MASHTRIMI…

Keine Fotobeschreibung verfügbar.
Mustafë Krasniqi

Poezi nga Mustafë Krasniqi

MASHTRIMI…

Mërgimtari

(Mërgimtarëve)

Çka mendoni ju…
Kokën pa shall e plis
Luteni për rrugën
Ikjen për në mërgim!?

Fëmijëve ua hani kokën
Prapa kodrave mashtruese
Në fund të botës së ferrit
Ende pa rënë perdja e diellit.

Të rinjtë rrugëve bredhin
Me një copë bukë, në dorë
Përvëlohet në diell,
Në acar i ngrihet loti n ‘fyt

I riu në këtë rrugë të verbër
shpërthehet n’lot dhimbje
lutet për baltën e dheut
koha ia han shpresën!

Mashtrimi i bëhet gur malli
Në rrugët e botës helm
Ende pa rënë perdja e diellit
Faqeve lotët u thahen!

Kthehu gjaku im i njom, rini
Mashtrimi i rrugës së mërgimit
Është mallkimi i jetës sonë!

Mos ikni nga atdheu i ilirishtes
Rinia ime me plise e zemër të bardhë!