzuar, por duhet ende të hulumtohet nga historian dhe studiues.) A duhet marr në konsideratë hipoteza, apo e vërteta, që Arvanitasit janë autoktonë në trojet e tyre dhe se nuk mund të jetë e vërtetë se ata janë dyndur masivisht pas vdekjes së Skënderbeut, në shekullin e 15-të?
Për këtë studiuesi Aristidh Kola shprehet se “Arvanitët janë hallka e hekurt, që lidh lashtësinë me helenizmin e ri.”
“…arvanitria e Greqisë vazhdonte në qetësi ecurinë e saj historike. Themi në qetësi, sepse arvanitët si njerëz nuk ishin të qetë, por asnjëherë si një bashkësi e organizuar, nuk ishin të zhurmshëm…Ata ishin në Greqi, ata e bënë kryengritjen dhe ata e qeverisnin.”… Po aty
Studiuesi Greko Gjerman Niko Stilo në parathënien e veprës “FJALORI GREQISHT-SHQIP I PANAJOT KUPITORIT” thotë:
Edhe pse në Greqi një pjesesë e madhe e popullatës janë arvanitas, për origjinën e tyre, nga historianët kemi pranuar se janë METEKË(emigrantë) nga veriu dhe konkretisht, në bazë të të dhënave historike, se kanë ardhur para disa shekujve nga veriu, nga Shqipëria. Mhistorike, megjithëse, në këto referime historike, nuk kemi asnjë informatë në se këto kolonë, LIOS, SHPATAS etje janë të parët apo jetonin dhe më parë në vendet ku u vendosën Arvanitët; dhe përkundër, trashgimia tradicionale arvanitase janë pjellë e kësaj toke, e me fjalë të tjera, janë autoktonë.
Nga që historianët, të cilët pranojnë, vetëm informatat e shkruara, duan të na bëjn dhe ne arvanitët të mos u besojmë të thënave të prindërve tanë dhe pa gjetur arsyen përse mëma ime dhe tata im të më kenë thënë gënjeshtra për këtë temë., ndjej nevojën t’u dalë për zot dhe të hedh poshtë këtë karakterizim fyes. Sepse…nga që historianët pranojnë vetëm dokumente të shkruara, zgjodha monedhën e më poshtëme të shekullit të parë p.e.r, që është gjetur diku afër në Shpata, ku rreth kukuvajkës, në arvanitase shkruhet:
Historia përsëritet , “arvanitas do të thotë analfabet, i paqytetëruar, bujk, por dhe “grek” do të thotë “arvanitas i qytetëruar”
Edhe Pr.Dr.Begzad Baliu shkruan:
“Përgjithësisht ka dominuar ideja që arvanitasit në Greqi shkuan në shekkulin e 13-15, ndërsa emrin –arnavud, osmanlinjët ta kenë marrë nga Grekët? E pamundur pra, Shqiptarët dhe grekët janë fqinjë mijëra vjeçar dhe arvanitasit janë vetëm një enklavë e një momenti historik të etnicitetit shqiptarë në Greqi prej mijëra vjetësh.” (21 Gusht 2017.Nga një bashkëbisedim me Pr. Dr.Begzad Baliu)

Α ΘΕ ΜΙΚ Ι ΩΝ Ε Υ ΡΥ ΚΛΕ ΠΑΡΑ.
Dhe në analfabetin shqip:
A THE MIK I ON E Y TY KLE PARA.
Ky tekst, në arvanitasen, që flitet edhe sot në Atikë, do të thotë:
A the mike e On-it të Riut ishte (ekzistoi) e para.

Pothuaj të njëjtin tekst dhe madje në dialektin atikas I shkrur:
ΙΕΡΑ ΠΥ ΖΗΝΟ ΦΙΛΟΣ,
E gjejmë dhe te monedha e më poshtëme, që do të thotë:”E shenjta Py mike e Zinos.”Këtu të quajturin në arvanitase, On (Ων), e kemi me emrin ZINO (ΖΗΝΟ),pra,në rastin më të rrallë, që gjatë lakimit, nuk bëhet Zeusi-Diosit, por Zinos.

Për dëshmi që emërtimi Α ΘΕ (A THE) dhe, me fjalë të tjera, Athinaja, është sinonim i ΙΕΡΑ ΠΥ (IERA PY), zgjodha dhe mdomethënë se ishte bijë e Oros, që mitologjia egjiptiane e karakterizon hy diellor dhe grekët e quajnë Apollon.monedhën vijuese, gjithashtu athinase, ku kemi bashkë të dyja këto emërtime, si dhe të dhënën se ΓΕΝΗΣΩΣΑΝ ΩΡΟΣ, domethënë se ishte bijë e Oros, që mitologjia egjiptiane e

karakterizon hy diellor dhe grekët e quajnë Apollon.

Mbi dukurinë që flet se, arvanitasit nuk kanë ardhur pas vdekjes së Skenderbeut argumentoj si me poshtë:
Në fshatrat, nëpër familjet arvanitase, apo dhe në këngët e tyre nuk gjenë të pasqyruar Emrin e Skenderbeut dhe epokën e tij legjendare!
Po kështu, kam shkuar në shumë familje arvanitase dhe nuk kam parë fotografi, apo pikturë të Skenderbeut.
Arbëreshët e Italis e kan emrin dhe veprën e Skenderbeut të pandarë nga jeta e tyre dhe në çdo familje portretin e Skenderbeut e kanë të shenjtë, kanë këngë, poezi dhe prozë për Skenderbeun.
Dhe së fundmi kënga “E bukura More” që këndohet në shumë fshatra arbëreshë të Italis nuk ka asgjë të përbashkët me arvanitasit e Greqisë. Kjo këngë është ndër ato që lidhin arbëreshët e kontinentit me ata të Siqilisë, por nga forca dhe dëshmimi i hershëm i ritualit që përfshin këngën, duket se foleja e saj ka qenë Siqilia, dhe veçanërisht fshati ku ka kohë që arbërishtja ka vdekur, Palazzo Adriano. Kënga shfaqet fillimisht si material poetik popullor i mbledhur në Siqili më 1736.

* * *

Presidenti i Qendrës të Artit Europian në Greqi, poeti Evangjelos Andreu me origjinë arvanitase, në pritjen që i beri poetit Ali Podrimja, Prill 2011, Qendra Kulturore Europiane, në fjalën e tij u shpreh se “zona e populluar me arvanitas autoktone- PEANIA, që para më se 100 vjetëve quhej me emrin arvanite “Lopsi”,(shiko dorëshkrimin).
Poeti arvanitas E.Andreu na lexoi gjithashtu dy vjersha nga këngët Arvanitas që këndoheshin në Mesogjijo para dy shekujsh, dhe ndër të tjera shprehet se “Arvanitët janë grekë shumë të lashtë me origjinë shqiptare. Natyrisht sot grekë, por ruajmë më shumë traditën e stërgjyshërve”!

Disa tipare fonetike dhe sintaksore në vjershat dhe këngët arvanitase
Vajta në pazar
Pulëza bën ve të bardha
Gjeli çë këndon
Të bukurat zgjon.

Vajta në pazar, bleva një delëzë
Delja tha qethmë mua
Pulëza bënë ve të bardha
Vajta në Pazar, bleva një pulëz.
Gjeli çë këndon
Të bukurat zgjon.
Vajta në Pazar, bleva një ushëzë
Usha tha ngalkomë mua
Guçëza tha therrmë mua
Deleja tha qethmë mua
Pulëza bën ve të bardha
Gjeli çë këndon
Të bukurat zgjon.

