Manifestim letrare në Eggenfelden të Bavarisë

FTESË

Ftojmë Krijuesi dhe artdashësit e fjalës artistike, të jenë pjesë e manifestimit letrare, i cili mbahet për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës (17 shkurtit) dhe ditët “Flaka e Janarit”, më 15 shkurt 2020,  në 0ra 14:00 në adresën: LANDSHUTR STR.19, EGGENFELDEN 84307. nën organizimin e Klubit Letrar «Martin Camaj» Mynih, në bashkëpunim me  SHKSH «Shqiponjat e Bayernit».

Në manifestimi letrar do të kemi promovimin e përmbledhjes poeike «Albumi Poetik» i përgatitur nga Mustafë Krasniqi dhe librin e Bahri Shytit « Ti je dora e Zotit», si dhe orën letrare garuese.

Në këtë manifestim garues do të marrin pjesë të gjithë krijuesit, me krijimtarinë e tyre poetik, në poezi. Po ashtu do të kemi edhe ndarje çmimesh, për poezinë më të mirë dhe për fund do të kemi një kotej  dhe sofrën muzikore nga SHKSH «Shqiponjat në Bayern».

Krijues dhe adhurues të fjalës së shkruar, ardhja e juaj na nderon!

Këshilli Organizativ i
KLMC dhe SHKSHSHB