Gjuhëtari italian: Dodona ishte tempull ilir jo grek

Glotologu italian, Guliano Bonfante, është një nga emrat e përveçëm të gjuhësisë indoevropiane.

Megjithëse i damkosur shpesh si pan-ilirist, rrymë mendimi në shkencën e historisë dhe gjuhësisë që i gjente ilirët në përmasa kontinentale, Bonfante bënte zbërthime gjuhësore që provonin shumë prej pohimeve të tij.

Në artikullin e shënueshëm ‘Elemente ilire në mitologjinë greke’, gjuhëtari italian kishte pikasur praninë e hapërdarë të proto-ilirëve, një shkulm i të cilëve kishte përshkuar Greqinë qysh në motet prehistorike.

Bonfante është një nga të parët që i njejtëson pellazgët historik me këtë valë proto-ilire. Sipas tij, ‘këta pellazgë të Pellazgjisë i përkasin po kësaj vale pellazgjike dhe proto-ilire’.

Për të, hierorja e Dodonës nuk ishte gjë tjetër veçse një territor gjuhësor ilir.
Portali Konica.al sjell një fragment nga artikulli i Bonfantes në lidhje me një nga tempujt më të njohur të botës mesdhetare në vjetërsi:

“Dodona, në vendin e Elopëve, është në një territor gjuhësor tërësisht ilir dhe, në mënyrë të dallueshme, ilir është edhe emri i Dodonës (krahasuar me Salôna, Narôna, etj., e v. H. Krahe, Die alten balkanill. geogr. Namen, Aid., 1925, p. 47 e ag.).

Në lidhje me emrin proto-ilir të Pellazgëve (nga Πελαγ + σκο-ί), kam shkruar diku tjetër. Dimërkeqe është Dodona, qytet verior, i huaj, përtej maleve”, shkruante Bonfante (Nga portal”NJËKOMB”.