Me këto vargje të cilat vijnë si kumtime, të folura me gojë gjatë viteve të hershme dhe këndoheshin, (fliteshin me një fjalor të mjaftueshëm), ose mbahen mend që gjithë secili i përdorte gjatë bashkëbisedimeve) që para dy shekujve.
Madje aty vëmë re edhe fenomenin e njohur të lidhëses ftilluese ”që”, të cilën e gjejmë kurdoherë në trajtën “çë” si bashkëtingëllore më e zëshme dhe ku do të theksoja se “çë”-ja është- tradicionale e gjuhës së folur të arvanitasve në vite por edhe e përdorur nga popullsia çame në të folmen çame gjithashtu!
Në të folurën arkaike të arvanitasve ky ndërrim i “qe” në “çë” gjendet edhe në pozicionin nistor të vargut, apo të fjalisë: çë do bënem,Çë! Çibu’n’ e pi duhanë?, Çë më hiri mua frikë.Çë na viën nga kosm’ i madh…
Ruhet mirë mbaresa arkaike e pjesores-më, në –uam.-Ndë njjë plaff, ndë një të shtruam, me tim bir shumë të dëlpëkuame
Ndërimi i zanores së rrënjës në formimin e shumësit: peshq-pishq,i bardhë- të berdhë, i glat-të glet, shat-shaetërinj.
Edhe përdorimi i pjesës lakonike shpreh gjithashtu elemente të të folmes së tyre: (çë)dhe(pce)- çë këndon -çë ke një djalë, çë jeshe të ngrënet ulku, pce kujtia bir jeshe, pce sgjëshurë.

Një gjitonje

Një gjiton këtë matanë
Ka një vajzë, një dardanë.
Ua kërkuam e s’na i dhanë
Le t’e pjekënë, t’e hanë
Ami ata s’pjekënë
Po neve na djegënë.

Shkova ande nga mëhallaj
U derth buça e do më haj.
Ua kërkuam e s’na i dhanë
Le t’e pjekënë t’e hanë.

Vargjet e mësipërme karakterizohen nga zanorja e hapur si tingëllimë(a-ja)”matanë, dardanë, i dhanë, e hanë dhe me zanoren e pazëshme(ë) në rrokjen e fundit pjekënë, djegënë .
Në vjershën e mësipërme gjejmë pjesoren e pashtjelluar si; le t’e pjekënë, le t’e djegënë dhe përjashtimi i zanores të pazëshme “ë” e zvendësuar me zanoren “e”, t’e hanë, t’e pjekën.

Kolokotronët me nam

Mi ljivadhët e Athinës,
Moj me spathja
Allakot’ ati suferindë,(tërbohej ati suferinë)
me birin, moj të Mesinës.
More hora mana shumë,(o vendi me mana shumë)
Pollje paljikarë me zuljmë,
Kollokotronëtë ljumë.

Në këto vargje ndjejmë entusiazmin poetik, pse jo ta quaj dhe si fluturime poetike edhe pse me një leksik shumë arkaik, atë e gjejmë me vlera poetike! Do të doja edhe njëherë, të vlerësoja dashurinë për gjuhën e të parëve, e prejardhur dhe e ruajtur “si sytë e ballit”, dhe se si kjo vjershe e në përgjithësi tek të gjitha prurjet në këtë kumtesë, janë gjuhë e folur, jo e shkruar, por e dokumentuar në gjuhën shqipe, në dialektin e toskërishtes, në vitet e mëvonshme. Po kështu duhet të pranojmë se traditat, ritet, këngët, tekstet gojore të valleve shumëshekullore të arvanitasve sjellin një jetësi të kulturës popullore që ruhen dhe janë trashëguar brez pas brezi tek ata.
Karakteristikë e poezisë “Kolokotronët me nam” është ruajtja e tipareve arkaike. Pothuaj në të 7-të vargjet e saj, çdo lexues sado me njohuri të kufizuar e asimilon lëndën e kësaj vjershe. Qasja e “j” perpara “i”, i jep vargut intonacionin muzikor. Edhe figurshmëria sjell metafora me kuptim të veçante!

Idilike
Vrë ti, çë nuse nga mali,
Mos të tha gjë ime diali?
Ëa, vashëzo, me mua,
Të të mantenir, si grua,
Ëa, vashëzo, me mua,
Të të puth atje çë dua.

Me fjalë karakteristike, të moçme, në rasën thirrore dhe dëshirore i shpreh në mënyrë idilike dashurin vajzës arvanitase. “Vrë ti, çë nuse nga mali” një varg, një shprehje e mrekullueshme poetike dhe pa shumë lajka djali i kërkon ta puth atje ku duhet. Në këto vargje idilike vrehen dallime sintaksore si; përdorimin e përemrit pronor para emrit(ime djali), ose përdorimin e pjesës krahasuese(si) në vend të parafjalës(për)

* * *
Për efekte analitike, sjell këtu disa emra autorësh që mirëfilli na japin një tabllo të qartë të të folurës, (si kumte), e ardhur nga thellësia e shekujve si autoktonë të moçëm, apo edhe monologë të përdorura si të folur arvanitase arkaike.
Ndër vepra të autorëve që kanë shkruar për Arvanitasit, them se studiuesit e shumtë janë dashuruar me gjuhën e arvanitasve, me pastërtinë dhe trajtat e saj të bukura, ku do të shënjoja ata që e kanë qëmtuar dhe pasuruar fjalorin e të folurit të arvanitasve si Boçari, Vangjel Lapi, A.Kola, Evangjelis Andreu.
Boçari: brëtek(bretk, bretkosë), derkem(dergjem),gërthelë(gafore), shënetre(shëndre), menatë(mëngjes), marrësonem(marësirë), hej(hije),fufufajkë(kukuvajkë)
Vangjel Lapi: fragment nga një këngë , “Këtë botë tan e kemi/kësaj botë djelmë jemi/gjakun kemi derdhur/se kanë hjir i kemi djekur/derdhmë gjakun për Greqinë/neve i dham atë lirinë/Arvanitas të këndojmë/gluhënë mos ta harojmë/golme gol e betet jeta/bahet me keg e drejta.”
Aristidh Kola: lasios(lesh),mis(miu),arura(arë),qion(qen), ronio(roj), ethir(ethe), alfiton(elbi), versi(vesa),theti(deti),kiro(korr), margos(marrë), tati(ati),nisos(nuse)
Evangjelis Andreu: ushëzë(mushkë), guçëza(pula), buça(qeni), ammi ata(por ata), delezë(dele)

”Jorgji piek derën’e Dhimitrit:Dhimitër flae akoma?
Dimitri: Ti, Jorgji, jë?-ndëlë-më një çiçkë:pce sgjëshurë.
Jani:-Nani mbë një: prit! Arrura.(u ngrit Dhimitri e hapi derën)

Gjithëçka më sipër, argumenton se e folura,(teksti i bisedimit gojor) arvanitase, ishte një e folur arkaike në dëshmitë, legjendat, traditat,, pasi sot në shumë vendbanime të tyre nuk i gjenë në këto trajta.
Por duhet thënë se “Atje ku arvanitasit janë në pakicë, gjuha arvanitase ka humbur. Tashmë, dihet: Gjuha arvanitase nuk është gjuhë e punës së përditshme. Ajo është gjuhë e zemrës, e mëmës dhe e tatës, është gjuha e shtëpisë, e vatrës. Në qoftë se rritesh pranë gjyshit dhe gjyshes, ashtu siç u rrita unë, e mëson gjuhën arvanitase, sepse tata dhe mëma janë në punë të shumtin e kohës.”
Nga arkivat, nga historia e jetës se në epokën e pavarësisë së Greqisë më 1821… Duhet theksuar në ato kohë, gjendja politiko-shoqërore ishte një realitet dy gjuhësor, (ishte epoka e lulëzimit dhe e forcës së gjuhës arvanite). Parlamenti Kombëtar i Greqisë në Argolidë me mbretin OTTON më 1832 dhe gjatë një dhjetëvjeçari bisedonte (pra komunikimi), në gjuhën shqipe, ndërsa shkresat administative hartoheshin në greqisht. Veç kësaj mbreti i parë i Greqisë, gjermani OTTO, që me ardhjen e tij në Greqi si fillo-helen i madh, iu fut studimit të gjuhës greke me themel. Gjatë katër vjetëve e më shumë, me qëllim, siç thoshte ai, që të mund të fliste me popullin e tij e t’i njihte drejtpërsëdrejti, vuri re se, populli i tij nuk fliste greqisht, por shqip! U zemërua keqas me njerëzit që e rrethonin dhe menjëherë e la vazhdimin e mëtejshëm të mësimit të greqishtes. Këtë të vërtetë, pakë a shumë të ngjajshme e gjejmë dhe në librin e Kastriot Kaçupi.

* * *
Gjuha arvanitase ekziston si thesar i moçëm e i çmuar, të cilës duhet ti drejtohemi, ta analizojmë dhe të ruhet me fanatizëm nga Arvanitasit që jetojnë në trevat e tyre (tashmë në shtetin Grek), por dhe duhen të studiohen në çdo kohë(sepse huluntimet nxjerin në dritë fakte të reja), kjo e folur, ky ligjërim i moçëm e vendos atë në një gjuhën e folur arkaike me vlera historiografike për karakterin dhe veçorite e saj shumë interesante dhe të pa krahasueshme me gjuhë të tjera!
Ka dhe studiues të cilët mendojnë se rrënjët shqiptare në Greqi janë më të herëshme, që në kohët antike. Për këtë vërtetim ekzistojnë shumë dokumenta historike, këngët, emrat e perëndive të Olimbit, emrat e qyteteve të lashta të Greqis, që shpjegohen vetëm në gjuhën shqipe ose arvanitase.
Studiuesi greko-gjerman Niko Stilo na përcjell një dukuri, por që përgjithësisht do ta etiketoja si një opinion i cili ende nuk mund të jetë një e vërtetë shkencore:
“Duke arritur në përfundimin se Disku i Festos është shkruar në arvanitisht, nisa të merrem me alfabete të ndryshme të kësaj gjuhe që janë ruajtur. Ndërmjet tyre, gjeta dhe një, i cili ka 53 germa, domethënë sa alfabeti i Diskut të Festos, dhe që në Epir është i njohur me emrin “Alfabeti i Dhaskal Thodhrit”. Ky alfabet, që për mua është më i përsosuri për interpretimin e gjuhës arvanite dhe në përgjithësi të dialektit toskë, siç e emërtojnë albanologët, në bibliografinë e Europës Perëndimore e gjejmë me emrin “Alfabeti i Elbasanit” dhe nga libri “Das Buch der Schrift” i austriakut Carl Faulmann, po jap në fotokopje dhe tabelën e mëpasshme me titullin “Schrift von Elbassan”.

Arvanitasit, me gjuhën e vet amtare, me trajtën e tyre të të folurit janë një thesar i kulturës popullore, që është trashëguar në shekuj deri më sot dhe si një e folme gojore vjen e ruajtur që në kohët më të rënda. Pranoj se, me ardhjen e emigrantëve Shqiptarë në Greqi pas viteve 90-të është nis një histori e re, një risi dhe shtysë për ta rigjallëruar gjuhën e folur, që tashmë ngjanë me një “zhargon”!
Arvanitasin Jorgo Gjero, të cilin e kam njohur personalisht, thoshte shpesh: “Tek e folura Arvanitase gjejmë botën që e rrethon tër këtë komunitet shumë të lashtë. Gjejmë këngë, doke, rite e sende që kanë cilësi, tipare dhe shpirtin e një popullsie që jetën e tyre e lidhën fortë me atë të grekëve dhe që e ruajtën ashtu si jeta ua mundësoi…”
“ Klumisht, mialtë të të jetë/kur më more vargarët!/Se, kur sit’ u përëndova/U shumë të kultova/Kur më hin ti, të kërcësh/Mua sitë më përvësh/gjithë ti të të vishtojnë/drita e ime perëndon”
Në këto vargje cilësitë, tiparet, ku më së shumti gjejmë të spikatura, krahasime, metafora, metonimi e të tjera figura letrare, por dhe kuptime të figurshme të fjalëve…shprehin edhe botën e popullsisë arvanitase.
Vargjet e qëmtuara nga libri i Ardian Klosi “Netët Pellazgjike e Karl Reinholdit” të shkruar(transkiptuara) sipas të folurës arkaike të arvanitëve si kundrime krijuese na japin një pasqyrë shumë interesante të leksikut që ende ruhen në shumë vendbanime të Arvanitasve. Në këtë vepër gjejmë thesare, fjalë, shprehje Arvanitase dhe asaj Arbëreshe! Vepra në fjalë është një prurje me rajvizime dhe vlerësime që duhen studjuar dhe analizuar me shumë vëmendje!

“Kjo gluha Arbërishte/Ishte gluhë trimërishte /ishte gjuha e perendive/ E fliste karbakov Mauli/Boçari edhe i gjithë Suli”.
Në këto vargje ballafaqohemi me një “mit” si një diçka që e besojmë dhe e ndjejmë ndryshe, mitin e një gjuhë të shenjtë, që është mbrojtur me trimëri dhe sakrifica!

Do t’i pres kacidhetë (flokët)

Do ta pres, ajde moj!
Do ta pres kacidhetë,
Do ta vërvit nga sqindetë.
Do ta pres kacidhet gljatë,
Po çë turpem nga i atë.
Kacaro beruka jote,(kaçurelat e bukura)
Çë më bënë të qa më ljote.
Moj kacidhe dhragolje,
Ah, të të keshë n’angalje(në kraharor)

Në vargjet e mësipërme përfytyroj metamorfozën e kënaqësisë dhe lotët e gëzimit të djalit arvanitas për vajzën e bukur që ai do! Jo vetëm kaq, fjalët e tekstit janë shumë arkaike dhe lëvizja e theksit në rrokje të ndryshme i jep ritmin dhe tingëllimën poezisë. Autori anonim i këngës, sigurisht ka qenë një merakli i fjalës së bukur, i fjalës me shumë ndjenjë dhe dashuri, por dhe një krijues me fantazi, një gojëtar “profesionist”.

I djeg dashuria
Mali sqinden sa e do./Djali arvanozen-o/Posi qiri digjen-o.
Urtësia popullore, ndjenja e krijuesit(gojor) e gjejmë të mishëruar në këto prurjet(“i djeg dashuria”,”desha të këndoja sonte”,”ja që erdha”,”Njera kërkon pajë, tjetra shtëpi”.

Desha të këndoja sonte

Ami po doj, të mi po doj/,doj të këndonjë u sonde,/moj vajza, meta vajza,/vajzo nga hatërja jote./Në oborr m’u bë një vgje,/Vjen një perister e flje.
Përsëri në këto shembuj gjejmë imazhe poetike si reflektime gëzimi dhe lumturie e vashës për të dashurin e saj (vjen një perister e flje), ose(djali arvanozen-o, posi qiri digjen-o). “O”-ja në fund të vargut përcakton dhe kulmin e gëzimit dhe të dashurisë së dy të rinjve…

Ja që erdha

Na ç’arrura, po psho,/Na ç’arrura, na çë vijn,/Hape derën të hinj,/Hape der, e shkretënë,
Të vinj, të marr servetënë./Kalivjote me surme,/Eja hape, se dua ti vet’/Kalivjote vure funde,/Edhe vet tunde tunde,/Kalivjote me surme,/Ti më puthe, po më le./Se të putha, çë të mora?/Zemrën veç e dogja
Vetë analiza në prurjet gojore fillon nga vet teksti dhe më pas tek vlerësimi i mjeteve gjuhësore të tekstit në fjalë…vetëm kështu mund të ndriçojmë pjesë të panjohura të së folmes Arvanitase. Për sa i përket leksikut të përdorur nga folësit (gojëtarët, apo miqtë), si mendimtarë të rrëfimit, duhet të dimë në se në tërësinë e leksikut mbizotëron ndjeshmëria, intimiteti, muzikaliteti, sidomos tingëllima me zanore të forta si: “Kalivjote me surme, tunde, tunde, , më puthe, çë të mora, veç e dogja…? “
Në të gjitha këto prurje ndihen emocione dhe ndjeshmëria prej tyre vjen natyrshëm. Si studiues dhe poet kjo ndjeshmëri përcillet me nota malli për historinë dhe gjuhën të cilën ky popull e ruajti në mendje, në gji, në buzë e në shpirt.

Njera kërkon pajë – tjetra shtëpi

Njera kërkon kaliqe,
Njatra kërkon podhje,
I ndari un’ amani!?
I ndari, çë do bënem,
Çë s’kam para t’i ble.
I ziu unë!…
Ajo që kërkon kaliqe,
Të presë arradhën,
Ajo që do podhje
Do na bëj djalënë.

Nuk mungon as humori, alegoria dhe ironia të cilat si figura letrare luajnë rolin e një qëndrimi estetik dhe e mveshin këtë vjershë(tekst) me petkun e mençurisë popullore dhe për më tepër sjellin momente jetike të kulturës dhe jetës arvanitase.

Erotike

Trëntafilë, flëttëtë-gjërë
Ëa të të puth një hërë.
More vasha pa mëmë!
Haide, vëmi ndë dhë t’ënë”

Këngëtari anonim vashën na e përshkon si një trëndafil fletë gjerë, domethënë, jo vetëm shumë e bukur, por e gjerë në mendime, në punë e në sjelljen e saj. Aty, vajza arvanitase është bukuria dhe mençuria si një vajzë e përsosur, e bukur edhe në shpirt!
(Letrat e Paterit-11 të Viështësë 1856).

Zonja e ime
Nga mua Sotirëlia Kacuerelia ndë Ti, zonja Qiriakulë e Krieziut-Të falhem shumë e të puth ndë buzë:-e më ndelën, të të them, pce sot do vë’më unazënë nusesë e dialit t’im, e, ndë urdhëron, të vinjësh me vashëza, me ato buz-trantafiletë edhe me tuti diëlm, ndë di or’, të më përgëzoni.- Mërr bashkë edhe nusenë e t’it kunat me diëlm të saj.-U falhem mëta gjithëvet e u vë siprë ndë krie.”
Nuk mund të themi se ky teksti i kësaj letre është thjesht një letër(shkrim i transkiptuar)) i rëndomtë, por është një prozë letrare me figura dhe përshkrime të holla sensuale, me kulturë dhe dashuri miqësore të sinqertë.

“mik gëzon-u! Shën Edreut 1856. Porje

Ashtu ishtë kjo jetë, pce kush çon miq të rri, harron të viëtritë; ishtë edhe puareza ashtu: “si çë nëkë dukhenë, kurm çmë nëkë shkon prëshkon, shpëjt njeriu e harron.”-Valte nd’ Athinë e çove tuti të miratë Ti, e nëve këtej lëngojmë e mbajmë zëmërënë me dorë.E di, çë thotë një puarëzë Arbëresh’, iatro? Mal me mal në.-kë prëzihenë, por njeriu me njerinë prçzihenë. U, i mnjëri, u viëtshë këtu i varfërë nga miq, i dëshiruarë nga parehë, i shtitur nga të shërbieritë karavit, e ndë Perëndi falhem, të zgjonjë zëmrënë ndonjë mikut dashurë, prë të këltojnë edhe mua. Çë t’iatrë të thëmë më, -miku Panoa m’i tha tuti të lodhuratë t’ënde, çë për mua bërre:-e të jësh mirë.-Po nani Të falhem, të më marrësh një mbrëlë atie çë të këtë pluhurë të fortë, njrë kattrë dhramivet: pce këtu kanë të shtrënjta e s’janë edhe të mira; e m’a dërgon,- o këto dit’, çë do marr dhu u pareh t’a dërgonj.

Këto dy letra të (shkruara/të transkiptuara) tregojnë më së miri karakterin dhe tiparet arkaike të së folmes arvanite. Me dhjetra letra dhe përralla, (“Prindi me tri vashëza, edhe mbreti”, të cilat i gjejmë në veprën “Netët Pellazgjike të Karl Reinholdit” , sjellin me shumë vërtetësi vlera të të folurës arvanitase me një histori që daton e folur para shumë shekujsh, dhe sot ka vlerën e një gjuhe të vjetër, shumë arkaike…
Dihet se kujtesa e popullit mbart me vete gjyshërit edhe etërit, ëndrrat dhe këngët, mishin dhe trupin, sendet dhe imazhet e tyre. Vetëm në këtë shesh të folmesh, apo fushë, të parët, ata që folën dhe shprehën bukur të folmen e përditshme dhanë kontributin e tyre dhe e pasuan këtë gjuhe e cila mbart sot vlera historike dhe gjuhësore të patjetërsueshme.

Pak histori:

ZHDUKJA E GJUHËS, KULTURËS DHE ELEMENTIT ARVANITAS NË GREQI

Me kalimin e kohëve, arvanitasit u ‘’bindën’’ ose u detyruan të binden se duhet të braktisin gjuhën e tyre në se dëshiroheshin të bëheshin qytetarë të denjë të shtetit të ri grek. Numri i saktë i arvanitasve ose shqiptarëve në Greqi nuk dihet, por nga kuvendi i fundit që kam pasur me studiuesin, historianin dhe shkrimtarin e njohur arvanitas Aristidh Kolia, që vdiq në vitin 2000, dhe që ky kuvend është botuar në revistën “EKSKLUZIVE”, thotë:
‘’Në Greqi pak njerës nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas’’. Sot burimet historike, gjuhësore, muzikore janë shumë të kufizuara, ose mungojnë plotësisht në drejtim të arvanitasve të Greqisë.
Në vitin 1983 arvanitasi Jorgo Maruga do formonte ‘’Lidhja e Arvanitasve të Greqisë’’. Por në këtë vit, Jorgo Maruga vdes, duke u zgjedhur studiuesi i njohur Aristidh Kola kryetar, që me punën e tij madhore, mund të quhet me të drejtë, De Rada i arvanitasve të Greqis. ‘’Lidhja e Arvanitasve të Greqis’’ me në krye Aristidhin dhe pasuesin e tij Jorgo Miha dhe Jorgo Gjeru do të ngrinte në një farë mënyre lartë figurën e arvanitit që luftoi dhe krijoi shtetin e ri Grek. Lidhja do të botonte revistën ‘’Besa’’ dhe broshura të ndryshme për historinë shqiptare, në vitin 1986, do të bëhej koncerti i parë me këngë dhe valle arvanitase.
Kënga arvanitase ka tërhequr vëmëndjen e shumë studiuesve, muzikologëve grekë dhe të huajve të tjerë. Këngët arvanite i përkasin tekseve të këngëve dhe poezisë të lirikave të vjetra arvanitase. Këngë për lirinë, dashurinë dhe të tipit kaçak, pra të njeriut të lirë prej një shpirti të pathyeshëm dhe të ndjenjës popullore. Këngët arbërore janë ruajtur me fanatizëm nga populli arvanit deri më sot dhe këndohen shpesh nëpër dasma. Mënyra se si është ruajtur kënga arvanitase është interesante për faktin se gjuha arvanitase ose shqipe nuk shkruhej më parë, nuk e lanë të tjerët që të shkruhej! Kështu populli arvanit zgjodhi rrugën e të kënduarit për të ruajtur gjuhën e tij arvanitase.. Një dëshmi që kemi nga P. Joti që shkruajti ‘’Historinë e Shtatë Ishujve’’ të vitit 1866, na vërteton se Suljotët që ishin në Korfuz. ..Kur pastronin armët, ata këndonin këngët arvanitase të heronjëve të tyre. Në këngët arvanitase të Suljotëve nuk kishte asnjë fjalë greke.
Dy këngë që këndoheshin nga arvanitët Suljot, gjenden në librin me titull ‘’Bleta Shqipni’’ me autor Thimi Mitko botuar në vitin 1878 në Aleksandri. Në vitin 1891, gjermani Arthur Milchkofer në veprën e tij me titull ‘’Attika und seine Heutigen’’ ndër të tjera shkruan. ‘’Nga ç’di unë, këngët popullore greke, i janë përshtatur këngëve të vjetra arvanite të dashurisë, lirisë dhe kaçake’’. Shumë këngë arvanite janë shkruajtur në gjuhën greke, kështu kanë humbur indentitetin e tyre të vërtet shqiptar. Këto 15 vjetët e fundit falë vullnetit dhe ambicjes të studiuesit arvanitas Aristidh Kolia, Dhimitri Leka dhe këngëtarit Thanasi Moraiti, u bë e mundur që të prodhohen dy CD me këngët arvanitase me titull ‘’Këngët Arvanitase’’ dhe ‘’Trëndafilat e Shkëmbit’’ që kanë përmbledhjen e disa këngëve arbëreshe të Italis së jugut dhe të arvanitasve të Greqis. Këto dy Cd, janë të vetmit që janë prodhuar në historinë mbarë shqiptare në gjuhën tonë arbëreshe.

