Hapet Shkolla Shqipe në Schattdorf të Kantonit të Urit

Bashkohuni me ne! – Shqip të mësojmë!”

Në Shattdorf, të Kantonit të Urit, hapet Shkolla Shqipe e 47-të e radhës, të cilët drejtuesit e saj iu bën thirrje prindërve shqiptarë, të kësaj pjese të Zvicrës, që fëmijët e tyre t`i orientojnë drejt shkollës shqipe.

Vlen t’iu informojmë se mësimi zhvillohet çdo të mërkure, nga ora 13:30-15:15, adresa: Schattdorf, Shkolla Gräwimatt (Schulanlagen Gräwimatt), Klasa nr. 120

“Krahas sukseseve të vazhdueshme, të Shkollës Shqipe në Zvicër. Tani, rrugëtimi ynë ndalet te Shkolla Shqipe në Schattdorf, të Kantonit të Urit, e cila, i bashkëngjitet shkollave në mësimin në gjuhën amtare – në gjuhën shqipe.

Motoja e thirrjes sonë është: “Bashkohuni me ne! – Shqip të mësojmë!”, ku do të na shoqërojë edhe në javët në vazhdim. A ka gëzim më të madh se kur fëmijët shqiptarë bëhen bashkë dhe e mësojnë gjuhën e nënës!

Në ditët në vazhdim numri i fëmijëve që do të vijojnë mësimin në gjuhën shqipe do të jetë më i madh sepse interesimi i prindërve është për t`u përshëndetur. Në këtë pikë shkollore me fëmijët shqiptarë punon mësuesja e gjuhës dhe letërsisë Arbëresha Ziberi”,  thuhet në një njoftim nga Shkolla Shqipe në Zvicër.

“Të nderuar prindër kjo thirrje është njerëzore dhe kombëtare. Shpresojmë dhe besojmë që do të bëni çmos që fëmijëve tuaj t`ua ruani gjuhën shqipe dhe kulturën kombëtare”, u drejtohet bashkatdhetarëve, Shkolla Shqipe në Zvicër.

Adresa kontaktuese për të gjithë prindërit të cilët dëshirojnë t`i regjistrojnë fëmijët e tyre është:  Dr. Vaxhid Sejdiu, Tel.  076 321 26 94; E-Mail: vaxhid_sejdiu@hotmail.com

Redaksia