Ministrja, Donika Gërvalla, duke mos e përmendur UÇK-në nuk e ofendon vetëm atë, por edhe veten

Opinioni i Jusuf Thaçit

Jusuf Thaçi, aktivist shumëvjeçar i Vetëvendosjes  dhe zëvendës-ministër në Qeverinë Kurti Një, e ka kritikuar ministren e jashtme për mohimin e UÇK-së. “Kur ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës uron Ditën e Çlirimit të Kosovës duke mos e përmendur fare UÇK-në, përkatësisht duke e mohuar UÇK-në, ajo nuk e ofendon UÇK-në, por e ofendon veten dhe gjithë atë që ajo përfaqëson si qytetare e si zyrtare shtetërore, përfshirë edhe Qeverinë e Republikës së Kosovës. Ai ka shkruar një mori vlerësimesh për UÇK-në, duke e cilësuar si shkaktarja dhe meritorja kryesore për lirinë e Kosovës. “Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) është ndër momentet më të shndritshme të gjithë historisë shqiptare, duke e rikthyer pas dekadash dinjitetin e humbur e të nëpërkëmbur të shqiptarëve të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.  Sidoqoftë, një gjë duhet ta dinë mirë të gjithë ata që e relativizojnë, e mohojnë, nuk e duan apo e urrejnë UÇK-në: betejën me UÇK-në e keni të humbur”, ka deklaruar ai. “Ju jeni veç ca vdekatarë të përkohshëm, statistika të pavlera njerëzimit, vizitorë të pa gjurmë të kësaj bote. Ndërsa liria, dinjiteti e qytetërimi janë vlera e ideale njerëzore të përjetshme e të paçmueshme, do të rrojnë sa të ekzistojë njerëzimi. UÇK-ja është mishërim e simbol i këtyre vlerave e idealeve”, ka shkruar Thaçi (Nga Radio Kosova e Lirë).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *