Ka fillua procesi mësimor në shkollat shqipe, në qytetin e Schaffhausenit të Zvicrës

Nga mësuesi Isuf Ismaili

Gjuha shqipe është e do të jetë, gjithmonë shenja më mirë, shija më e ëmbël e shqiptarit kudo që ai gjendet

Nxënës të dashur, nga zemra uroj të keni, në radhë të parë, shëndet, suksese në mësime, gëzime dhe mbarësi në jetë! Uroj që gjuha shqipe të tingëllojë sa më mirë nga zemra e goja e juaj! Gjuha shqipe është e do të jetë, gjithmonë shenja më mirë, shija më e ëmbël e shqiptarit kudo që ai gjendet. Ta përvetësojmë sa më mirë gjuhën e ëmbël shqipe, sepse kështu e mbajmë të gjallë e të paharruar shpirtin e shqiptarit përherë në mote e në shekuj.

Orgen Ferizaj
Yllëza Sejdiu
Leona Shala

Jam krenar me nxënësit e mi, të cilët jo vetëm i kanë mësuar mirë shkronjat e gjuhës sonë, por dinë të lexojnë e shkruajnë bukur. Jam krenar se në mendjet e në zemrat e tyre është ngjallur edhe më shumë dashuria për Atdheun, për kulturën shqiptare, për historinë kombëtare e dituritë për trevavat shqiptare, për diasporën e për arbëreshët. Jam krenar që ata me dëshirë të madhe e dashuri të madhe e shkruajnë emrat: Iliri, Arbëri e Shqipëri. Ata janë të vetëdijshëm, shpirtërisht, se emrat Iliri Arbëri e Shqipëri përfshijnë të gjitha trevat shqiptare, ku shqiptarët kanë gjallëruar e gjallërojnë brez pas brezi.
Shpirti i tyre është mrekullia vetë, zemra e tyre është e dëlirë, truri i tyre është i freskët, prandaj lehtë mbillet fara e atdhedashurisë e gjuhës e kulturës shqiptare e njerëzore, e diturisë përgjithësisht në shpirtin, zemrën e trurin e fëmijëve të tillë.

Leona Shala, Melisa Ferizaj, Jetesa Thaqi dhe Yllëza Sejdin
Rinor Mehmeti, Orgen Feriza

Një ditë, kur unë doja që nxënësit e mi të recitonin para të tjerëve, nxënësja ime Jetesa Thaqi më tha:
─ Mësueses, mësues, dua ta shkruaj emrin e Atdheut tonë.
─ Ta shkruash, bile sa më mirë, ─ i thashë!
Kjo është ajo farë e Shqipërisë, që e mbolla në shpirtin e nxënësve.
Për mua është një krenari e një kënaqësi e madhe shpirtërore, e pa përshkruar, si mësimdhënës i këtyre nxënësve, të cilët emrin e Shqipërisë e shkruajnë me dashuri të madhe.

Paraqitja e nxënësve si Orgen Ferizaj, i cili  recitoi vjershën: “Shqiponja”, të shkruar nga poeti ynë i mirënjohur Xhevahir Spahiu, por edhe nxënëset  Melisa Ferizaj, Jetesa Thaqi dhe Yllëza Sejdini, kur recituan vjershën: “Gjuha jonë” të shkruar nga poeti, bilbili i gjuhës shqipe, nga Naim Shqipëria ( Naim Frashëri ), por edhe Rinor e Mehmeti e Orgeni, kur recituan bashkë si dhe po ashtu   edhe Yllëza Sejdini dhe Leona Shala duke lexuar, natyrisht na falën e kënaqësi të madhe e krenari. 

(Shtypni mbi foto, për t‘ shikuar videot e nxënësve duke recituar)