Hapet shkolla shqipe edhe në Seebach të Kantonit të Cyrihut

Nga Isuf Ismaili

Në këtë fillim tetori të vitit 2021, nxënësit e Shkollës Shqipe në Buchwiesen, të Seebachit, në Kanton e Cyrihut, filluan mësimet në gjuhën shqipe. Kjo ditë ishte ditë e veçantë jo vetëm për nxënësit, por edhe te prindërit dhe veçanërisht te mësuesi i tyre Ardjan Shaqiri.

Nxënësit e shkollës shqipe në Buchwiesen (Seebach) të kantonit të Cyrihut, së bashku me mësuesin e tyre Ardjan Shaqirin dhe koordinatorin e shkollave shqipe në Zvicër Vaxhid Sejdiun

Sukseset e Shkollës Shqipe në Zvicër nuk kanë të ndalur. Nga javë në javë jo vetëm që rritet numri i nxënësve nëpër pikat shkollore ku ekzistojnë, por edhe vazhdimisht hapen shkolla të reja shqipe, të cilat përfshijnë një shtrirje më të gjerë të shkollave shqipe jo vetëm në Kantonin e Cyrihut, por edhe në kantonet e tjera.

Ky përpjekje është shembulli më  mirë se si aty ku bëhen bashkë mësuesit dhe prindërit nuk mungon edhe rrita e shkollë shqipe.

Ky aktivitet kombëtar hedh poshtë të gjitha vlerësimet e atyre, të cilët deri dje fajin ua linin prindërve. Pra dhjetëra e dhjetëra shkolla të hapura gjatë këtij viti shkollor dëshmojnë interesimin e  prindërve shqiptarë, të cilët dëshirojnë t`ua ruajnë gjuhën amtare fëmijëve të tyre.

Dhe, ky interesim është menaxhuar në mënyrë te shkëlqyer nga Këshilli i Arsimtarëve të Shkollës Shqipe në Zvicër. Këto fakte dëshmojnë punën dhe angazhimin e tyre në shërbim të gjuhës dhe shkollës shqipe. Një mbështetje e madhe ishte dhe është vazhdimisht nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë, stafi i së cilët kujdeset në mënyrë të rregullte që t`i ndihmoj sa më mirë në hapjen e këtyre shkollave.

Shkolla shqipe Zvicër
Sektori për informim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *