HAPJA E SHKOLLËS SHQIPE MËSIM PLOTËSUES NË NYRNBERG


Më 10.11.2018, Në qytetin e landit të Bavarisë në Nyrnberg, në pranin e qindra bashkatdhetarëve u hap shkolla shqipe me mësim plotësues në gjuhën shqipe. Ishte atmosferë festuese, të mbuluar me flamuj kombëtar dhe parulla “ Urime rihapja e shkollës shqipe në Nyrnberg!”. Hapjen e bëri moderatori dhe kryetari i Këshillit të Prindërve, Armen Ismajli me thënien e Sami Frashërit: „nese deshiron te kesh pasuri për një vit atëhere mbjell miser dhe grur, ndërsa nëse dëshiron të kesh pasuri të përhershme mbjell kulture dhe arsimim“, kurse fjalën përshëndetëse, për mysafir dhe të pranishëm mbajti nikoqiri Granit Emini, kryetar i BISH “Bashkimi” në Nyrnberg. Emini i Përshëndeti të pranishmit, ku ndër të tjera tha: Ne po ndihemi krenar dhe gjithmonë do të keni përkrahjen tonë për të realizuar projektin për shkollën shqipe, po kërkoj që aty ku ka shqiptar të hapen shkolla shqipe. Të pranishmëve u foli dhe kryetari i KMPGJSH-së Mustafë Krasniqi, pasi i përshëndeti të pranishmit dhe Këshillin organizativ, ndër të tjera tha: Ju, po bëni një punë të ndershme e kombëtare, fëmijëve tuaj po ua ofroni shpresën, gjuhën e ëmbël, gjuhën shqipe, që në këto rreze të ngrohen, të marrin dituri, ta ruajnë identitetin, kulturën dhe me zërin e tyre të ëmbël të thonë: jemi shqiptarë dhe gjuhë kemi shqipen e ëmbël!

 Më pastaj i informoj për rendësin e shkollës dhe mënyrë e organizimit në landin e Bavaris dhe shtoj: Të nderuar bashkëkombës, kërkojmë nga ju, përpos bashkëpunimit, këshillave, vërejtjeve edhe anën profesionale si udhërrëfyes, që rrugëtimi i hapjeve të klasave në Gjuhën Shqipe të mos zbehet, por të shtohet aty ku ka fëmijë shqiptarë! Sëbashku, të bëhemi promotor të këtij projekti, nga fakti se shkolla shqipe është e drejtë dhe detyrë e gjithë shqiptarëve, që ta kultivojmë e ta investojmë. Andaj ky vullnet të reflektoj pozitivisht tek çdo mërgimtar, kurse ngrohtësia e gjuhës shqipe të hynë në shpirtin e çdo nxënësi shqiptar.  Ndërsa zëvendësministri i Ministrisë së Diasporës i Republikës së Kosovës, Afrim Bekteshi, e përshëndeti tubimin dha i ikurajoj të pranishmit me këto fjalë: Kam privilegjin të ju sjell para jush përshëndetjet më të mira nga MIDS, po ashtu edhe unë si zv.ministër pranë kësaj ministrie, kam kënaqësinë t’ju përshëndes dhe të ju falënderoj për krijimin e mundësisë që më keni dhënë për të qenë sot bashkëpjesëmarrës në këtë ditë të shënuar, ku po hapen klasë të reja të zhurmojnë, mësojnë e këndojnë shqip. Para së gjithash dua të theksoj se puna e juaj për ta mbajtur gjallë identitetin kombëtar, larg atdheut, ka vlera të jashtëzakonshme. andaj ne si Qeveri e Republikës së Kosovës, përkatësisht të Ministrisë së Diasporës, ju garantojmë se mësimi në diasporë do të mbetet prioritet i prioriteteve. Më lejoni të ju njoftoj se jemi duke hartuar dy dokumente strategjike. Njëra ka të bëjë me projektligjin e ri, ku në fokus ka zhvillimin e mësimin plotësues, kurse edhe dokumenti i dytë është i rëndësishëm se jemi duke punuar strategjinë e re 2019/24. Më tej Bekteshi tha: Të nderuara mësimdhënës vazhdoni të jeni të dashur për nxënësin, për gjuhën dhe kulturë shqipe sepse vetëm kështu  do të jeni të vlerësuar në piedestal, gjeneratë pas gjenerate. Përfund t’i edukojmë pasardhësit tanë me fjalën Kosovë-Shqipëri, duke i kujtuar gjithmonë me mendje e dashur me shpirt. T’i edukojmë ata me flamurin kombëtar dhe shtetëror ndër sy dhe, me himnin kombëtar e shtetëror ndër vesh. Më pastaj fjalën përshëndetëse ju dha Konsullit të konsullatës së Republikës së Kosovën në Munih, Zenel Gashi i cili ndër tjera tha: Ju përgëzime për punën e shenjte që po e bëni, lidhur me mbajtjen e mësimit plotësuese, ky organizim është jashtëzakonisht me nivel të lartë dhe shpresues për të ardhmen e shkollës shqipe. Andaj ne si Konsullate e Përgjithshme e RKS, do të vazhdojmë të ju mbështesim çdo here dhe për çdo gjë që kërkoni, e që është në interes tuajin! Ndërsa Imami Sevgani Asani tubimin e quajti si mrekulli e zotit, nga që dhe gjuha shqipe është mrekulli e saj, më tej shtoj: Të nderuar vëllezër, njerëzve rrallë ju epet ky shans si ky i sotmi, të hapim shkollën shqipe, të përmendim gjuhën shqip ta rikujtojmë kombin tonë? Sot çdo shqiptar gëzohet, si të mos gëzohem kur po na valon flamuri kombëtar dhe a ka më dashuri se sa ta respektosh gjuhën, me atë gjuhë që  na ka falur zoti i madhërishëm, gjuhën shqipe, t’i shikosh fëmijët me abetare në dorë?! Për fund të nderuar vëllezër të mundohemi që  gjuha shqipe të mos harrohej se, zoti ka dashtë  të flasim me këtë gjuhë, po edhe të adhurojmë me këtë gjuhë të bukur të përendisë, prandaj gjuha shqipe qoftë e bekuar! Mësuesja Lumnie Daci Hoti shtoi më tutje: Ndihem e privilegjuar që sot të kontribuoj për të mirën e atdheut në të mirën e fëmijëve për hapjen e diturisë në gjuhën e bukur, gjuhën shqipe. Ndihem mjaft e privilegjuar që kjo detyrë e shenjët e humane më besohet mua, detyrë që e pranoj me kënaqësi përgjegjësi për përhapjen e gjuhës, kulturës dhe të vetëdijes sonë kombëtare. Duke e ditur numrin e madhe të fëmijëve në Nyrnberg, është një fakt tepër shqetësues  se gjeneratat e reja gjithnjë më dobët e flasin dhe e shkruajnë shqipen, ky është një realitet që e kemi pranuar me heshtje, që dhe është një plagë e jona e vjetër. Kjo vatër e diturisë, që po hapet sot këtu, nuk do të ketë vetëm karakter edukues po dhe përgjegjësi kombëtare, një ngritje të vetëdijes kombëtare dhe të atdhedashurisë për të përmbyllur me thënien e veteranit të arsimit, Hamza Halabakut: Gjuha ruhet aty ku shkruhet.

Ndërsa me një pikë humori, në skenë doli artisi, Kreshnik Ibrahimaj, ku atmosferën e shndërroj në buzëqeshje për të pranishmit. Më pastaj nga Klubi Letrar “Martin Camaj” lexuan poezitë e tyre: Fran Tanushi, Hamza Halabaku dhe Mustafë Krasniqi, për t’i lënë radhën artistit, Kreshnik Ibrahimaj, i cili me përformancën e tij arriti t’i ngacmonte ndjenjat e bashkatdhetarëve, të cilët, kishte nga ta, që nuk mundnin ta përmbanin vete nga paraqitja skenike, që më ndjenja shpërthyes e prekëse realizoj poemën e tij.

Në fund të programit u bë shpërndarja e librave, nxënësve të cilët do ta vijojnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe nga: Afrim Bekteshi, zë.ministri, Mustafë Krasniqi-kryetari i KMPGJSH-së dhe Mësuesja Lumnie Daci Hoti dhe Armend Ismajli.

Po ashtu manifestimi u përmbyll me  prerjen e tortës nga dy nxënës, mësuesja, Lumnie Daci Hoti, Afrim Bekteshi dhe Mustafë Krasniqi. Ndërsa për mysafirët kishin përgatitur një darkë.

Moderatori, Armend Ismajli, përshëndeti Donatoret të cilët kontribuuan  për këtë manifestim: Dr Rauf Ibishi, Familja Tafa, Bajram Baliu, Shukri Zekiri, BISH Bashkimi, Kompania Turistike për vendlindje dhe anasjelltas „Palluza“, Nesim Neziri, Faruk Abdi, Zulxhevat Gafurri, Basri Shabani, Haxhi Avdyl Behrami, Besim Smajl si dhe te tjerët.

Redaksia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *