Nga Prof.Mr.Sc.Murat
MEMORANDUMi DREJTUAR LIDHJES SË KOMBEVE, KLERIKĖT SHTJEFËN KURTI, GJON BISAKU, DHE LUIGJ GASHI, Tiranë 2021,faqe 350.

Studim me interes qe u referohet tre klerikëve qe u martirizuan per mbrojtjen e popullit shqiptarë dhe kishën. Këto ditë doli nga shtypi libri i Dr. Nikolle Lokame titull Memorandumi drejtuar Lidhjes së Kombeve, Klerikët Shtjefën Kurti , Gjon Bisaku dhe Luigj Gashi dëshmitare të popullit martir, botoi shtëpia botuese ,,Emal ” në Tiranë. Studimin ne fjalë autori e ka sistemuar: Parathënia nga Prof.Dr. Ana Lalaj (faqe 5-8),kreu i parë ( fq 9-76),kreu i dytë(fq. 77-139),kreu i tretë ( fq140- 170),kreu i katërt(fq 171-186), kreu i pestë (fq 187-205),kreu i gjashtë (fq 206-260),kreu i shtatë(fq 261-277), bibliografia(278-286), faksimile dhe foto (fq 287-347) dhe përmbajta (fq. 348-359).Në kreun e parë autori ia fillon këtij studimi me një vështrim mbi pakicat kombëtare dhe shqiptarët në Shtetin serbo-kroato- slloven pas luftës së Parë Botërore, pastaj flet për Lidhjen e kombeve formimin e saj dhe mbrojtjen e minoriteteve, Traktatin e Saint- Germain-en-Laye dhe Mbretërinë SKS. Sa i përket shqiptarëve ne mbretërinë ne fjalë autori trajton diskriminim e tyre si një pakicë shkatërruese dhe armiqësore për pushtetin ne fjalë. Me tutje paraqet gjendjen e katolikëve dhe marrëdhëniet e qeverisë së Mbretërisë SKS më Kishën katolike. Sipas autorit del së pozita e katolikëve shqiptarë ishte shumë e keqe dhe e rendë. Në kreun e dytë paraqet shkeljen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve, konvertimin e dhunshmen të tyre, informacionin e dërguar nga Imzot Lazër Mjeda dërguar Kardinalit Girolamo M. Gotti Prefekt i Kongregacionit të Shenjtë të Propagandës sė fesë katolike në Vatikan, per gjendjen e mjerueshme të tyre, ndalimin e mësimit të gjuhës shqipe në shkolla, dhunën ndaj shqiptarëve, prapambetjen ekonomike, reformën agrare, kolonizimin serbo- malazez në tokat e tyre me qëllim për t’i detyruar që të shpërngulen. Ne kreun e tretë flet për shpërnguljen e shqiptarëve më dhunë drejt Turqisë, marrëveshjen famëkeqe jugosllave-turke për emigrimin e shqiptarëve. Ai mëtutje flet për mbështetjen italiane ndaj shqiptarëve dhe interesat italiane në Ballkan.Me tutje studiuesi Loka flet për përpjekjet e Komitetit „Mbrojtja Kombëtare e Kosovës për mbrojtjen e shqiptarëve të mbetur jashtë shtetit shqiptar, promemoriet e Hasan Prishtinës, peticionin e Hasan Prishtinës të vitit 1929, dërguar dhe i pranuar nga Sekretari i Lidhjes së Kombeve më 2 mars 1929, ku përfaqësuesi i mbretërisë ne Lidhjen e Kombeve nê vend qe tu përgjigjet fakteve të paraqitura nga Hasan Prishtina kishte kaluar në akuza personale ndaj tij. Autori në vazhdim paraqet memorandumin e vitit 1930 të Hasan Prishtinës. Te gjithë këto janë përfshi në kreun e katërt. Ne kreun pestë Dr. Loka paraqet dhunën e shtetit jugosllav ndaj klerikëve katolikë shqiptarë, rolin e organizatës serbe“Narodna Obrana“ në dhunën ndaj shqiptarëve, e cila u dërgonte letra kërcënuese priftërinjve katolikë dhe përndjekjen e tyre, vrasjen e At Shtjefën Gjeçovit etj. Autori në fjalë në kreun e gjashtë shkruan per largimin e detyruar nga Kosova dhe vendosjen e tyre ne Shqipëri té klerikëve Gjon Bisaku, Luigj Gashi, Shtjefën Kurti dhe letrën e tyre dërguar Shkëlqesisë se tij Nuncit Apostolik në Beograd para nisjes për në Shqipëri me 14.12.1929. Mëtutje flet per jehonën e largimit të tre klerikëve në faqet e shtypit shqiptarë dhe atij botëror. Ne vazhdim Loka flet per udhëtimin e klerikëve nga Tirana bë Romë dhe drejt selisë së Lidhjes së Kombeve në Gjenevë dhe paraqitjen e Memorandumit në Lidhjen e Kombeve, jehonën e memorandumit etj. Në kreun e fundit autori i paraqet tre klerikët zëdhënės të popullit shqiptarë. Me tutje paraqet një mori dokumente faksimile dhe foto të klerikëve dhe foto te tjera te pa publikuara deri me tani. Autori per hartimin e këtij studimi ka përdorur dokumente të pa publikuara nga Arkivi i Shqipërisë, Arkivi della Sacra i Fides në Itali . Studimi eshtër i pajisur me një literatur te pasur ne shumë gjuhë. Autori Loka ka nxjerr një studim shkencor më interes të madh pėr Historiografinë shqiptare e më gjerë. Autorit i urojmë suksese tjera dhe shëndet
Prof.Mr.Sc.Murat Ajvazi Baden ZvicërKryetar i Lidhjes së historianëve shqiptarë në Botë me seli në Zvicër