Eshtë sot e folura arvanitase një “zhargon”?

Sot, gjuha arvanite mund të quhet se ka arritur në përmasat e një zhargoni, atë të ashtuquajtur: “ZHARGONI ARVANITI”!
Për ta përputhur idenë dhe mendimin tim se gjuha Arvanite sot ka natyrën e një “zhargoni” dhe flitet nga dita në ditë më pak se shumë vite më parë, po sjell për kumtesën disa vjersha të shkruar me alfabetin e shqipes(e transkiptuar):
“Gjuha jonë vetëm thuhet, nuk e lanë që të shkruhet. Bëmë këngë, këshilla t’urta që mos të harrohet gjuha”
“Panajoti Protopapas
Jam në Angjellokastros.E jam tek një shtëpi, si ju e thoni juve? Jemi tek një shtëpi.Këtu thuhemi shtëpia e Jorg Priftit, Jorgji Papanastasit.Kam vitra.
E ju ulet këtu.
“Ne jemi llerë këtu, këtu në këtë shtëpi jemi llerë. Thomë edhe tata ka vdekur këtu ja nj’zet e pesë vitra. E kemi fotografi. Këtu apenandi, Llipon. Neve jemi nga ikojenia. Thuhem Protopapas, Priftar ikojenia. Papja jim ish prift. Ja thojnë Papa Vasil Protopapaj. Fenete se ish ndë një epohji. Pasandaj u bë prift papuj jim.Papas Nastasi u bë prift edhe tridhjet vitra bëri prift. Edhe vdiq tri zet e gjashtë vitra.Llipon tata jim ishte llerë nj’milë tetë qind edhe tetë dhjet e tet. Në dhjetë të flevarit çë kemi shkruarë në një filladhë. Unë jam llerë një milë nëndë qindë dhe nj’zet e katër, në katër të janar.”
E nani do t’i thuash në një këngë?
“Ne, një kenkë nga ato ç’dimë do te thomë nani.”
Angjelokastro-Shtëpia e Jorgo Priftis Papanastasit

Tre vapor u nisën e vanë

Tre vapor u nisën e vanë?Nda Stamboll ndë vend e tanë/Më erdh burri nga kurbeti/E mos një mbrëma nukë beti/Më erdh buri nga kurbeti.
Oj mos më shaj, moj mëmë/Se s’jam e nostigmë./Dronem e bëj parë.

Çka citova më lart tregon më së miri se, gjuha Arvanitase mbetet një e folme arkaike, që tashmë ka marë natyrën e një “zhargoni” arkaik!

Një poezinë e poetit Llambi Gjikuli më dha krah të shkruaj një brengë që poeti kishte për Arvanitasit.

ARVANITJA

Atje kam u zotin tatë/Atje kam u mëmën time/Atje kam u tim vëlla/
O e bukura More./Ç’ish ajo ditë e ngrohtë maji/Ç’ish ajo ditë kur dielli ra/Cipe deti hedhur shtati/Tehu vinte arvanitja./Ç’më shklqenë fytyrë e saj/Gjak i humbur në stere/Është një pril a një maj/E së bukurës More./Ç’emër ke o vashë/Ç’sua mbytur lotëve?/Ti je zjarri ku unë rashë/Si Serembja luleve…

Këto vargje të poetit Ll. Gjikuli i shkojnë për shtatë thënies së kronistit bizantin Michael Attaleiates kur thoshte:
“Arvanitët janë një nga popujt më të çuditshëm. Ata nuk i ka bindur as Roma as katolicizmi. Ata i mbahen origjinës së tyre pagane dhe nuk e braktisin kurrë vendin”.

Për sa më sipër argumentova, vij në përfundime se:
1. Arvanitët e Greqisë nuk janë ardhës, nuk janë as minoritet. Ata ishin dhe janë akoma në Greqi.
2. Gjuha, e folura Arvanitase i ka rrënjët në shekuj dhe nuk flitet nga bashkësi të ardhur në kohë të caktuara, por nga autoktonë në këto troje mijëvjeçare.
3. Për sa kohë gjuha, e folmja Arvanitase nuk ka qenë shkruar dhe as nuk shkruhet edhe sot, pranojmë se ajo nuk përbën dialekt më vete. Ajo ka vlera të mëdha si gjuhë e folur arkaike, që sot ndodhet dhe jeton në shtratin e një “zhargoni”!
4. Gjuha arvanitase nuk është gjuhë e punës së përditshme. “Ajo është gjuhë e zemrës, e mëmës dhe e tatës, është gjuha e shtëpisë, e vatrës.”
5. Është realitet, sot e folura arvanitase po rrudhet…e mbetur si një “zhargon”!
6. Atje ku arvanitasit janë në pakicë, gjuha arvanitase pothuajse ka humbur.
7. Fal punës së madhe që bënë intelektualët arvanitas si Jorgo Maruga, Aristidh Kola, Jorgo Miha, Jorgo Gjero, Vangjeli Lapi, Tasu Arvaniti, Alqi Gjika etj., arvanitas të cilët ishin grupuar në “Lidhja e Arvanitasve të Greqisë” dhe revistën BESA ku ata botonin si dhe kalendarin e përvitshëm (deri nga fundi i vitit 2005) ku botoheshin poezi, përralla, fjalë të urta, tregime, në gjuhën e tyre amtare shqipe,(e transkiptuar), sot kemi të ruajtura dhe të transkriptuara vlera jetësore të kulturës dhe traditës arvanitase.
8. Në tërë historinë e jetës arvanitase, gjithçka që është shkruar nga thesari i këngëve, vjershave, apo dhe ndonjë dokument historik janë shkruar me alfabetin grek, ose të transkriptuara, me shumë fjalë në greqisht. Një dokument i till ëshë “NJË FJALIM PARAZGJEDHOR” i botuar në gjuhën shqipe(i traskiptuar). Dokumenti historik i vitit 1860, është botuar në revistën “BESA”, organ i “Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë” nga Petro Filipi-Angjeli, i cili në vitin 1993 ishte Kryetar i Bashkisë së Kalivias të Atikisë, njëherësh dhe hulumtues i gjuhës, i historisë dhe i folklorit arvanitas sjell materiale dhe mundësi analizash histo-gjuhësore sot Arben Llalla, “BESA”, Athinë, nëntor 1993, fq. 139.

