Kushi  dhe Nagavci uruan nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit shkollor 2021/22

Evis Kushi dhe Arbërie Nagavci

Të dy ministret; Ministrja e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, Evis Kushi dhe Ministrja e Republikës së Arsimit të Republikës së Kosovës, Arbërie Nagavci uruan nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për fillimin e vitit të ri shkollor, 2021/22

Kurse Nagavci përmes një postimi në Facebook ka shkruar se edhe në këtë fillim viti shkollor po përballemi me pandeminë. Po të gjitha këto “Sfidat e brengat do t’i tejkalojmë bashkë, me vullnetin, kuriozitetin e energjinë për mësimnxënie e mësimdhënie” dhe më tej ka shtuar:

„Të dashur nxënës, mësues, prindër, urime fillimi i vitit shkollor!

Në këtë fillim viti shkollor kur akoma po përballemi me pandeminë, angazhimi ynë për të bërë më të mirën, për një vit sa më të mbarë e të suksesshëm, është i vazhdueshëm.

Sfidat e brengat do t’i tejkalojmë bashkë, me vullnetin, kuriozitetin e energjinë për mësimnxënie e mësimdhënie.

Nuk do të jetë e lehtë as këtë vit, puna në shkolla. Krahas masave që kemi ndërmarrë, krahas kujdesit për sigurinë e shëndetin, nuk duhet lënë anash as betejat për rezultate në të nxënë, në arsimim e edukim.

Me kujdes të shtuar, respektim të masave, bashkëpunim e përkushtim, për rezultate sa më të mira!”. Po ashtu dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, Evis Kushi uroi nxënësit për fillimin e vitit shkollor, ku dhe tha:. “Kënaqësia më e madhe për mua është që ju do të nisni vitin e ri shkollor dhe do t’i mbushni klasat tuaja me gjallëri dhe dashuri”. Ministrja ndër të tjera tha: “Kjo zyrë më shumë se sa e imja është e juaja dhe do të jetë gjithmonë e hapur për çdo nevojë apo shqetësim tuajin”, ju drejtua nxënësve, si dhe u bëri thirrje nxënësve që të kenë kujdes ndaj masave antikovid, me arsye se “Siguria dhe shëndeti juaj është elementi më i rëndësishëm për të gjithë ne, prandaj lutja ime për ju është që t’i respektoni të gjitha masat në shkollë”.