Mbajtja e Kuvendit të tretë të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH-it) në Bavari

Kryesia e LAPSH-it dhe përfaqësuesit diplomatik të konsullatës së Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës: Arif Arifi, Avdi Kolukaj, Xhemshit Tafa, Milazim Ukaj, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Afrim Nura, Anila Xhani, Mustafë Krasniqi, konsulli i Republikës së Shqipërisë Dashnor Ibra dhe Armend Ismaili

Me 27.03.2022, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) në Bavari të Gjermanisë mbajti zgjedhjet e legjislacionit të tretë, në prani të 50 delegatëve nga gjithsejtë 64 sa ishin të ftuar. Të pranishëm ishin mësimdhënësit, përfaqësuesit e Këshillave të Prindërve dhe dy Konsullatat shqiptare në Mynin, Konsulli i Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, z. Arten Hankut, bashkë me Konsullin z. Dashnor Ibra dhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovë z. Afrim Nura dhe përfaqësuesi i Fondacionit “Besa” z. Rexhep Nikçi, të cilët me një fjali rasti përshëndetën të pranishmit dhe ju uruan kuvend punë të mbarë dhe zgjedhje demokratike e të lira. Në kuvendin gjedhor e pranishme ishte edhe deputetja e Parlamentit Bavarez, zj. Lendita Musliu.
Kuvendit e tretë zgjedhor të LAPSH-it e hapi kryetari Milazim Ukaj, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, shpalosi punën tre vjeçare dhe foli për punën, financat, suksesin dhe sfidat e saj përgjatë këtyre tri viteve. U diskutua dhe u miratua, unanimisht nga delegatët, shuma e anëtarësisë mujore, për të cilën anëtari në muaj do të paguaj shumën prej 5 euro, apo 60 euro në vit. Kurse pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar do të paguajnë 30 euro në vite.
Kuvendin e drejtoi sekretari, Avdi Kolukaj në mbikëqyrjen e grupit punues, të Selim Hotit, Mustafë Krasniqit, Rexhep Nikçit dhe Milazim Ukajt deri në zgjedhjen e komisionit zgjedhor të kryesuar nga Nevila Saja dhe anëtarët tjerë të komisionit: Nife Arifaj, Valbona Roqi, Adem Smakiqi dhe Iljaz Alija. Zgjedhjet u bënë me lista të mbyllura, të lira dhe shumë demokratike.
Nga këto zgjedhje u zgjodh kryesia e re prej 7 anëtarëve:

Milazim Ukaj – kryetar,
Armend Ismaili – nënkryetar,
Avdi Kolukaj – sekretar,
Xhemshit Tafa – arkatar,
Arif Arifaj – përfaqësues i Këshillave të Prindërve
Anila Xhani – zëdhënëse dhe
Mustafë Krasniqi – koordinator i Këshillit të Arsimtarëve, i cili dhe zgjodhi Këshillin Pedagogjik:

Krysia e LAPSH-it: Arif Arifi, Avdi Kolukaj, Xhemshit Tafa, Anila Xhani, Milazim Ukaj, Armend Ismaili dhe Mustafë Krasniqi

Lume Daci-Hoti,
Valbona Roqi,
Nife Arifi,
Nevila Saja,
Drenusha Istogu dhe
Selim Hoti.

Po ashtu kryesia e re zgjodhi edhe koordinatorët regjional:
Nuhi Bytyqi dhe Hamëz Dakaj nga Abensbergu, Bashkim Halilaj dhe Miftar Krasniqi nga Garching dhe Moosburg, Lindita Lajqi dhe Refki Tafaj nga Rosneheim, Selim Hoti dhe Iljaz Alija nga Nürnbergu, Tefik Jaha nga Landau/Dingolfing/Straubing.
Në fund drejtuesja e seancës z. Nevila Saja i dha fjalën kryetarit të rizgjedhur, z. Milazim Ukaj, i cili falënderoi votuesit për besimin e dhënë, po ashtu premtoi se kjo kryesi do të jetë në shërbim të synimeve të LAPSH-it, për organizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, në landin e Bavarisë. Falënderoi edhe pronarin e Restorantit „Altmünchner Gesellenhaus” me pronar z. Senver Januzi për mbështetjen e tij dhe shërbimet (www.shkolla-shqipe.de).

Mësimdhënëset e LAPSH-it në Bavari
Mësimdhënësit-et dhe kryesia e LAPSh-it