Bibliografia dhe Literatura Konsultuese

Aristidh Kola, “Arvanitasit dhe prejardhja e Grekëve”Shtëpia Botuese,55, Tiranë,2002.
Ardian Klosi, “Netët Pellazgjike të Karl Reinholdit”, Shtëpia Botuese A&B, Tiranë,2005.
Akademia e Shenkecave, Tiranë, 1973,“Norma Letrare Kombëtare dhe Kultura e Gjuhës”.
Aristidh Kola, “Gjuha e Perëndive”, Plejad …….vendos vitin e botimit
Antonio Bellusci Revista kulturore “LIDHJA”, 30 Tetor 1993.
Arben Llalla, l“Aristidh Kola dhe shtypi shqiptar”….vendos vitin e botimit
Arben Llalla, “Gjurmë të Letërsisë së Vjetër të Shqiptarëve të Greqisë 1860-1889”, Shtëpia botuese “RINGA DESIDN”, Tetovë, 2006.
Dhimitër L Gjoka, “Motive Arbërore”,Sarandë, 2007.
Dhimitri Lithksou, Popullsia dhe fshatrat e shqiptarëve të Greqisë 1879 – 1907, përshtatur në shqip nga Ilia Kol.
Gjovalin Shkurtaj, “Si të Shkruajmë Shqip”, Botime Toena, Tiranë 2008.
Kastriot Kaçupi, “Kanari Heroi Çam i Revolucionit Grek”.
Niko Stilo, “Fjalori Greqisht-Shqip i Panajot Kupitorit”,Botimet “KUMI”, Tiranë 20011, f,21-23.
Qenra e Studimeve Albanologjike,Instituti i gjuhësisëdhe Letërsisë-Kërkime Gjuhësore-3,11, Tiranë, 2014.
“Revistë historiko-kulturorë” “Pegasi”-numër-2, Athinë, Dhjetor 2005
Sinan Gashi, “Zëri i Arbërorëve të Greqis”Prishtinë, 2010.
Valter Memisha, “Studime për Fjalën Shqipe”, Shtëpia Botuese, “botart”, Tiranë, 2011.
Universiteti Evropian Jug-Lindor-Tetovë, Maqedoni-“Takimi i parë i Albanalogëve të rinjë”, Universiteti Evropian JL, Tetovë, Prill 2017.
Universiteti Shtetror i Tiranës,Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë-“Studime mbi Leksikun dhe mbi Formimin e Fjalëve në Gjuhën Shqipe”,Universiteti Shtetëror i Tiranës, 1972.
Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhës dhe Letërsisë-Kërkime Gjuhësore-3, Tiranë 2015.
Teuta Kamberi-Llalla, “Antologji e Poezisë Arvanitase”,email: teutallalla@gmail.com, Traskriptimin e teksteve: Arben Llalla ,Botues: JETA-AIR . http://www.lithoksou.net/p/plithysmos-kai-xoria-ton-arbaniton-1879-%E2%80%93-1907-2005

Vlera artistike e frazeologjisë në poezinë Çame,

Përmbledhje

Poezia çame përbënë një pasuri në historinë dhe kulturën tonë kombëtare me larminë e këngëve e poezive, me frymë poetiko-letrare si gurrë e pashtershme dhe një objekt i vlefshëm studimi si pasuri leksikore, me të folmen çame dhe një pasuri gjuhësore e patjetërsueshme, ku s’kanë munguar hulumtimet dhe studimet e ndryshme etnolinguistike dhe përgjithësisht në fushën e dialektologjisë. Sot në punimin tonë ajo përcjell jo vetëm frymën dhe aromën e kulturës dhe traditës çame, por shihet e lidhur ngushtë me mënyrën e të ndërtuarit të leksikut dhe frazeologjisë, që përkon me të folmen çame. Dukuria artistike e prurjes së kësaj pasurie e frazeologjisë popullore çame, ka vlerën e një produkti të veçantë, kreativ e figurativ, e parë në fusha konceptore përmes përdorimit të kësaj frazeologjie në këto poezi. Ato vijnë të lidhura ngushtë me mjediset çame, ku spikatin bukuritë e vendeve e fshatrave çame dhe zakonet e tyre, të cilat i ruajnë me fanatizëm edhe sot, si vlerë e autoktonisë dhe e zhvillimit të tyre në kohë, pavarësisht se tek brezi i ri, zenë vend prirjet drejtë zevendësimit të të folmes çame me standardet e shqipes së përgjithëshme përkrah gjëgjësive të tyre dialektore.
Fjalë kyçe: e folmja çame, fusha konceptore, frazeologji, ngjyrime semantike e emocionuese.

Hyrje

Ky punim bën objekt poezinë çame dhe veçanërisht, frazeologjinë e përdorur si një pasuri leksikore me një domethënie semantikore të thellë, ku figurshmëria dhe nënkuptimi i brendshëm, vijnë të studiuara në fusha konceptore të lidhura me mjediset dhe trevat çame; me natyrën e vendeve skajore jugore çame; me atdhedashurinë çame dhe temën e patriotizmit; me kulturën e traditën e veshjeve e të mënyrës së jetesës; me figurën e spikatur të vashëzës çame dhe dashurinë si motiv i poezisë lirike; me punët në bujqësi e blegtori; me botën e kafshëve e të shpendëve; me emocionet që sjellin vlera semantike në mardhëniet farefisnore, në dasmat e tyre, në problemet shoqërore etj., ku do të mundohemi të hedhim dritë në një vjelje të frazeologjisë së përdorur në këto poezi, për të treguar vlera artistike si një pasuri poetiko-letrare në leksikun e shqipes me një veçanti, atë të të folmes çame. “Krejt lënda që na vjen nga Çamëria ka merituar dhe meriton të shqyrtohet e të studiohet edhe më gjerë” – shprehet studiuesi Gj. Shkurtaj në kumtesërn e tij “Vlera dialektologjike dhe etnolinguistike të së folmes së Çamërisë”.
Pavarësisht evolimit të gjuhës sot, ku sipas studjueses E. Troplini “në zhvillimet leksikore, rol parësor në ruajtjen e fjalëve të ndryshme, marrin edhe faktorë të tjerë si: rethana, çasti i ligjërimit, situata, përdorimi për qëllime të ndryshme emotive, krenaria për origjinën, humori etj., nuk mund të mos vlerësojmë edhe faktorë të tjerë, siç janë lidhjet me arsimin, veprimtarinë prodhuese, veprimtarinë kulturore e shoqërore etj.,…si edhe me faktorë të tjerë shoqëror e natyror po aq të rëndësishëm si martesa, mosha, gjinia…” ku gjuha dhe ligjërimi çam kanë pësuar lëvizje e ndryshime ndër breza. “Ndryshimi gjuhësor nxitet e përcaktohet nga zhvillimi i kulturës, veprimtarisë prodhuese, mjeteve të reja teknike, jetës politiko-shoqërore, përparimit e shkencës, elektronikës etj., nën trysninë e të cilit është edhe vetë gjuha standarde. Dhe për sa kohë gjuha standarde do të jetojë së bashku me dialektet, gjithmonë do të ekzistojë një lidhje bashkëveprimi midis tyre.”

Fushat konceptore të identifikuara përmes frazeologjisë që lidhen me mjedisin çam në poezinë çame

“Gjuha dhe sjellja gjuhësore janë faktorë të fortë të shprehjes së identifikimit dhe të kohezionit të një grupi shoqëror qoftë brenda, qoftë jashtë. Në vjeljen që i kemi bërë frazeologjisë popullore në poezitë çame, si shprehje e identifikimit shoqëror, si një grup me tipare të dallueshme brenda shqipes, pavarësisht ndryshimeve e dallimeve leksikore, tregon marrdhëniet gjuhësore dhe të përbashkëtat mendësore në përfshirjen e faktorit popull, në bashkëjetesën dhe mardhënien shoqërore të vetë grupeve shoqërore apo dialekteve të një gjuhe.
Mjedisi çam lidhet drejtpërsëdrejti me vendet ku çamët kanë banuar si Janinë, Paramithi, Filat, Kastri etj. Dhe dhimbja e dashuria për këto vende të begata, nuk shuhet kurrë. Ata kanë mall për to dhe prandaj kënga e poezia është e lidhur hershëm me këto troje aq të dëshiruara për ta. Në vargjet e mëposhtme, vëmë re frazeologji të tilla si:
ulu mal (shprehje e papërkulshmërisë),“Ulu mal të shoh Kastrinë, /Të shoh bellat ku rrinë”; shpesh frazeologjia popullore vjen edhe me modele disi të ndryshme në formulim, por me kuptimin e njëjtë si: “ç’më panë sytë”, “O, ç’pe me sytë e tu, moj Paramithi!; ose “deti u thinj” (njerëzit thinjen nga hallet, po deti?). Nga flakët e tmerrit dhe deti u thinj”; ose “dallandyshe folmë, moj” (e lidhur kjo me dallandyshen si lajmëtare e pranverës, por që në rastin tonë asaj i kërkohet të tregojë për ndodhitë, të sjellë lajme); “të dëgjojë Perëndia” (sipas poetit çam, “Perëndia” është ajo që do të vërë drejtësinë e munguar),“Dallandyshe që vjen larg, nga Filati , nga Janina , /folmë moj, vetëm një fjalë të dëgjojë Perëndia”; ose “kam çelë” (kam lindur në këto vende), “Kam çelë nën hijet e vrara/ku flasin me gjuhën e dhimbjes/aty, nën aromë të agrumeve/këndojnë ison e ndaluar, çamërisht” Çamëri më dogji malli”, vendet çame, Filati, Janina etj., agrumet e ullinjtë e tyre janë të famshme… këto vende jo vetëm përmenden për bukuritë natyrore por edhe begatinë e prodhimeve të tyre. /Heshti Gumenica, ullinjtë zgjoi Filati,/ Malit të Bozhurit iu rregjua shtati,/ Gjyshër – Kostandinë u zgjuan nga varre” – (u zgjua nga varre – u ngrit nga varri) etj. ose kur lexon: “Nëm një vjeshtë, moj ,
të zgjoj dasmat çame..” Poetit çam i pëlqen që çdo vjeshtë të “zgjoj” dasmat. Ai përzgjedh vjeshtën pasi është stina e bollëkut, është stina e dasmave.

Fushat konceptore të identifikuara përmes frazeologjisë që lidhen me temën patriotike në poezinë çame

Kjo fushë konceptore lidhet me mjedisin luftarak dhe përpjekjeve të vazhdueshme që në kohë të hershme të luftës për liri të çamëve kur ata u zhvendosën nga trojet e tyre me forcë, madje dhe në mënyrë barbare e shfarosëse, kur popullsia çame u detyrua të shpërngulej drejt Shqipërisë.
Bëmat, luftrat, dhimbjet e përjetuara të asaj kohe u reflektuan edhe në poezinë e shkruar dhe gojore çame. “Çamëria nëna jonë e zbardhur”(hallet, luftrat, mërgimi etj., kanë qenë pjesë e Çamërisë dhe ajo tashmë ndihet e “zbardhur”, e plakur). Në poezinë “Mëshirë e pa mëshirshme” të Fatime Kullit gjejmë vargje të tilla si: Lule-bardhat çelin nė pus tė harrimit/Ullinjtė kullojnė gjak, si klumushti i gjirit…/Oh, mëshirë e pamėshirëshme! ose “Varre mermeri si sythe të bardhë pikëllimi”. Metaforat, antiteza dhe krahasimi i mundësuar nga lidheza “si”, i japin vargut dramaticitet dhe vetë poetja kërkon rrugëdalje… vëme re edhe një dukuri tipike fonetike të të folmes së Çamërisë ku spikat karakteristika e ruajtjes së bashkëtingelloreve gl/kl, ku gjejmë fjalë të tilla si: klumusht –qumësht, glisht – gisht, glembi – gjembi, gluhe – gjuhe, klice – kyce, i shklier – i shqyer, i shkalre – i shkare, klishe – kishe, i glate – i gjate, kloftë-qoftë, ose shprehje te tjera si: çish ke? – çfarë ke ?, çish je? – qysh je/si je, të pastë nana – të ka nëna etj. Mund të themi se prej kohësh kjo formë është asimiluar, ndërsa dialektin çam e ruan sot e kësaj dite të konservuar në mënyrën më të mirë, sidomos nga brezi i më të moshuarve dhe ai i mesëm disi.

Fushat konceptore të identifikuara përmes frazeologjisë që lidhen me ngjyrime semantike dhe emocionuese si dhe me problemet shoqërore në poezinë çame

Kjo fushë konceptore lidhet ngushtë me botën shpirterore të poetit çam, shprehja e ndjenjave, mendimeve sjell ndër vargjet çame atë botë të pasur shpirtërore dhe shpalos intelektualizmin e poetit, ku poezia mbart mesazhe shumë domethënëse.
Ishte bërë vetë ylberi/ah, ishin pika shiu/ngjyra ylberi,/apo më flet me lotët e tu? (flet me lotë – tregon dëshpërim); “ vdekja me nallane” (vdekjo po troket, është pranë…).
Kultura dhe e folmja Çame… nëpër këngë, poezi e nëpër valle, në kostume e nëpër përralla…si një botë e madhe ngjall emocion, të magjeps zemrat; të gjitha këto bashkëjetojnë në harmoni e vënë në lëvizje të menduarin, të zbulojnë konotacionin që ti kërkon: “Dallëndyshe bukuroshe..a mos vjen nga Shqipëria? Eni vjen prej Çamërie, me këto milëra fjalë e me gluhë perëndie” , “Çamëria nëna jonë e zbardhur”. Fraza të tilla kuptimplote, ku brëndashkruhet një emocion apo një ngjyrim semantik, vijnë nëpër këngë e poezi si me një lloj kodi të brendshëm. Dëshirat, të lidhura me shpend si dallandyshja, sjellin lajm nga larg dhe “me gluhë perëndie” duke nënkuptuar me “gjuhën e së vërtetës”…”milëra fjalë” ( shumë lajme) ku spikat e folmja çame. Vemë re zëvendësimin e bashkëtingellores ‘j’ me ‘l’, si një dukuri fonetike tek çamërishtja. Pjeseza “eni” si një tipar i të folmes çame, e përdorur për të tërhequr vëmëndje, ndeshet shpesh edhe në poezi, madje e bën interesante dhe si më të ledhatuar vargun. “Eni vjen prej Çamërie, të pastë nana?!”, Ai ia shton urët zjarrit,/ndërsa ti rëmin shkëndijat.”,(“i shton urët zjarrit – i fryn zjarrit”); (rëmin shkëndijat – ngacmon zjarrin, luan me zjarrin).
“ Në bedena malli Çamëria rron/ E nuk dua, jo, të më vijnë dhiolitë/ Se kam zilet, dhentë, se kam zërin tim./ Se kam Osman Takën që më mban në zemër/ Se kam fyell’n e Tanës që më fton në ëmër./Motra të një nëne, thinjur para kohe/ Që s’i mblodhën dot pikëlat e lotëve. etj. “…Për ditë grindem me perënditë,/kafshoja veten,/thithja gjak gjarpri./Atdheun e mora me vete,/herë në tokë e herë në qiell…” mes dilemash dhe problemesh që autori përshkruan gjejmë të tilla njësish frazeologjike të spikatura e të shprehura në një farë mënyre, të tillë dhe domethënëse, madje edhe veprimet e botës së kafshëve duket se u vishen njerëzve si tipare të huazuara prej tyre.
Them kështu, se kafsha kafshon dhe tek “kafshoja veten” – (haja veten),e gjithë kjo si një mospajtim me ç’ka i ndodh, me ç’ka përjeton…thithja gjak gjarpëri (helmohesha), nënkupton vështirësi të mëdha etj., dhe poezia çame vazhdon: “Kam çelë nën hijet e vrara/ku flasin me gjuhën e dhimbjes/aty, nën aromë të agrumeve këndojnë ison e ndaluar, çamërisht./Në k’të stinë me sy të thinjur/numëroj petalet e trëndafilave/që zvarriten pa frymë hijeve…/me peshën e padrejtësisë mbi shpinë. (me mban në zemër – më do shumë; thinjur para kohe – e thinjën hallet; s’i mbledh dot pikëlat e lotit – e kam leshuar veten, s’pushoj dot së qarri; u zgjua nga varre – u ngrit nga varri). Marr shkas nga disa fjalë që vijnë me të folmen çame në dialekt dhe të veçanta si: pikëla – pika, u rregjua – u rregj, bedena – pjesa e sipërme e kalasë, dhiolitë – violinat etj.

Fushat konceptore të identifikuara përmes frazeologjisë që lidhen me dashurinë dhe figurën e vashëzës çame në poezinë çame

Bukuria e vashëzës çame është bashkëudhëtare në vargjet e poezisë çame. Ndjenja e dashurisë, si një ndjenjë e bukur dhe e dëshiruar, shprehet ëmbël dhe e shoqëron e fiton vlera konotative, shenjuese dhe stilistikore duke ia shtuar vlerën jo vetëm bukurisë së vargut, po me semantikën dhe leksikun e përdorur, sjell emocione dhe nuanca të kulturës çame me aromë e ngjyrime të tilla si: “Nëm një vjeshtë, moj,/të zgjoj dasmat çame /Ku bredhin mandilet,/vajzat kapedane” sipas edhe studiuesve të tjerë, përmend këtu E. Cabej , si edhe në shqipe, çamërishtja ka huazimet e saj në lidhje me gjuhët me të cilat ajo kishte kontakte dhe marrdhënie fqinjësie si p.sh. përdorimi i fjalëve mandile – shami; karfos – mbërthej; dhaskal – mësues; dhiplo – dopjo; feks – ndrit; gremis – rrëzohem etj. nga greqishtja, siç mund të gjejmë edhe nga turqishtja duvak – vello; nur – hir etj.
Spikati gjithashtu kompozita si “moj vetullgremisur”(vetulla rëzuar, e mërzitur).“Më ke zogëlarë me shkronjë”(më ke zogëzë të virgjër, si të pikturuar), ”Imëzot ç’më ike nga sit” (I dashur, më ike, më harrove), “Çish ke vajz’ mëmëza ime/Çish ke vajz’ çu mareshe” (Çke vajzë që u gënjeve, u dashurove marrëzisht), “Pse më shet o nanë/për një palë me xhufka? (për një pajë me të bukur)”. “Bellë, në besofsh perëndin,/Ule nja di glisht shamin,/Se marrove djalërinë” ( marrove – e morre në qafë djalërinë, e marrose djalërinë), ose “ Drenushja mbi trëndelinë,/Gërsheti loste me gjinë,/Kur e mundi siri sinë,/Ndaluam e morëm frimë.” (loste me gjinë – dashurohej; mundi siri sinë – e zuri gjumi; morëm frimë – u lehtesuam); verejmë edhe dukuri fonetike qe me mjetet e shqipes ajo zevendesohet me “y” si p.sh. siri – syri; sinë – syne; frimë – frymë di – dy.
“…rash në dashuri (dashurohesh)/me një grua çame,/me çitjane./Dëgjo trimi im i ri,/Sot që do më hedhëç dhri(me vë kurorë)/Më ke zogë në kuvli..”. të bie në sy lidhja me traditën dhe kostumin tradicional të vashëzës çame (me çitjane; do më hedhëç dhri).
Në vargjet: “Ku feks nuri i nuses në Shesh të Xhamisë, /Këmba e saj e bukur kur merr drejt shtëpisë. …./Herë më shfaqesh nuse me duvak të blertë /Herë nënë e dhembshur që këndon në djep, /Herë gjysh e gjyshe, pa bastun në duar, /Kur më rrëfen ëmbël kohën e kaluar” “Diellin do ta marr, moj, për ty në duar/do ta fus në gjoks./Të më ngrohë shpirtin kur të thotë: /“Kam ftohtë!”- gjejmë frazeologji me kuptime semantikore, që lidhen me shprehjen e dashurisë mes dy të sapomartuarve, ku spikat metafora dhe kuptimi i frazës merr të tjera përmasa duke i dhënë poezisë vlera shenjuese frazeologjike të motivuara figurativisht.

Duke përfunduar këtë parashtrim mbi disa veçori artistike të frazeologjisë në poezinë çame, do të theksojmë edhe njëherë pasurinë e madhe gjuhësore që spikat në të folmen çame, si një burim frymëzimi për poetët dhe poezitë e tyre ku ata derdhin shpirtin, dhimbjen, dashurinë, mallin dhe dëshirat e tyre për të ruajtur që hershëm gjuhën, zakonet, traditën, kulturën çame.
Njësitë frazeologjike të përdorura dëndurisht në këto poezi, sjellin vlera stilistikore dhe emocionuese, ku nëpërmjet tyre, poeti e bën komunikimin dhe sjelljen e mesazhit më lehtësisht, gjë që e mundëson metafora dhe figurat e tjera stilistikore të brëndashkruara semantikisht kuptimit e domethënies, dhe i japin vargut poetik konotacionin e duhur.

gjata.arqile2@gmail.com
Mars 2018

Literatura e konsultuar

Aristidh P. Kola, “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, Shtëpia Botuese-55, Tiranë 2002.
Agim Desku, “Dua të pi verë Çamërie”, Shtëpia Botuese, Vllamasi, Tiranë, 2011.
Buletin i Institutit të Studimeve për Çamërinë, Nr.1 Shkurt 2013, www.cameriainstitute.org
Eqerem Çabej, Studime Gjuhesore, Rilindja, Prishtine, 1976.
Dhimitër L. Gjoka, “Motive arbërore”, Gusht 2007.
Dhionis Qirinzidhi, “Paqyrat e Afërditës”, Shtëpia Botuese Globus R. Tiranë, 2008.
Namik Selmani “ Zemrat e zemrave të mira”, 2000.
Valter Memisha, Studime për fjalën shqipe, 2, Tiranë, 2016.
Valter Memishaj, “Studime për fjalën shqipe”, Tiranë, 2011.
Valter Memisha, Rreth shndërrimit të togfjalëshit të lirë në njësi frazeologjike në gjuhën shqipe, SF, 3-4, 2006.
Xhemil Lato, “Fatthyerit në pritje”, novelë, Arbëria, Tiranë, 2010.
Xhemil Lato, “Kufitarja e ushtarit gjumënjëtrazuar”, shtëpia botuese “Imeraj”, Fier, 2015.
Xhemil Lato, Ullinjve qan një vejushë, Sh.Botuese Neraida, Tiranë, 2005.
Fatime Kulli, https://atunispoetry.com/…/vdekja-e-trendafilit-ne-ceremoni-pikelli…
Gjovalin Shkurtaj, Sociolinguistika shqiptare. 2003.
Gjovalin Shkurtaj, Kundrime Gjuhesore, Tirane, 2006.
EdliraTroplini, doktoratura “E folmja e camerise dje dhe sot”, http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/Edlira-doktoraure-varianti-perfundimtar.pdf
Zenun Gjocaj, Struktura leksiko-semantike e stilistike e frazeologjisë shqipe, Prishtinë, 2001.
Xhevat Lloshi, Shënimet stilistike në fjalorët e shqipes, në “Leksikografia shqipe – trashëgimi dhe perspektivë, Tiranë, 2005 (Marr nga portali “SHQIPTARIA”.