LAPSH-JA NË BAVARI MBAJTI SEMINARIN NJËDITOR NË OLCHING TË GJERMANISË

Shkruan: Mustafë Krasniqi -Dje, më 02 nëntor  2019 në Olching, landin e Bavarisë-Gjermani, u mbajt seminari njëditor, me mësimdhënës/it/et të mësimit plotësues në gjuhën shqipe, nën përkujdesjen LAPSH-it në Bavari, që u zhvilluan sipas programit të Këshillit Organizativ.  

Të pranishëm në këtë seminar, përpos mësimdhënësve dhe kryesisë së LAPSH-it ishin edhe dy përfaqësues diplomatikë të dy konsullatave tona shqiptare në Munih: Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës z. Afrim Nura dhe Konsulli i Republikës së Shqipërisë z. Dashnor Ibra.

Përfaqësuesit konsullor, kryesia e LAPSH-it dhe mësimdhënësit.

Seminarin e hapi mësimdhënësja, Blerina Shabani, e cila e bëri moderimin në pjesën e parë! Kurse, zyrtarisht, e hapi seminarin kryetari i  LAPSh-it z. Milazim Ukaj. Pjesëmarrësit i përshëndetën dy përfaqësuesit Konsullor në Munih, të dy shteteve tona shqiptare: Konsullin i Përgjithshëm i Republikës së së Kosovë z. Afrim Nura dhe Konsulli i Republikës  së  Shqipërisë  z.Dashnor Ibra.

Moderatorja: Blerina Shabani

Pas hapjes zyrtare dhe përshëndetjeve, përkrahje të fuqishme LAPSH-it i dhanë të dy përfaqësuesit Konsullor, të cilëtë dhe u zotuan se do të jenë në përkrahje të kësaj detyre të shenjtë dhe kombëtare. Po ashtu dhe i inkurajuan mësimdhënëset që të jenë në detyrën e shenjtë, ashtu siç e meritojnë, ngaqë po bëjnë një punë humane e kombëtare, thanë përfaqësuesit Konsullor. Ndërsa, pjesën e parë të seminarit e drejtuan: Mustafë Krasniqi, Valbona Roqi dhe Shqipe Kolukaj, të cilët shpalosen programin me temat, të cilat u zhvilluan gjatë punimit të seminarit:

 – Fletorja e punës- Plani ditor: – Lume Daci Hoti,

 – Plani vjetor për vitin 2019/20: – Lume Daci Hoti dhe Blerina Shabani.

– Metodologjia e mësimdhënies, në raport nxënës/e – mësimdhënës/e:- Lume Daci Hoti dhe

– Analizë e përbashkët

Ligjerata nga Lume Daci Hoti

Pjesa dytë e seminarit, filloi pas drekës, në ora 13:00, për t’i vazhduar punimet e tij sipas agjendës së përgatitur nga Këshilli Organizues i seminarit. Pjesën e dytë të seminarit e  drejtuan: Selim Hoti, Esyngyl Sallauka dhe Mirvete Ismajli.

Seminari vazhdoi me temën e mësimdhënëses Lume Hoti Daci, e cila kishte parapar të përfundojë në pjesën e parë! Por, për shkak të kohës, ajo e vazhdoi në pjesën e dytë, për të vazhduar me punimin e radhët të përgatitur nga Mustafë Krasniqi me temën:

– Ora praktike e mësimit me grupmosha të  ndryshme me temën: 28 nëntori- Dita e Flamurit dhe, si e festojnë shqiptarët festën e tyre?

 – Puna në grupe dhe shkëmbim përvojash të mësimdhënësve me temën: shtjellimi i tregimit  “Unë Jam i Huaj”

Ligjerata nga Mustafë Krasniqi

Seminarin kaloi në frymën më të mirë të mundshme, ku mësimdhënësit, drejtuesi i Këshillit Organizativ dhe kryetari i LAPSH-it e vlerësuan si të suksesshëm dhe uruan suksese të mëtutjeshme, që të tilla seminare të ketë edhe më shumë!

Në këtë seminar, pat edhe mësimdhënëse të reja, të cilat për herë të parë marrin pjesë, në një seminari të organizuar nga LAPSH-i në Bavari! Ato u ndien të entuziazmuar me organizimin dhe punën e LAPSH-it, dhe seminarin e fundit.

Kryetari i LAPSH-it. Milazim Ukaj
Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës Afrim Nura
Konsulli i Republikës së Shqipërisë Dashnor Ibra
Ligjerimi i dy mësueseve, Lume Daci dhe Mirvete Ismajli
Punimie në grupe i mësimdhënësve

Mësimdhënset
Fotografia e Dashi Ibra